Mandati III-të: Zjarr dhe Urrejtje

0
238

Syrit të kujdesshëm nuk mund t’i shpëtonte kësaj here mungesa e kënaqësisë së shqiptarëve për një mandat të radhës së qeverisë Rama.

Blerja e votave dhe përdorimi i grupeve kriminale i siguroi kryeministrit mundësinë për të manaxhuar 4 mld euro të përvitshme në buxhet. Por, kostot e këtij manaxhimi rriten me eksponencial gjeometrik duke vërejtur keqmanaxhimin e buxhetit nga ai në 8 vite me radhë.Zjarret që kanë kapluar vendin nuk janë vetëm një problem shqiptar, përkundrazi ne jemi dëshmitarë dhe e shohim se si zjarret kanë pushtuar Turqinë dhe Greqinë. Por ndryshimi mes nesh dhe tyre është se në rastin e tyre kryeministrat dhe njerëzit përgjegjës janë manaxherë seriozë që përdorin çdo mjet për të mposhtur fatkeqësinë. Ndërkohë që Rama po përdor çdo mjet përtë ndërtuar justifikime dhe alibi që t’i ikë përgjegjësisë.

Zëri Amerikës, në një kronikë serioze nga ato të cilat nuk para i gjen më në mediat vizive në Shqipërinë e mandatit të tretë, raportonte se Emergjencat Civile në Shqipëri kishin mjete paramoderne. Kjo gjendje e mjeruar vjen as dy vjet nga nëntori i tërmetit të madh në Durrës, ku Shqipëria u gdhi nën frikën e lëkundjeve dhe imazhet e Emergjencave Civile që nuk kishin as doreza dhe të një kryeministri që ishte fshehur në bodrum.

Mandati III-të me siguri do të jetë i veshur me zjarrin e një vere të nxehtë, siç raporton edhe IPÇ (Panali ndërqeveritar për Ndryshimet Klimaterike). Raporti i të cilit nënvizon se një nga shkaqet kryesore (në mos kryesori) për situatën e vështirë që po kalojmë me zjarret është edhe faktori njerëzor.

Megjithëse urrejtja e kryeministrit ndaj Kosovës edhe kësaj radhe morri përgjigjen e merituar ndërsa forcat e FSK zbarkuan në Shqipëri atëherë kur flakët kishin pushtuar dhe veriun. Dëshmi e qartë se vëllazëria e mposht urrejtjen personale të një njeriu që nuk ka pse t’i gëzohet kaq shumë mandatit të III-të që nuk është veçse zjarr dhe urrejtje.

Leksion, ndër të tjera, për të gjithë ne se me çfarë rruge dhe në cilën mënyrë mund t’i bejmë dalje një kryeministri që mbjell shkatërrim dhe përçarje mes nesh.
BURIMI : Redaksionale Faktor.al