A mbaroi me turp misioni i Yuri Kim?

0
705

Rikthimi i Sali Berishës në PD përpos ndryshimit të ekuacionit për fatin e opozitës, ka ngritur një pyetje të madhe: a dështoi në misionin e saj ambasadorja Yuri Kim? Që kur lideri historik i PD, u shpall non grata nga Departamenti i Shtetit, kryediplomatja në Tiranë ka mbajtur qëndrime të qarta që përmblidhen në këto tre piketa: “demokratët nuk mund të hanë barë duke zgjedhur Berishën”, “ne njohim Bashën si kryetar të PD”, “ne nuk i japim dorën Sali Berishës dhe as shkelim në zyrën e tij po u zgjodh në krye të PD-së

Natyrisht, kushdo që e njeh sadopak diplomacinë e kupton lehtësisht se këto nuk janë mesazhe që ambasadorja Kim i ka artikuluar me kokën e saj. Ato janë të miratuara nga DASH dhe me OK-ejin e eprorëve të saj. Pra në pikpyetje, këtu nuk vihet sa e drejtë ka qenë politika amerikane, apo a ka qenë ajo e saktë në shpalljen non grata të Berishës. Pak rëndësi ka gjithashtu nëse siç pretendon Berisha, goditja ndaj tij u bë nga mekanizmat ekstra shtetërorë të Xhorxh Sorosit, apo nga lobimi i Edi Ramës. Le ti marrim këto si të mirqena dhe të mos i diskutojmë si vendime të administratës amerikane.

Pyetja që shtrohet ndaj Yuri Kim është: a arriti ajo që me elegancë diplomatike dhe me forcën e shtetit të madh, ti zbatojë detyrat që iu dhanë nga shefat e saj?

Pas dekretit të sekkretarit Blinken ajo duhej ta nxirrte Berishën nga politika. Ai u ringjall dhe u kthye në rresht të parë. Ajo predikoi mbështetjen ndaj një Bashe që për interes të vendit duhet të bashkëpunonte me Ramën. Ky i fundit u zhduk nga skena me dorëheqje.

Pra ajo e ka dreqosur misionin e saj pa diskutuar faktin nëse ai qe i drejtë apo i gabuar.

Përpara se ajo të vinte këmbën në Tiranë asnjëherë nuk ka pasur në mikrokozmosin e elitave shqiptare kaq shumë kritika të hapura ndaj politikës amerikane. Kurrë më parë një forcë politike nuk ka arritur të marrë kaq shumë vota sa “Shtëpia e Lirisë”, në zgjedhjet e 6 marsit, duke pasur kundër ambasadën që bënte thirrje të mos votohej për të. Kurrë më parë nuk janë publikuar sondazhe si ai i Barometrit të Euronews (shiko këtu), ku besimi ndaj BE-së të dalë dyfish më i fortë se ai ndaj SHBA-së.

Pse ka ndodhur kjo? Mbi të gjitha për interpretimet, mesazhet dhe lojën e gabuar që Yuri Kim ka shpëfqaur në këtë vend. Ajo që përgëzoi fitoren e Edi Ramës ende pa u çertifikuar rezultati, ajo që u fotografua nga paparrazzët në jahte milionerësh, ajo që pozonte kudo me krenari me një sërë eksponentësh të rilindjes, që një pjesë e madhe e publikut i njihte si sumbole të korrupsionit, ajo që dhe protestat xhenuine të adoleshentëve për vrasjen e Klodian Rashës ia faturoi ish pushtetarëve të djeshëm, ajo që nuk tha dot kurrë një fjalë për shembjen e Teatrit Kombëtar, që shtypi botëror e etiketoi si barbarizëm, ajo që nuk foli kurrë për patronazhistët dhe vjedhjen e të dhënave të 900 mijë qytetarëve shqiptarë, ajo që ndryshe nga BE e mbështeti prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit për të cilën ishte garante vetë (duke i falur pushtetin Edi Ramës), kur erdhi puna të manovronte për të vënë në zbatim vendimin e eprorëve për nxjerrjen nga skena të Berishës, ishte tashmë e skicuar si e pabesueshme dhe si palë.

Sikur këto të mos mjaftonin, ajo bëri gafën kolosale dhe me ndjeshmëri të lartë kur përdori një shprehje të liderit komunist Enver Hoxha: “Do hani bar”, për të kërcanuar demokratët që të ndaheshin nga lidri i tyre historik.

Më tej para se të nisej për pushime të ëmbla në një rezort turistik në Jug të vendit, ajo shkroi një editorial për Panorama, ku jepte mesazhin se sezoni i ardhshëm: “Do të kërkojë që Edi Rama, Lulzim Basha, si dhe udhëheqës të tjerë të kontrollojnë listat edhe njëherë për t’u siguruar që kur të kthehen në Parlament, njerëzit të mund të jenë krenarë për përfaqësuesit e tyre”.

Ky mesazh u interpretua nga Basha dhe mbështetësit e tij si ultimatumi amerikan për përjashtimin e Berishës. Dhe kur ish kryetari i PD e argumentoi aktin personal si të nxitur nga SHBA dhe nga dosjet që vetëm ai i kishte parë, Yuri Kim nuk e përgënjeshtroi asnjëherë këtë version.

Ajo gjatë gjithë konfliktit të brendëshëm në PD luajti si palë në shkelje flagrante të konventës së Vjenës, të nënshkruar nga vendi i saj, që i ndalon diplomatëve përzierien në çështjet e brendëshme politike të një shteti. Aq më pak të një partie politike. Kulmin e arriti në pikën më të lartë të “Foltores” kur mbështetësit e Berishës arritën të mbledhin mbi 4200 firma legjitime për të organizuar kongresin e shkarkimit të Bashës. Kjo ngjarje u parapri edhe nga përkrahja që i bëri Berishës nga ish shefi i shërbimeve sekrete amerikane, Richard Grenell, i cili hodhi poshtë pretendimet se dosja për liderin historik të demokratëve kishte kohë që përgatitej. Ai tha se deri në momentin që ai ka punuar në administratë, nuk kishte parë fakte komprometuese për Berishën dhe se ai po goditej si pasojë e lidhjeve lobuese të George Sorosit.

Për të neturalizuar këto fitore të dukshme të njeriut që ajo donte ta varroste, Znj. Kim kërkoi me urgjencë, në 10 nëntor një intervistë në Top Channel. Ajo dha tre mesazhe arrogante: 1)Ne njohim për kryetar Lulzim Bashën. 2) Nuk do kemi marrëdhënie me PD-në nëse fiton Berisha. 3) Grenelli nuk ka të drejtë se dosja e Berishës është e mbushur me fakte.

Sikur kjo të mos mjaftonte, para Kuvendit të 11 dhjetorit ajo pozoi në mediat sociale me një foto plot nëntekst. Ajo u shfaq në llogarinë e saj me romanin e Heminguejit: “Për kë bien këmbanat”, të cilën mediat pro Ramës e interpretuan me kuptimin e saj të vërtetë.

Në fakt, këmbanat po binin për Bashën ndryshe nga ç’pretendonte Yuri Kim. Por ajo u soll sikur nuk e kuptonte këtë edhe gjatë fushatës për zgjedhjet e pjeshme lokale të 6 marsit. Në një mesazh pas një vizite në Shkodër, ajo i bëri thirrje zgjedhjësve të mos votonin për kandidatët e mbështetur nga Berisha. “Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju drejtojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”

LAPSI.AL