EKSPOZITË FOTOGRAFIKE NË KOPLIK: SANXHAKU, HISTORI E DHEMBJES KOMBËTARE !

0
782

PERG. KORESPONDENTI I ALBDREAMS.NET

M.MADHE

Me daten 26 mars (2022), në qytetin e Koplikut, në ambjentet e bibliotekes të Bashkisë të Malësisë Madhe u ekspozuan 60 fotografi kulturore-historike nga treva e Sanxhakut, ndaj edhe ekspozita mbante titullin domethënës: Sanxhaku, Dhembje Kombëtare. Hapja e ekspozitës dhe promovimi i saj u bë i mundur  nga dy veprimtaret e njohur të çeshtjes kombëtare, zotrinjët Ismet Azizi dhe Ali Daçi , si dhe nën kujdesin e ZV/Kryetarit të Bashkisë M.Madhe z.Sytki Ndrecaj dhe pergjegjëses së bibliotekes znj.Nertila Qamil Bajramaj. Fjalen e hapjes së ekspozitës e mbajti i “zoti i shtëpisë” z.Sytki Ndrecaj, i cili  u uroj mirseardhjen promovuesve të ekspozitës z.Azizi dhe z.Daci  dhe vizitorëve të pranishëm , si dhe foli per disa nga vlerat kulturore e historike që mbartin fotografitë e ekspozuara , për treven etnike shqiptare të Sanxhakut, si dhe nuk harroi të falnderoi dy promovuesit që kishin zgjedhur bashkinë e Malësisë së Madhe per këtë ekspozitë. Mbas z.Ndrecaj për vlerat kulturore e historike të kësaj ekspozite fotografike foli publicisti e studiuesi malësor z.Ndue Bacaj, (fjalen e të cilit do ta publikojmë të plotë më poshtë). Pas z.Bacaj folen dy promovuesit dhe mbartësit e ekspozitës, z.Ismet Azizi dhe Ali Daci, të cilet së pari falnderuan bashkinë Malësi e Madhe, e veçanarisht Zv/Kryetarin z.Sytki  Ndrecaj  per gatishmerinë e treguar per sigurimin e kushteve të promovimit të ekspozitës me 60 fotografi, pastaj vijuan me spjegimin e vlerave kulturore, historike  e patriotike që mbartin  fotografitë e ekspozuara, të cilat tregojnë, ngjarje, trashigimi , njerëz, histori dhe autoktoni shqiptarie në treven e Sanxhakut e më gjërë, për të cilat kanë nevojë trojet shqiptare e veçanarisht ato që sot janë të okupuara nga fqinjë serbo-malazez dhe rrezikojnë tjetersimin. Pershendeten ekspoziten : Marash Gilaj-poet e publicist, Gjokë Noka-mesues e veprimtar i njohur si dhe redaktor librash, Fadl Hasmuja- kritik e redaktor letrar, Gjokë Luli- studiues, Marash  Çukaj- dramaturg , Dakë Keqaj-poet etjerë. Ekspoziten fotografike e “shoqeruan” disa media si Zëri i Amerikës” me gazetarin e palodhur z. Pëllumb Sule, TV-Kopliku me gazetarin e njohur Gëzim Vuçaj etj.

 

FJALA  E  Z.NDUE  BACAJ  NË EKSPOZITËN  FOTOGRAFIKE ME “TITULL” SANXHAKU, HISTORI E DHEMBJES KOMBËTARE !

Pershendetje vizitorëve të ekspozitës e veçanarisht atyre që e promovojnë , veprimtarëve të njohur të çeshtjes kombetare shqiptare, z. Ismet Azizi e Ali Daci !

