Kur hedh rrënjë një dashuri

0
346

Nga Marash GILAJ
E fuqishme, plot magji,
pa trokitur e pa bujë,
krejt e hapur aspak sekret,
ashtu shfaqet çdo dashuri.
Kur sytë flasin më qartë se goja,
fillojnë gjestet, prekjet e lehta.
me një puthje fillon loja,
argëtohen çiftet ,
siç zbavitet nder lule bleta.
Dashuria ka disa veti,
nuk njeh moshë as kontinent,
të gjitha gjuhët e botës ajo i di.
Nuk pranon këshilla,
përkthyes as koment.
Kush dashuron me zemër,
nuk u beson syve,
sa edhe bakri,
si ar, u duket të dyve.
Dashuria e vërtetë,
nuk komandohet
as nuk blihet,
e pamundur që të fshihet.
Po pati zënka e ngatrresa,
dashurinë e shuan martesa.
ajo mund të vdesë nga xhelozia,
nga fajet dhe tradhëtia.
Dashurinë e vërtetë,
vetëm të varfërit dinë ta ruajnë,
ndersa të pasurit, tentojnë ta blejnë.
Bazamenti i një dashurie është shoqëria,
pastaj mirëkuptimi dhe miqësia.
Dashuria është sukses e pasuri,
pengesat e forcojnë, i japin fuqi.
Zemra që dashuron mbetet përherë e re,
asgjë tjetër nuk mund ta shërojë një njeri,
po s’e kuroi e magjishmja dashuri.
Nëse dashuria s’është çmenduri,
nëse s’ka fuqi të bëjë çudira,
s’mund të quhet dashuri.
Kur hedh rrënjë një dashuri,
flitet për të ardhmen plot begati.
E nëse premtimet nuk plotsohen,
kujtojmë të kaluarën me nostalgji.
Kur dikush e shtyn martesën,
e pak si tepër vonohet,
themi ështën tip që s’martohet.
Po deshe që martesa të jetë e begatë,
të ketë stabilitet e jetëgjatësi,
konsideroje si shkollë të diplomacisë së lartë.

29 Janar 2022