Lideri historik i PD, Sali Berisha komentoi edhe një qëndrim të mbajtur nga një zyrtar i DASH për deklaratat e tij ndaj ambasadores Yuri Kim.
“E kam shumë të qartë dhe kam respektin më të madh me ambasadoren kur ajo vepron në përputhje me përfaqësimin e presidentit Joe Biden dhe nuk pajtohem kur ajo sillet si guvernatore.
Sa herë dikush do veprojë në kundërshtim me Konventën e Vjenës, do e kundërshtoj dhe do e denoncoj.
Politikat e SHBA në Tiranë synojnë mbështetje për këtë vend.
Nuk pajtohem me qëndrimet e guvernatores dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme për qeverinë e Edi Ramës dhe veprimet e mirëfillta anti-opozitare.
Shqiptarët duhet të jenë partner besnik i SHBA, por si qytetarë të lirë që vendosin me votën e tyre të lirë”, tha Berisha.