Lamtumira e fundit për atdhetarin Gjelosh Kola Kalaj

0
1620

Nga Luigj GJOKAJ – Michigan SHBA
Gjelosh Kola Kalaj, nderroj jetë në Michigan me 30 janar 2022 në moshen 76 vjeçare.
Gjeloshi ishte nje aktivist dhe paitriot i palodhur per çeshtjen kombetare.Qysh i ri ka emigrua në Amerikë pikrisht në shtetin Michigan para ma se 50 viteve.
Erdhi në Amerike nga fshati Pikal i Grudes së Malësise dhe si shumica e malesoreve që në atë kohe i leshuan trojet nga situata politike dhe ekonomike qe ekzistonte në ato kohera.
Keshtu qe edhe Gjeloshi u vendos ketu në Michigan dhe menjeherë u është bashkangjitur shokeve dhe veprimtareve te dalluar me në krye Gjoke Martinin, Marash Ucin Dushaj, Llesh Lajçaj, Bajram Çunmulaj, Xhafer Elezi, Petrit Butka, Ekrem Bardha, Vasel Ujkaj etj nacionalistë dhe demokratë të vertetë të cilet ngritnin zerin e vet kunder padrejtesive qe i beheshin popullit shqiptar autokton në trojet e veta në ish Jugosllavi.
Keshtu që diaspora shqiptare nuk pushonte duke demostruar anë e mbane Shteteve të Bashkuar të Amerikes, kunder gjenocidit që i behej popullit shqiptar në trojet e veta.
Fisi KALAJ edhe ketu në mergim kanë kën mjaft aktiv për çeshtjen kombetare.Në mes të tyre duhet cekun patriotët Gjergj Martini Kalaj,Gjergj Marku Kalaj, të cilet nuk jetojnë mâ por kanë lane emër të merituar për çeshtjen e Kosovës.
Gjeloshi nuk mungonte asnjeherë kurë e thirrte nevoja e kushtrimit për atedheun
Ishte po ashtu shume aktiv në prishjen e koncertit që jugosllavet shfaqnin për çdo vit ketu në Detroit
Nën organizimin e veprimtarit të madhe kombetarë zoteri Gjoke Martini e se bashku me Gjeloshin dhe shum shoke të tjerë dhe me ndihmen e popullit kroat që jeton ketu, ky Festival i turpshem u shpartallua pergjithmonë.
Po ashtu duhet permëndur edhe aksionin që keta patriotë kanë bâ për ndalimin e shitjes së makines jugosllave JUGO qe shitej ketu në Amerik.
Prej ketyre veprimtarëve duke demostrua dhe duke i shkaterrua keto vetura kudo që i shihnin,Jugosllavia pesoj një dam të madh ekonomike sepse Amerika ja ndaloj shitjen e saj ne Amerike, per ëka kjo për shqiptaret ishte nje fitore e madhe kurse për jugosllavet nje disfatë e madhe ekonomike
Pse Gjeloshi ishte aq atedhetar nuk është për tu çuditur sepse rrjedhte nga një familje patriotesh dhe atedhedashes nga Kalajt e Grudes Kreshnike.
Ishte i biri i Kole Marashit,një burre i njoftun dh i nderuar në ato ane, po ashtu duhet cekur se ishte nga trungu dhe gjaku i afert i Ujke Dushit Kalaj të cilin vet të 12 tin me në krye bajraktarin e Grudes Smail Martinin e paten arrestua dhe internua në Diabekir,prej nga vetem Ujka u kthye i gjallë mbasi kishte thye burgjet atje dhe mbas disa kohe kthehet në Malesi,pra vetem për të ruejt nderin, kombin,gjuhen, fenë dhe traditat keta grudas u damtuan nga okupuesi osmanli.
Gjeloshi ishte i pathyeshem e atedhatar, shpesh u munduen ta shantazhojnë dhe ta kercnonin të hiqte dorë nga aktivitetet e tija kombetare por asnjeherë nuk paten sukses, sepse ishte sypatrëmbur dhe zemër trim i pathyeshem për çeshtjen kombetare.
Thonë një fjalë ‘gjaku nuk bahet ujë’pra ketë e tregoj edhe nipi i tij, djali i motres Lezes, i biri Gjon Koles, Nikollaj Antoni i cili kur plasi lufta në Kosove, edhe pse i ri e i lindur ketu në mergim, e leshon Ameriken djhe u bashkangjith radheve të UÇK në Kosovë,në lufte për liri duke i lane, vetes, familjes, fisit, dhe dajes ma të madhen krenari dhe nderë.
Gjelosh Kola Kalaj u vorros me nderime dhe respekte nga familje,të afermit dhe bashkepatriotet shqiptar,biles edhe nga ambasada e kosoves në Washington u lexua telegrami i ngushellimite
Për jetën dhe vepren e tij foli Prifti i famullisë së kishes së “Shen Palit” e që njëheri është edhe kushrini i parë i tij
Po ashtu foli djali i patriotit dhe shokut të ngushte dhe bashkeveprimtarit te tij, Gjoke Martini, Agron Gjoke Martini,
Tek vorri me disa fjalë u ndava nga Gjeloshi edhe une shoku dhe miku i tij Luigj Gjokaj..

