Nga Beqir Sina – New York
11 shtator 2020, ndërroi jetë gazetari i njohur i komunitetit shqiptar në SHBA, z. Sulejman Gashi.
Anëtarët e familjes, bashkëshortja Tone Gashi së bashku me fëmijët dhe vllau i Sulejman Gashit, miq dhe dashamirë, të dielën, më 26 dhjetor 2021, u mblodhën për të përkujtuar gazetarin e njohur nga Kosova, në njerin prej mjediseve të hotelit “Royal Regency Hotel”, në Yonkers, New York, për ta nderuar jetën dhe veprën e të ndjerit Sulejman Gashi, Zëri i Shpresës, atdhetari dhe gazetari emblematik.
Mbledhja përkujtimore, me rastin e njëvjetorit të kalimit në amshim të Sulejman Gashit, përfshiu fjalë rasti kushtuar jetës, veprës dhe personalitetit të tij nga zyrtarë amerikanë dhe nga atdheu, kolegë, gazetarë, miq dhe familjarë, theksoi djali i tij, Drilon S. Gashi, i cili edhe moderoi këtë përkujtimore.
Ndërkoh që folsit kryesor ishin Dr. Rifat Latifi ministër në Qeverinë e Kosovës, zoti Elmi Berisha, kryetar i Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra, dhe Luz Thaqi, gazetar dhe publicist, Shqipe Malushi, dhe Lekë Përlleshi.
Tubimin përkujtimor e hapi djali i të ndjerit Sulejman Gashi, Driloni i cili falenderoi pjesëmarrësit dhe solli në vëmendje dhimbjen e të jetuarit pa babain e tyre dhe kontributin e Sulejman Gashit dhe punën në gazetari dhe në dobi të çështjes kombëtare.
Driloni, djali i Sulejman Gashit lexoi në këtë ditë përkujtimi e nderimi mesazhe ngushëlluese nga Ramë Manaj, Muhamet Mjeku, Bekim Sejdiu dhe Ylli Bajraktari.
Po ashtu ai lexoi edhe mesazhin e Deanna Douglas, Isuf Hajrizit, Harry Bajraktarit, në përkujtim të Sulejman Gashit, si gazetar e veprimtar i shquar në dobi të çështjes kombëtare.
Në këtë përvjetorë të ndarjes nga jeta të gazetarit të njohur Sulejman Gashi, Presidentja, e Kosovës Vjosa Osmani – Sadriu, e nderoi Sulejman Gashin me “Medalja Presidenciale e Meritave”(post – mortum).
Çertifikatën, e medaljes Presidenciale, ia dorëzoi Familjes, Ministri i Shendetësisë së Kosovës, Dr, Rifat Latifi, i cili me këtë rast solli për të pranishmit edhe disa momente nga veprimtaria e Sulejman Gashit dhe çaste nga shoqëria e tyre e ngushtë.
Kryetari i Vatrës Elmi Berisha, shpjegoi për të pranishmit lidhjen e hershme të Sulejman Gashit si mësues gjimnazi dhe i akordoi në emër të Vatrës “Mirënjohje” (post mortum) për kontributin në gazetari dhe në dobi të çështjes së Kosovës.
Gjithashtu, kryetari i Vatrës, Elmi Berisha, duke folur për kujtimet që ndan me Sulejman Gashin, tregoi se tre dekada më parë ishte pikërisht, Syla, ai që e kishte inkurajuar Berishën, për mësimin e gjuhës më parë se të vinte në Amerikë:” Ngase, më duhej të mësoja Anglishten. Gjuhë të cilën me të vertet, e mësova, dhe e bëra shumë shpejt, edhe gjuhë të dytë, prej se kur erdha në SHBA, tridhjet vjet më pare,” tha kreu i Vatranve.
Me këtë rast edhe Shoqata e Gazetarve të Pavarur e Republikës së Kosovë, ndau nji mirenjoheje, për të ndjerin Sulejman Gashi.
Mbasi, folësit evokuan kujtimet për të ndjerin, djali I tij Drilon Gashi, i cili edhe moderojë tubimin përkujtimorë, lexoi telegramet e nderimit nga : Ram Manaj, ish z/vendës kryeministër i Qeverisë së Kosovës, Ambasador Bekim Sejdiu, Ylli Bayraktarı, dhe miku e kolegu i hershem Muhamet Mjeku.
Shqipe Malushi për të pranishmit foli për shpirtin poetik dhe kreativitetin e veçantë të Sulejman Gashit. Lek Përlleshi erdhi në këtë përkujtimore me kujtimet që në Klinë me Sulejman Gashin e deri te aktiviteti i lartë në New York.
