Elda Hoti do të jetë në Kuvend në vend te Mark Markut

0
435

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Mark Marku, ka njoftuar ditën e sotme përmes një editoriali lënien e mandatit të deputetit. Pas këtij vendimi i hapet rrugë kandidatit/es që është më poshte në listën e Lezhës, e në këtë mënyrë ky mandat i takon Elda Hotit.

Hoti ka qenë pjesë e opozitës së re pas djegies së mandateve nga PD dhe LSI, ku pranoi të merrte mandatin e Viktor Tushajt në radhët e LSI-së. Tashmë ajo kthehet sërish në Kuvendin e Republikës, por tashmë me një sigël të re partiake atë të PD-së,(vjen nga lista e koalicionit të PD,kandidate e Partisë Republikane)..

Kujtojmë se Marku është një nga kritikët e kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me strategjitë e përdorura. Mesa duket këto kritika nuk kanë marrë zgjidhje në PD dhe kështu Marku ka zgjedhur të lërë mandatin e tij të deputetit. BURIMI AZLAJME