17 shkurt 2008, në sheshin Times Square në New York 15 mijë festuan shpalljen e Pavarësisë së Kosovë

0
454
Beqir SINA – New York City
Fotografi qe janë pjesë atij gëzimi  – asaj feste, janë histori e gjallë e shqiptarëve të Amerikës, të cilat janë vetëm një nga ato momente, kur njerëzit derdhën lotë gëzimi – takohen mes vetit dhe urojnë përzemërsisht njeri tjerin……! Gezuar Pavarësinë Kosovë “
TIMES SQUARE NYC : Si sot 13 vjet me parë , ndërsa Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia të dielën me 17 Shkurt 2017 , shumë flamuj amerikanë dhe shqiptare u valvietn në metropolin e botes qytetin e Nju Jorkut, në Times Square, ku shqiptaret ne ekstazë, u derdhën si lumë, ndërsa tundnin flamuri Amerikan në shenjë mirënjohje për atë çka bën SHBA për lrinë e Pavarësinë e Kosovës, flamurin Shqiptar – Flamurin Kuq e zi me shkabën me dy krena, dhe atë flamurin zyrtar të Republikës së Kosovës.
Në orët e shpalljes zyrtare të Pavaresise se Kosoves – nga leximi i dekleratës së Pavarësisë nga ish-Kryeministri Hashim Thaqi, ne Kuvendin e Republikës së Kosovës, the përshëndetur menjëher nga Perëndimi, e SHBA, dhe fuqite e medha  por kundërshtuan me forcë nga Serbia dhe aleati i saj Rusia – mbi 15 mije njerez vetem ne Nju Jork, vershuan me makina me flamurin e Kosoves, dhe Dardanise, flamurin e kuq e zi me një shqiponjë të zezë në sheshin e famshëm Times Square, për të festuar e gëzuar pavarësinë e Kosovës.
Kosova, shpalli pavaresine e saj nga Serbia, mbasi shqiptaret e Kosoves, luftuan me dekada gjatë sundimit serb, dhe në vitet 1998, ata rroken armet kundër një fushate të spastrimit etnik për qëllim të pastrojë Kosoven prej shqiptarëve të saj me shumicë etnike.
Konflikti kulmoi në një lufte,  fushata e se ciles e udhëhequr nga SHBA me aleatet e saj, nisi bombardimet të NATO-s që i detyroi tërheqjen serbe dhe të vendosur pavarësinë de facto e Kosovës si njështet i cili sot njifet nga 115 shtete.
Ishin shqiptarët, ne Nju Jork, ata që kan bërë gjithmonë histori në diasporë, te cilet me Pavaresine e Kosoves, ishin mbledhur spontanisht për të ndarë gëzimin e kësaj feste, të cilën shqiptarët e Amerikës, e kane quajtur ate the e njohin si Nëntori i dytë Shqiptar, i cili vjen afro një shekull – mbas 28 Nëntorit 1912, Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Mirepo, megjithse, vitet kan per te kaluar, në ato momnte historike, kanë për të mbetur gjatë në mendjet tona,  te gjalla dhe te paharrueshme – nepermjet foto – arshivat, dhe fletët e historisë së diasporës shqiptare në Amerikë, te cilat jane te pershkruara pikerisht edhe nga fotograftië e asaj dite, ne Nju Jork.
Ishte dita e diel 17 Shkurt 2008, kur më shumë se 15 mijë shqiptarë dolën ketu në sheshin e famëshëm Times Square – qytetin e Nju Jorkut, për të festuar shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.
Edhe, sot dhe cdo përvjetor fotografit e asaj dite, të cilat janë nga ato fotografi që flasin me shumë se “më shumë se 1000 fjalë”, përshkruajnë atë entusiasmin dhe gëzimin e papërshkrurar të shqiptarëve në Nju Jork.
Ata u mblodhën ashtu spontanisht dhe bën historin, mbasi edhe sot ato fotografi po bëjnë cdo përvjetor xhiron e botës, nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, Facebook,Tëitter, Flicker, Instagram, e të tjera.