Autori i elegjise Agron Gjoke Martini

Sot po dua me lexua një shkrim,
Qe e kam ba me plot hezitim.
Jo pse nuk e ka meritua,
Por se ka vdek nuk kam dasht me besua.

Jem ketu me perciell një burrë me vlerë,
Gjelosh Kola ishte një burrë me nderë.
Shume njerez lot kanë derdhë,
Kur ndigjuan që nderoj jete, Gjeloshi i verdhë.

Je kenë një ndër herojt e mi,
Ëm ke dashtë me zemer qysh se isha femijë.
Shtepinë tëme e ke dasht pa hile,
Dikur jem kenë si një familje.

I lindur në Pikale,
Por prej Malësiet ka vendosë me dal.
Gjelosh Kalaj një burrë si moti,
Në Amerikë e pruni zoti.

Në mergim ishte një nga nisemëtare,
Për me mbrojtë çeshtjen tonë kombëtare.
Për Kosove tu shkua në shi e bore,
Tu e mbajt flamurin tonë në dorë.

Ishte në prane të pare me 81’shi,
Tu brohit, poshtë komunizmi.
Belgradin e rezistov me çdo mjet,
Por njeri nuk i paska dy jetë.

Shum kanë dashtë me sulmua,
Por trim si zana, s’ka mujt kush met frigua.
Ishte në të drejten dhe s’asht trem as burgut,
Kur ai me një shok e kan djeg, makinen e jugut.

Një patriot që veproj për t’mir,
Që në Kosove mund jetojn t’lirë.
Jugosllavet festivalin e filluan me kremtua,
Por Gjeloshi vëndosi me kundershtua.

Veprimet e ti me shok disa duan me i voglua,
Dhe kan me thanë se kam teprua,
Por meritat e tij nuk mundet kush me i mohua.
Jugosllavia si armik e ka emrua,
Që as nanë e babë nuk ka mujt me i vorrua.
Me ty Malësia është krenua,
Çeshtjën Shqiptare kur nuk e ka largua.

Për jetën e tij mund t’bahet një liber,
Shumë ka dalë në greva uriet.

Gjeloshi është kën një shok besnik,
Pse vjen prej një shtepi e njoftun dhe dere fisnik.

Ka pas do shok prej një vënd,
Që ëmnat tyne s’po mundi pa i permënd.

Me Llesh Lajçin nepër Amerike,
Për me kerkua një Kosove Republikë.

Me Marash Ucin krah për krah,
Me çakshir e xhamadan.

Ka pas shum shok e miq prej Trieshit,
Një ndër ta ishte edhe Vasel Pjeteri.

Gjithmonë e kam thirr axh,
Pse me Gjok Martinin s’ka pas dam.

Pa dallim fe e krahin,
Në zemer e kishte, nanë Shqipnin.

Para njezet vjet ka perjetuar një tragedi,
Kur humbi jetën djali i tij.

E për ket shtepi, fort mirë di me hij,
Por dy ore lypen tanve mu mrij.
Në jetën tjeter kënke nis me shkua,
E po dalin shumë njerez met takua.
Me Marash Ujken ty mu pri,
E Kole Marashi me Gjoken fill mbas tij.
E Gjoni yt po ju thot, hej more bab,
Ketu t’kam prit për me ardh mem pa.</font color=”brown”>