Nga Astrit Seranaj, Inxhinier dhe aktivist i Teatrit Kombëtar
Çdo lloj vendimi që të merret për çeshtjen Berisha rëndon mbi opozitën.
Katër janë opsionet.
-ta lërë vetë mandatin
– të lërë mandatit duke ia kërkuar dhe partia.
– ta nxjerr nga grupi parlamentar ( qoftë me vendim kryesie të fshehtë)
– të jetë pjesë e grupit parlamentar ( me apo pa votim të fshehtë në kryesi).
Në të katërta rastet opozita do të sulmohet politikisht por jo vetëm..
Diskutimi i vetëm sot, do duhej të ishte vjedhja e zgjedhjeve, masakra elektorale, dhe përballja me regjimin Rama, për këtë duhen veprime radikale.
Nëse opozita e vlerëson siç duhet rrugën që do të ndjek, pra përballjen, atëherë vendimi për Berishën duhet ti shërbejë rrugës që do ndiqet.
Përballja fillon që në mënyrën se si e trajton çeshtjen Berisha, formën që do zgjedhësh për të marr vendimin.Në foto;Astrit Seranaj
Thënë këtë përballja mer kuptim nëse vendimi merret burrërisht hapur dhe pa konjuktura dhe proçedura, dhe e dyta pa u ndikuar nga regjimi Rama – Kim.
Pra burrërisht opozita duhet të mbështes dinjitetin dhe integritetin e figurës së saj historike dhe të përballet për të drejtën dhe demokracinë me të gjithë forcën dhe mjetet..
Cdo veprim tjetër tregon dobësi, nënshtrim, humbje sovraniteti, e kthen partinë në një OJQ.