Ambasadorja Kim ka te drejte dhe ben mire qe mburret me presidentin Wilson per shqiptaret, por ua ndalon demokrateve te mburren me Sali Berishen dhe arritjet e kesaj partie ne 30 vitet e pluralizmit ne vendin tone. Nga ana tjeter kurre nuk ua mohoi socialisteve qe te mburren me diktatorin dhe diktaturen! Perkundrazi ndihemoi qe eksponentet e saj te rriten ne funksione deri te numri dy i shtetit dhe te dekorohen edhe nga Departamenti i Shtetit! Eshte ky lloj standardi qe i ben te pakenaqur shqiptaret me zonjen Kim, por jo me SHBA-te! Prandaj nese ajo ankohet per krijimin e frymes se mosbesimit duhet qe kete ankesa t’ia adresoje ambasadorit amerikan ne Shqiperi! Askush ne kete vend nuk ka kontribuar per ta denigruar autoritetin e Amerikes ne Shqiperi sa vete ambasadoret amerikane! Dhe kjo ka ndodhur, sepse ata nuk perfaqesojne Departamentin e Shtetit sa perfaqesojne lobet qe i mbeshtesin ne emrimin e tyre ambasador! Une shpresoj qe kete status ta lexoje dikush qe perfaqeson dhe e do me shpirt Ameriken per te kerkuar ne Uashington qe te korrigjohet praktika e emerimit te ambasadoreve ne Shqiperi!