Andreas Papandreou për 20 Vite “Non Grata”në Amerikë, por ishte Kryeministër i Greqisë!

0
746

Andrea Papandreou nuk shkoi dhe nuk u lejua të shkonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 20 vite (1974 – 1994).

Ai shkoi në Amerikë, si kryeministër, vetëm në vitin 1994, me ftesë të Presidentit Bill Clinton, për një vizitë zyrtare në White House, vizitë që theu edhe akullnajën politiko-strategjike mes Uashingtonit dhe Papandreut.

Por, Papandreou ishte kryetar i Partisë Socialiste PASOK, deputet dhe kryeministër për disa herë në Greqi, edhe pse nuk mund të shkelte tokën e superfuqisë ekonomike dhe ushtarake, Amerikës. Të mos shkuarit në Amerikë nuk e pengonte për të drejtuar partinë dhe vendin e tij. Dhe në Greqi nuk diskutonte askush për këtë fakt, nuk i interesonte askujt!

Kjo nuk është për analogji me Berishën, por për të logjikuar dhe për të argumentuar se vendim-veprimi i Bashës nuk është vetëm absurd, por vrastar ndaj atij që i hapi udhën e karrierës politike, është fatal për jetën e një partie politike në opozitë, për anëtarët, militantët dhe suportuesit e saj, si dhe kur ky vendim-veprim vjen i kushtëzuar nga pozita, e bën aktin të shëmtuar, apolitik dhe të turpshëm.

Më lejoni të vazhdoj të besoj se Ramës nuk i duhet më Basha, kryeopozitari që i merr 30% të së tërës, në një dorë.

Ai që mund ta asgjësonte Bashën ishte dhe është vetëm Berisha i mbështetur nga demokratët. Këtë bëri Rama, duke e përdorur Bashën, ja hodhi “kurbanin” nofullave të ujkut dhe kështu në këto katër vite pushtet, do të jetë tërësisht i lirë dhe pa kavo e litarë që i kishin lidhur duar dhe këmbë.

Karamanlis: “I përkasim Perëndimit!”

Papandreou: “U përkasim grekëve.”

Basha dhe bashallëku, pozitë dhe opozitë janë shumë larg profilit të këtij rangu politikanësh.

Kujdes: Duhet të dinë politikanët shqiptarë, se janë thuajse të gjithë, Persona non Grata për shqiptarët.
MAST.AL