Luz Thaçi si mik personal për 25 vite u shpreh se Sulejman Gashi ishte personalitet dhe njeri me vlera të larta perëndimore, kishte kredibilitet moral dhe profesional të lartë.
Luz Thaqi, fjalën e rastit në Takimin Perkujtimor, kushtuar gazetarit të shquar, Sulejman Gashi , e kishte titulluar : Sulejman Gashi, gazetar eminent dhe atdhetar i devotshëm”
“Shkrimtari i yne i permasave botrore, Ismail Kadare në njërën nga veprat e tij shkruan: ”Jeta është shumë e pabesë, të lë kur se pret fare…”. Kjo e pa pritë, si një mallkim që udhën ta thyen, na ndodhi edhe ne, me mikun tonë, tani në amshim, Sylejman Gashin, tha Thaqi, duke shtuar se “Dhe, kur të vdes një mik, të cilin e ke mbajtur në folenë e shpirtit, fshehurazi të prek në ndërgjegje, të drithëron dhimbja e rëndë plumb.”
I prekur thellë, nga ikja në amshim i kolegut dhe mikut të tij, Thaqi, u shpreh se “Largimi i Syles, nga bota e të gjallëve, na i ka mbush shpirtrat me plot zjarr, na ka dërguar në vorbullën e vajtimit të përhershëm, kujtime, të cilat prore do të frymëzohen nga emri i mikut tonë, gazetarit mbarëkombëtar, familjarit të përkushtuar dhe atdhetarit të denjë, Sylejman Gashi!”
Në jetën shoqërore, rëndom ndodhë që njerëzit e shquar, të kulturës, politikës, artit e shkencës si dhe të historisë sonë kombëtare, të veçohen nga të tjerët, për aftësitë intelektuale, për përkushtim në çështjet madhore, për veprimtaritë e devotshme dhe pathyeshmëri të vullnetit, idealit të lartë që e kanë në shpirt që frymon me fatin e popullit të vetë. Të tillë njerëz të veçantë lindin në çdo kohë, janë të nevojshëm dhe bashkërisht e forcojnë trungun e historisë së një kombi. Brezat që pasojnë, të kaluarën e rimarrin, pikërisht në përmjet këtyre njerëzve të spikatur, siç ishte Sylejman Gashi.
Një nga këto figura që do lë gjurmë në historinë tonë ma të re të kombit për liri dhe pavarësi, e qe do e quaja vazhdimësi e historisë atdhetare e të mëdhenjve Noli dhe Konica dhe patriotëve të tjerë shqiptarë në SHBA, pa dyshim se ishte atdhetari Sylejman Gashi.
Është e pamundur që, me disa rreshta të përshkruhet një jetë dhe vepër aq e madhe e një personaliteti të tillë i cili çdo dite ka lëne gjurmë në kohë, por jeta dhe vepra e tij flasin vetë. Këtë më së miri e shpjegon Petro Marko kur shprehet: ”Askujt mos i beso përveç veprës sate. Të gjithë të lënë përpos asaj”.
“Megjithatë, ndjej obligim shpirtëror dhe miqësor, ose borxh ndaj një fjale për mikun tim në amshim, Sylejman Gashin, tha Thaqi duke sjell kujtime :
Ishte dimër i vitit 1992 , kur ishim të dëbuar nga puna dhe jetonim, sikur i mbarë populli ynë, me shpresa te i Madhi Zot, që të bënte diçka për ne. Të tjerat shpresa ishin të humbura, të thinjura e të tretura. Në një çajtore në Klinë përplot mysafirë e përcillnim Ditarin e mbrëmjes të RTP-se, gjersa e prisnim me padurim raportimin e Sylejman Gashit.
Zëri i tij ishte i vetmi zë i shpresës. Njerëzit Sylejman Gashit i besonin. Në veten time, shpesh pyesja, ku e bazonte Syla gjithë atë shpresë? Dhe, dy vite ma pas kur edhe vetë u vendosa ne NY, pata rastin që të shoqëroheshim dhe të bashkëpunonim se bashku, e kuptova qasjen e Sylejman Gashit.
Thjesht, Syla me devotshmëri u përgjigjej kërkesave të popullit në përputhje me kohën kur kombit tonë po i përgatitej një kataklizëm i tmerrshëm nga pushtuesi serb. Në stuhitë e atij udhëkryqi, të asaj cope të historisë sonë, shumë të përvuajtur, por edhe krenare, Syla tregonte orientimin e tij shpirtëror që ishte pjesë e qenies së popullit, dhe çdo minutë e çdo ditë të bardhë, ishte i gatshëm për çdo sakrificë, duke e kryer me ndershmëri misionin e tij, para ndërgjegjes kombëtare, duke i dalë zot pareshtur atedheut, duke mbjellë optimizëm.
