Unë e dua amerikën dhe kur jam i zemëruar me të…

0
482

Nga Osman Stafa **
E drejta dhe e vërteta,
jo pak herë nuk janë e njëjta gjë!?
Unë e dua amerikën dhe kur jam i zemëruar me të…
Por unë sot jam me Sali Berishën, përsa kohë e vërteta nuk është veshur me kostumin e provës, ajo është thjesht një alibi jo provë.
Amerikën e kam dashur para se të njihja z. Berisha. E kam dashur si vend për të jetuar, por edhe si model zhvillimi.
Sali Berishën kam mëse 30 vjet që e njoh. Ka një të vërtetë që Sali Berisha kur fliste për demokracinë i referohej amerikës.
Jo pak herë kam patur rezervat e mia ndaj z. Berisha, por jo kurrë mbi besimin e tij ndaj
amerikës… Por kur amerika e priste si mik unë ndryshoja brenda dhimbjes time..
Thonë se aleancat nuk janë martesa me dashuri, por martesa me leverdi… ka një të vërtetë që Sali Berisha me staturën e tij prej politikani ka fuqi në tërë trevat shqipfolse dhe dihet se fuqia është ndikim.Nëse ky ndikim është shqetësim më duhet të di ku dhe si bie ndesh me interesat amerikane në rajon dhe këto interesa e cënojnë kombin tim.
Demokracia, Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë pothuajse të njëjtin muaj njohje në kohezionin demokratik shqiptar.
Partia Demokratike është partia e lirisë dhe ajo prej mëse 25 vitesh ka ecur nën emrin e z. Berisha dhe të dy bashkê nën bekimin e aleatit tonë strategjik të SHBA-sê.
Kjo është historia jonë…me ulje ngritjet e saja, me shkëlqime dhe rëniet tona, pse jo dhe me shumë enigma që nga lindja deri më sot…
Nga burrë shteti deri tek “nongrata”.
Ne mirnjohjen time historike ndaj amerikes, sot ndjej te verteten e dhimbjes së sektit të rilindjes ndaj vendit dhe kombit tim.
Kjo nuk është retorikê, por një e vërtetê zonja ambasadore… sistemi politik nê Shqiperi nuk ka asnje ngjyrë qê i përngjan atij modeli qe unë ëndërrova me 1990-ën ku si referencê kisha tokën e bekuar, pra amerikën.
Rënia ekonomike, korrupsioni, krimi i organizuar dhe kapja e sistemit janê të vërteta absolute sot në Shqipëri shkëlqesi.
A thua këto rrëshqitje te sistemit jan skenare te Sali Berishes???
Jo aspak edhe pse është pjesë e përgjegjêsisë të së shkuarës sonë ku nuk mohojmë gabimet tona.
Ndaj do jem me të drejtën deri sa kohê e verteta do të jetë enigme…!?
**Osman Stafa-eshte Kryetar i PD-se Durres.