U themelua Shoqata Ulqini në Staten Island – New York(Foto…)

0
297

Nga Beqir SINA New York

STATEN ISLAND NYC : Shqiptarëve të Malit të zi, që jetojnë dhe punojnë prej vitesh, në SHBA, përfaqësues dhe aktivistë të komunitetit, kryesisht qytetarë që kanë emigruar në periudha të ndryshme nga Ulqini, Tivari, Tuzi, Kraja , Ana Malit, Plava dhe Gusia, sot ju shtua edhe një shoqat e re, e cila vjen nga vend origjina e tyre, trevat shqiptare në Mal të zi.

Të dielën(13 Shkurt) në lokalin “Trattoria Toskana” në Staten Island, u themelua – Shoqata Ulqini në New York. Një inisiativë kjo vetanake e një Djaloshi ambicioz dhe energjik , nga Ulqini, i cili thotë për këtë shoqat, duket se ajo i ka munguar deri tani komunitetit shqiptar, nderkohe që ka marrë një përkrahje të madhe të të gjithë ulqinakve, që jetojnë e punojnë prej vitesh në New York.

Iniciatori Xhemo Lamnica, mbasi drejtojë një faleminderim, të gjithë pjesëmarrësve, ulqinakve që ju bashkëngjiten inisiativës së tij, për të themeluar Shoqatën, Ulqini në Nju Jork, tha se e ndjente si obligim si ulqinak të merrte një iniasiativë të tillë, për themelimin e kësaj shoqate.

Ai spjegojë po ashtu se vërtet ishte me iniciativën e tij, por duke faleminderuar të gjithë ata që i ishin bashkëngjitur qysh në ditën e parë të themelimit, shprehu bindjen se Shoqata Ulqini nuk do të ishte bërë e mundur edhe pa vullnetin e deshirën e bashkvendasve të tij, që jetojn dhe veprojn tash sa vite në New York e rrethinat e tij.

“Mendojë, se kemi marr një hap shumë të guximshëm dhe të rëndësishëm dhe me plot përgjegjësi – ku kemi arritur të dakordohemi për themelimin e Shoqates Ulqini. Një shoqat kjo e ulqinakve në Staten Island – NY, e cila do të shërbej për qytetarët e Ulqinit në përgjithsi dhe do tju bashkëngjitet në të gjitha aktivitetet të gjitha shoqatave simotra të komunitetit”, u shpreh Lamnica.

Ai inkurajojë me ketë rast bashkëvendasit e tij se duke u angazhuar së bashku si ulqinak, mendonë se tani është koha që të punojnë në këtë organizim të ri Shoqatën, Ulqini në Nju Jork,:

“Të gjith së bashku për të mirën e vendit tonë dhe çdo ndihmë e ofruar nga ne natyrisht që është më se e mikëpritur në çfarëdo lloj forme, në vendlidjen tonë – Ulqinin e bukur dhe komunitetin shqiptar”, tha ai..

Marko Kepi – Presidenti i Organizatës Rrënjët Shqiptare, i lidhur ngusht me Lamnicën në disa aktivitet e komunitetit shqiptar në New York, shkruajti në statusin e tij në rrjetin social Fb,: “Bravo Xhemo për iniciativën, vetëm suksese, ju dhe Ulqinakët e mrekullueshem . Më në fund Ulqini do të përfaqësohet me dinjitet dhe krenari në komunitetin tonë”.

Themelimin e kësaj shoqate e kanë përshëndetur në llogarinë e tyre në rrjetin social Facebook, dhjetra të rinjë e të reja ulqinak.

Në mesin e tyre ishte edhe Arian Murati i cili shkruan se : ” Djaloshi ambicioz dhe energjik ,miku dhe shoku im ,i madhi Xhemo Lanica sot në New York themeloi Shoqatën ULQINI … Suksese Xhemo!!! shkruan ai.

Ndërkohë, Medina Zhugjeli Çoba shkruan : “Ju priftë e mbara dhe ju lumtë!… Suksese, mjafton vetë nisma e juaj, dhe njeti i mirë, kurreshtja, inisiativa e guximshme që keni marrë,…. na bënë krenare të bashkohemi me Ju..