I pandalur ishte Sylejman Gashi në mision e shenjtë të reporterit të devotshëm nga Kryeqyteti dhe vendi më vendimmarrës për fatet e popujve në botë. Duke mos mundur t’i kapërthej bashkëpunimet e tija aq të mëdha, nga themelimi dhe puna si redaktor në gazetën ”Illyrija” në N.Y.,RTP (RTK),RTSH,”Rilindjen”, “Zëri”, e me dhjetëra gazeta e portale anë e mbanë mediave shqiptare, Syla ishte unikal. Dhe në shtëpinë e tij e shumë vite më parë, do më tregoj zyrën, nga e cila raportonte pa ndalur, për të më shtuar kërshërinë se sa orë punonte në ditë dhe, kur nëse pushonte ose jo.
Ai më thoshte: ”Me duhet ta zë kohën dhe raportimet ne mediat në atdhe, punoj ndonjëherë edhe 20 orë në dite, por kjo më jep kënaqësi”.
Syla ishte i pranishëm në çdo vend dhe në institucione amerikane ku debatohej për Kosovën, ishte i akredituar në OKB-e, punonte për Departamentin e Shtetit, udhëhiqte dhe moderonte si dhe u përkthente delegacioneve politike, ushtarke, kulturore, qeveritare e tjera nga tërë bota shqiptare që vinin në SHBA.
Ai aranzhonte takime, i përgatiste ato, u ndihmonte mysafirëve si të dukeshin sa më në nivel, çfarë të kërkonin…Shumë nga ta i thërriste edhe mysafirë në shtëpi, dhe në fund i intervistonte për mediat në atdhe. Pra, çdo gjë fillonte dhe përmbyllej me angazhimin e pandalur të Sylejman Gashit. Pas çlirimit ai u përcaktua që përvojën e tij shumëvjeçare nga SHBA-te ta praktikonte për disa vite në Kosovë duke i ndihmuar asaj dhe duke e lënë familjen në N.Y.
Sylejman Gashi, nuk ishte vetëm një reporter-gazetar, por ishte shumë më shumë se kjo, ai sensibilizonte qeveritarët dhe njerëzit me influencë të SHBA-ve dhe nga mbarë bota në OKB-e për çështjen e Kosovës. Syla nuk e kreu detyrën e Ambasadorit edhe pse nga Qeveria e Kosovës qe emëruar Ambasador i parë pranë OKB-së, por bëri më shumë për Kosovën se çdo ambasador tjetër.
Në këtë rrugëtim të tij të madhërishëm, Sylejmani ishte shumë profesional, principial dhe i dinjitetshëm. Thjesht, ishte njeri i madh, me një fisnikëri të paparë, dinjitet të lartë dhe integritet të pakontestueshme. Qëndronte vertikal dhe i papërkulur asnjëherë. Këto virtyte të veçanta ia garantonte niveli intelektual, kultural dhe bontoni i tij i veçantë.
Dhe, deri në çastet e fundit të frymës së tij, ai u gjend , brenda qenies dhe shpirtit të popullit, veçmas për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për të cilën aq shumë kontribuoi. Ndaj, Syla, për mbarë shqiptarinë, jo vetëm për botën intelektuale dhe gazetarinë shqipe, përherë do të jetë kujtim i dashur, i respektuar, ashtu siç e meriton, nga historia e popullit tonë, sot dhe nesër. Trupi i tij pushon në tokën iliro-dardane, ndërsa shpirti i tij fisnik shtegton mbi qiellin shqiptar.
Një nderim dhe mirënjohje të veçantë dua t’ia shprehi familjes, bashkëshortes, Tone Gashit (e cila me qëndrimin e saj dinjitoz dhe tepër titanik deri në frymën e fundit i qëndroi pranë dhe e pandarë bashkudhëtarit të jetës), si dhe fëmijëve të tyre, të cilët janë shëmbëlltyrë e ndritur e shpirtit dhe e veprës së Sylejman Gashit, atij burri qëndrestar e guximtar të tokës së Kosovës.
Luz Thaqi, gazetar dhe publicist, në fund të fjalës së yij tha se përjetësisht i falem kujtimit, punës dhe veprës së këtij atdhetari unikal, vepra të cilën e la trashëgim me frymëzimin e saje do t’i kapërcej shekujt.
“U prehtë në paqe, dhe i qoftë i lehtë dheu i Kosovës, të përjetësuarit, Sylejman Gashit, i Kosoves per te cilen aq shum beri dhe aq shumë e deshi.”
Mbledhja përkujtimore, me rastin e njëvjetorit të kalimit në amshim të Sulejman Gashit, u mbyll me nënshkrimet në Librin e zisë, librin e kujtimeve dhe vlerësimeve.