Mes atyre dhjetra fotografive  nga fotoalbumi im personal – gjej diten te shkëpus me rastin e 13 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, keto fotografi, mes tyre edhe keto dy fotografi, të cilat tregojn disa emocione e krenari, gëzim të veçanta, se si e pritën shqiptarët e Amerikës, më 17 Shkurt 2008, Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, nga Kuvendi i saj ne Prishtine.
Me 17 Shkurt 2017, ishte dicka aty nga ora 12:00 e mesdrekës, ne mos gaboje,  me orën lokale këtu në Nju Jork, kur dhjetra mijëra shqiptar, që po mblidheshin në sheshin e fashëm Times Square do të “pushtonin” për disa orë bulevardin e fashëm dhe policia NYPD – do të bashkohej me gëzimin e madh të shqiptarëve, duke thyere edhe rregullat, për qetësinë publike, “imponuar” nga gëzimi i shqiptarëve i cili ishte i papërmbajtëshëm –
Mes deputetve të Kosovës, pjesëmrrësve te asj dite në seancën e hapur me Himnin Shtetëror të Kosovës dhe diplomatëve të gjitha shteteve në Prishtinë, të pranisë ndërkombëtare në Kosovë, anetarve te Familjes se Adem Jasharit, dhe familjeve të tjerë te deshmorve te Kosoves, perfaqesuesve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, Familjes se Presidentit Rugova, nëpërmjet atoporlantëve portativ të vendosur spontanisht në Sheshin Times Square do të dëgjohej nga çdo shqiptar në shesh deklaronta e ish Kryeministri i Kosoves  :
“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran”, theksonte Deklarata e Pavarësisë e lexuar nga atëherë kryeministri Hashim Thaçi, tash president i Republikës se Kosoves, e cila u pritë me lotë gëzimi , me brohoritje të fuqishme në sheshin Times Square, të cilët shpërthyen menjëher ne thirrjet e fuqishme dhe të papërmbajtëshme si urragan “Kosova – Kosova – USA USA – UÇK – UÇK – Rugova – Rugova Adem Jashari Adem Jashari – Kosova Kosova“.
Ndërkohë, këto fotografi janë vetem si nji pjesëze e atij gëzimi  – asaj feste të cilat janë percjell një nga ato momentet, kur njerëzit derdhën lotë gëzimi – takohen mes vetit dhe i urojnë përzemërsisht njeri tjerit……! Gezuar Pavaresine e Kosoves !
Në njërën prej tyre duket veprimtari i dalluar i komunitetit, vatrani i vjetër, një patriot e atdhetar me traditë, në diasporë, zoti Sejdi Husenaj – duke u përqafuar dhe i uruar një bashkombasin e vetë në Ditën e Pavarësinë e Kosovës – 17 Shkurt 2008.
Në atë festë që morën pjesë më shumë se 15 mijë shqiptarë për të festuar dhe gezuar së bashku 17 shkurtin 2008 – në sheshin Times Square në New York – në mesin e shumë prej tyre, nuk kistte si të mos mungonin ede luftëtarët e Batalionit liftarak Atlantiku – krenaria jonë kombëtare. Aty ishte edhe Uk Lushi , nji ish- luftëtari i Batalionit luftarak Atlantiku, i cili ka qen me bijët e bijat më të mirë nga shqiptarët e Amerikës, të cliët më të drejt kan pse të festojnë – sespse, ishin ata qe luftuan dhe sakrifkuan për këtë ditë, të shenjtë, që u derdh gjak për ta fituar.
Fotografite janë te gjitha  eskluzive të bërë 13 vjet më parë në New York me diçuturën – :”Gëzuar Pavarësinë Kosovë – Krenar që jemi shqiptarë!” dhe autori i tyre, u lutet të gjitha medieve, kur të përdorin këto foto, të ruajn edhe të drejtën e autorit, (copy right) Photo credite Beqir SINA.