Ditët e fundit të Gazment Bardhit

0
418

Për ata që kuptojnë se çfarë po ndodh me politikën dhe Opozitën, konkretisht me Partinë Demokratike, janë më të qartë pas daljes së fundit të Gazment Bardhit, apo qëndrimet e tij të fundit në publik.

Së pari, Gazment Bardhi është në ditët e fundit të qasjes së tij politike. Nuk do jetë më politikan. Do jetë thjeshtë një deputet, që ndoshta do të tentojë të marrë një mandat deputeti nesër, duke u “lëpirë” pas Lulzim Bashës. Por, duke dalë nga PD-ja, vështirë se do të marrin vota. Edhe duke qëndruar brenda PD-së, Gazment Bardhi nuk ka për të fituar kurrë, në primare ka për të dalë gjithmonë i fundit. Rezultati i zgjedhjeve në Elbasan e tregon më së miri. Shkaktoi një viktimë duke qënë udhëheqës politik i qarkut. Gjithashtu ka marrë më pak vota se çdo kandidat tjetër, që tashmë është deputet në këtë qark.

Të dhënat janë mjaft të qarta, mjaft të sakta.

Përpunohen çdo ditë, politika i lexon, analistë gjithashtu. Ku Gazment Bardhi ka një qëndrim. Të shtyhet Kuvendi i datës 30 prill.

Fillimisht kishte të tjera qasje. Tani po kërkon të shtyjë 30 Prillin.

Pse po e kërkon lëvizjen e kësaj date?

Kërkon të zgjasë agoninë e PD-së. Dhe që të vazhdojë të mbajë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë, të mbajë truprojat, makinën, karburantin, gjithçka dhe çdo benefit që ka. Megjithëse kontributet e tij në Partinë Demokratike, janë zero.

I vetmi kontribut është se Lulzim Basha e bëri ministër për disa muaj dhe Gazment Bardhi, si “kamikaz” më pas u bë Sekretar i Përgjithshëm dhe shkoi deri aty sa është një nga personat kryesorë të përçarjes së Partisë Demokratike.

Gazment Bardhi kërkon të mbajë postin e Sekretarit të Përgjithshëm, të mbajë karrigen, për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse nuk ka asnjë kontribut. Ai e di që duke u mbledhur Kuvendi i datës 30 Prill, duke u zgjedhur Këshilli Kombëtar, duke u zgjedhur strukturat e reja drejtuese, Gazment Bardhi nuk do jetë më Sekretar i Përgjithshëm, pasi askush nuk e voton.

Dhe Gazment Bardhi kërkon të qëndrojë në një formë apo në një tjetër, duke tentuar përçarjen e Partisë Demokratike.

Ai dhe të tijët, janë ata të cilët e filluan historinë në 9 shtator me përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha. Atëherë i thanë “non-grata”, i quajtën “pijanecë, të korruptuar dhe budallenj anti-amerikanë”, të gjithë qytetarët që morën pjesë tek “Foltorja”.E më tej nuk u kursyen. Blinduan selinë e Partisë Demokratike.

Gazment Bardhi ka qënë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Rrahën demokratët, thirrën policinë, iu hodhën gaz lotsjellës.

Në fund selia iu rikthye demokratëve. Një Komision i Rithemelimit ka hyrë në seli. Zgjedhjet po bëhen në degë, por Gazment Bardhi nuk i njeh, kërkon të nxjerrë grupe armiqësore, kërkon të nxjerrë kundërshtarë, kërkon të mbajë me forcë gjithçka.

Pse? Sepse kërkon të bëjë pazar për kokën e tij, për kokën e Lulzim Bashës dhe për kokën e ndonjë palaçoje tjetër në grupin parlamentar të cilët qartazi tashmë do të marrin rrogën si deputet për pak kohë, por nuk janë më përfaqësues të Partisë Demokratike. Nuk mund të jenë më të tillë, pasi nuk shkelin dot në bazë.

Problemi nuk qëndron tek Sali Berisha, tek Komisioni i Rithemelimit, dhe tek qëndra. Por, ata nuk shkojnë dot tek demokratët. Nuk takojnë dot një qytetar poshtë. Nuk munden sepse askush nuk i beson, askush nuk i dëgjon. Të gjithë e dinë çfarë kanë thënë, i kanë parë dhe i vlerësojnë, se kemi të bëjmë me një tufë të paaftësh, me një tufë individësh, të cilët në të vërtetë, nuk i duhen as Partisë Demokratike dhe askujt tjetër.

Janë thjeshtë dhe vetëm dështakë, që kërkojnë të qëndrojnë edhe pak kohë për të mbajtur poste.

Në fakt, Kuvendi i  30 Prillit shumë shpejt do të zgjidhë çdo dilemë.

Partia Demokratike do të ketë strukturat e saj dhe Gazment Bardhi, do t’iu thotë lamtumirë posteve, benefiteve dhe përfitimeve.

Posteve dhe benefiteve që ka pasur si Sekretar i PD-së, pa asnjë mbështetje politike në Partinë Demokratike dhe asnjëherë i votuar nga demokratët. Gjithmonë i emëruar nga Lulzim Basha.

Koha e Gazment Bardhit ka mbaruar./CNA.al