NJE QEVERI QE VJEDH POPULLIN

0
315

“ Një qeveri që vjedh Piterin për të paguar Polin, mund të mbështetet gjithnjë te Poli”

Xhorxh Bernard Shou

Pjetër Jaku

Ndoshta dikujt dhe shumëkujt i vjen të pyes: Cila asht kjo qeveri? Shembulli ma tipik, i qartëlexueshem, i dukshëm në çdo veprim, është qeverija socialiste e Shqipërisë. Me qindra shembuj, në gjithë kohën që ka qeverisur, e prapë se prapë shqiptarët paguajn taksa për t’i vjedhur banditët dhe ministrat. E si mund të vjedh shuma marramendëse një minister, pa e ditur shefi i tij? E si mund te heshtin prokuroret, kur paguhen për të kapur shkelësit e ligjeve? A thua janë veprime të ligjëshme, që populli nuk i sheh? Po opozita, ç’bën? Bashkëpunon me qeverinë për t’i hypur mbi kurriz popullit të gjorë, që gjobitet, aq sa nuk i fiton për pesë vjet, vetem për një shkelje të papërfillëshme! Degjojeni ne youtube videot e Murrizit, se si ka bashkëpunuar Lulëzim Basha me Edi Ramen në emrimin e të afërmve të tij në pushtetin socialist dhe, binduni se Basha është kokë e këmbë me socialistët dhe, e don Partinë Demokratike vetëm për të mbrojtur e pasuruar veten e asnjëherë për të ardhur në pushtet! Po Ambasadorja e Amerikës nuk i di këto? A duhet ajo të mbaj qendrim në mbrojtje të qeverisë më të korruptuar në botë? Vidhen miliona euro dhe asnje fjalë për Qeverinë? Cili minister në botë mund të veproj e të luaj me paratë e popullit në këtë mënyrë, pa e ditur kryetari? Sa e vertetë është thënia e Xhorxh Bernard Shou, cituar si nën titull në këtë shkrim!!! Sipas kësaj thënie, në dukje të thjeshtë, po krejt funksionale, i bie qe Rama të jetë mbështetur e të mbështetet gjatë gjithë qeverisjes së tij, tek banditët dhe hajnat me pushtet, dhe nën hiqem e dijeni të tij, i bie që Basha te jetë paterica kryesore e tij, por edhe SPAKU e Gjykatat të jenë nën urdhëra të tij, të mbrojë ministrat e të dënojnë popullin! Kjo është qeverisje, që prokurorët mbyllin sytë, mbyllin veshët, kur të gjitha u thuhen e stërthuhen në forma të ndryshme, dhe as që marrin mundimin t’i shkojnë një akuze deri në fund. Ku është Tahiri e të tjerë si ai, sa do rri Lefteri e lefterat në burg për miliona euro, kush do hy në burg për një miliard e 150 miljon dollarë, që u dhanë për tërmetin? Kaluan dy vjet, e përsëri njerëzit banojnë në qadra, fëmijët flenë të veshur e ftohen brinjë në brinjë, në ditënetët e tre dimrave, që po kalojnë jashtë. A janë njerëz këta drejtues?! E kush do t’u dalë zot njerëzve të papushtet? Hajdutët me portofole ministrash e drejtuesish qendrorë do rrinë dy-tri vjet në burg, po paratë kush do t’i gjëj për t’ua marrë atyre e dhënë popullit?! Kush do ta nxjerr nga vuajtja popullin e rrënuar shqiptar? Kush dhe kur?!!! Pikërisht me këto duhet të merren ambasadat perëndimore dhe, sidomos ajo Amerikane. Tashmë, të gjitha dihen. Duhet veç ndëshkim të kujdo qoftë, që ka prekur mundin e një populli, qoftë edhe të një njeriu të vetëm!