Këto 60 fotografi ,(me shpjegime…), që shohim të ekspozuara , janë një trashigimi e çmuar kulturore dhe artistike (se fotografitë e verteta janë edhe art), por mbi të gjitha këto fotografi janë dokumente autentike të historisë tragjike, të trojeve Iliro-shqiptare të Shqipërisë Etnike, të trevës së Sanxhakut e më gjërë. Sanxhaku sot mjerisht është i ndarë në mes Serbisë e Malit të Zi, por kjo ndonse është një ndarje e dhunshme tragjike e politike , ajo nuk do të jenë kurr një ndarje e historisë të Shqipërisë Etnike. Historia shkruhet, por ajo merr vlera më të mëdhaja e më realiste, kur ajo shoqerohet me artin vizual (fotografi), brenda të cilës janë fokusuar, ngjarje, kohë dhe protagonistë të trashigimisë së saj.  Fotografitë siç shihet janë realiste, të patrukuara dhe të realizuar mrekullisht edhe profesionalisht, janë fotografi autentike, ku fotografi ka fotografuar me aparatin e tij , por duke futur brenda këtij aparati edhe shpirtin e zemren e tij pa hile. Pikrisht për këtë publikimi i këtyre fotografive , ka pasur miratimin e përkujdesjen e Institutit Albanologjik, Prishtinë, gjë që ketyre fotografive u jep vlera të pa mohueshme dokumentare, shkencore e kombëtare, prandaj kjo ekspozitë fotografike hapet në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri dhe në Mal të Zi. Pra në trojet etnike shqiptare (edhe pse disa nga këto troje janë të grabitura ndër mote e shekuj nga fqinjët tanë) , ndaj siç shkruan edhe autori në “parathënien” e publikimit të katologut të fotografive z.Ismet Azizi: “hapja e ekspozitave do të jetë një kontribut që do të zgjojë interesin e madh të publikut dhe studentëve tonë në përgjithësi  nga trojet shqiptare edhe më gjërë. Mbasi ekspozita me fotografi “fletë” vet për vizitorët, unë mendova të cilësoj vetëm disa  nga këto fotografi si:  Fotografi të vullnetarëve shqiptar të legjonin  shqiptar të themeluar në janar 1916, fotografi të kaçakëve të Sanxhakut me në krye Jusuf Mehanjën, (kaçakë quheshin ata që nuk i bindeshin qeverisë e pushtetit, konkretisht atij pushtues serbo-malazez, por delnin në mal e luftonin kundër ketij pusheti), fotografi gjatë regjistrimit të vullnetarëve të Peshterit me 1916, dhe të Plavës e Gucisë të vitit 1912 etj. Fotografi të Hanit të Amir Agës të ndërtuar nga fundi i shek.XVII, fillimi i shek.XVIII.  Fotografia e Dervish Mitrovicës (me djemët e tij) , delegat në kuvendin e Vlorës 1912, Fotografi burrash të njohur e atdhetarë besnik të patriotit të shquar të Aqif Blytës. Në fotografi shohim edhe dy patriot shqiptar  si Jusuf Mehanja dhe Feriz  Sallku të cilët për veprimtarinë e tyre atdhetare shqiptare i vrau serbi në Shqipërinë “Londineze”, të parin në vitin 1926 në Shijak e të dytin në Fier me 1943. Një fotografi tjetër është ajo e një qeleshepunuesi në Pazar të Ri… Ndersa kemi fotografi që na tregojnë lahutarët e njohur nga Sanxhaku: Salih Ugllen, nga i cili u mblodhë një cikël kreshnikesh nga dy hulumtues amerikan, si dhe këngëtarin-lahutar e poet epik Avdullah Ferizi,  Lahutarët Bahtjar Gega, Tahir Daci , Sulejman Makaj etj. Me shumë vlera historike janë fotografitë e Bezistanit në Pazarin e Ri , që besohet se është ndërtuar në vitin 1692, si dhe e bujtinës në Pazar të Ri dhe e tregut në Senicë me 1938, në Akovë (Bjelo Polje) me 1935.. Në ekspozitën fotografike një vend të veçant zënë edhe  fotografitë që tregojnë për arsimimin shqip në Pazar të Ri, fotoja e mësuesit Nazmi Dedolli e mësuesve të tjerë, si dhe foto të nxënësve të shkolles fillore “Naim Frashëri”, “Skenderbeg” etjerë, gjatë periullës 1941-1944. Në fotografi fiksohen edhe burra të armatosur antikomunist të Sanxhakut me veshje kombëtare shqiptare 1942… Si dhe fotografi të udhëheqësve e luftëtarëve nacionalist në mbrojtje të trojeve shqiptare nga çetnikët e komunistët serbo-jugosllav , që për nga antishqiptarizmi nuk kishin dallim. Nga udhëheqësit e luftëtarët e mbrijtjes të trove etnike shqiptare  janë fiksuar edhe nacionlistet e njohur Sulejman Daci, Aqif Blyta, Azem Axhoviq, si dhe vullnetarë nga Kosova në mbrojtje të Pazarit të Ri si Shaban Polluzha e deri komandanti i milicisë popullore antikomuniste Xhemajl Konica, me veshje të ushtrisë shqiptare . Në ekspozitë shohim edhe fotografi objektesh, sheshesh, si dhe fotografi të familjeve me emër, gra fisnike , pamje nga qyteti i Pazarit të Ri, objekte kulti, artizane e artizanate, lojra popullore etj. Të gjitha keto fotografi që cilësova e të tjerat që permban ekspozita tregojnë e flasin vetëm shqip edhe pse trualli i tyre Sanxhaku e troje të tjera etnike shqiptare nën presionin , dhunën dhe genocidin serbo-sllav ose janë shpopullua ose janë tjetersua “etnikisht”, por kurr historikisht, pasi historia nuk mund të shpopullohet, as tjetersohet. Një kontribut i  rendësishëm për ruajtjen e historisë së autoktonisë shqiptare të trevës së Sanxhakut e më gjërë, është memorizua në fotografitë  e ekspozuar, fotografi duke i vrejtur me vëmendje na zgjojnë jo pak memorien tonë të historisë sa krenare aq tragjike. Në fund dua të them se ne malësorët kemi pasur një shprehje se rrena prej të vertetës është larg një shplakë , ku thuhej se çfar dëgjon me veshë mundet të jenë rrenë, por çfar shikon me sy është janë të verteta. E verteta e historisë së autoktonisë shqiptare të Sanxhakut duket qartë edhe në keto fotografi… Ndersa rrena e shovenëve serbo-sllav vetëm dëgjohet…

Në fund të kësaj fjale të vogël para mesazhit të madh që percjellin fotografitë e ekspozitës me “titull”: Sanxhku, Histori e Dhembjes Kombëtare, dua të falnderoj  veprimtarët e njohur të çeshtjes kombëtare shqiptare, zotrinjët  Ismet Azizi dhe Ali Daci, të cilët na sollen këtë ekspozitë fotografike në qytetin e Koplikut, në qëndrën administrative të Bashkisë Malësi e Madhe.

FALEMINDERIT

NGA NDUE BACAJ,

KOPLIK ME 26 MARS 2022