Një shok i rinisë për diten e “Thanksgiving”

0
515

RD – Michigan

“Një shok e mik imi i rinise së hershme paska shkruar sot në statusin e tij në facebook për diten e Falenderimit dhe mua se ç’mu permblodh gjithçka kisha në brendësi të shpirtit tim dhe me ngjasonte aq shume me ato që Shqefqeti kishte shkruar me shume mall dhe vendosa ta sjell për ju mbase dhe ju të dashur lexeues e miq të mije gjeni veten tuaj.Gezuar Shefqet festen dhe gjithmone kujtosh njerzit tuaj të mirë”
Amerika, si asnjë kontinent tjetër, ka një Ditë Falenderimesh, si festa më popullore qe çel festat e fundvitit.Sot festojnë të gjithë dhe gati çdo biznes është mbyllur, për t’u fokusuar tek Familja dhe miqtë që duam. Sado madhështore është Amerika, përsëri është aq e vogël, sa një sofër familjare në Shqipëri. Personalisht në këtë Ditë Falenderimesh, kthehem në kujtesë tek Prindërit e mi,si shembulli më i madh i sakrificës që kam parë si dëshmitar i vetëm: Heronj të vërtetë! Ne të gjithë sakrifikojmë për fëmijët tanë, por jo si “prindërit e mi për mua”. Secili nga ju e dëshmon këtë në fokusin e vet specifik.Faleminderit Nënë e Baba atje ku jeni!Faleminderit! Pastaj më vijnë në mendje të gjithë, vëllai që iku, motrat, nipër, mbesa, kushërinj, shokë dhe miq të mrekullueshëm që më kanë rrethuar nga Pretusha, ku linda dhe kudo nëpër Shqipëri dhe Amerikë…Është një “batalion” miqsh e shokësh që janë brenda dhe rreth meje, janë Atje, Këtu, Andej dhe Lart në Qiell… Shpesh unë “Flas me të vdekur”…Më vijnë në ëndrra, më çmallin, më duket se kurrë nuk kanë vdekur dhe vetëm kur zgjohem e kuptoj se “pashë ëndërr”…A nuk është jeta një ëndërr e bukur!?…Faleminderit miq dhe shokë, që keni ardhur në jetën time papritur, njerëzishëm dhe të tillë mbeteni me ndihmën dhe kurajon që më dhatë, me fjalët e ëmbla që më thatë… Kujtoj aq shumë, saqë, po të sjell emra do “bie në mëkat”…Miqtë dhe shokët janë për njeriun “familja jo gjenetike” që e fisnikëron ndryshe, e bën tjetër njeri, e nxit, e frymëzon dhe pastaj lehtë shkrihet në horizont…Shuhen miqësi duke “buisur” të reja natyrshëm…Ndaj Faleminderit të Gjithëve!Shpërndani sot Falenderime si mirëjohje, ndjesi, çast dhe moment ngazëllues se do të ndiheni mirë. Do të ndiheni ndryshe dhe po aq të lumturuar sepse me sa duket Fjala e parë e njeriut do të ketë qënë belbëzimi: FALEMINDERIT! Mua shpirti mirënjohës dhe moskrusimi i fjalës “Faleminderit” më solli deri në Amerikë ku jetoj një jetë-ëndërr! Faleminderit Zot! Faleminderit Juve të gjithëve që më mbështetët !
Sot Amerika Falenderon siç Falenderon një Njeri-Njeriun! Falenderoni kë mundeni dhe kujtoni dikë që “padashje” e keni harruar! Amerika është e madhe dhe po aq e vockël sa një “sofër shqiptre”! Faleminderit në Ditën e Falenderimeve!
Shefqet Meko
Minneapolis, USA