Oligarket Serbo-Maqedono Shqiptar dhe “Gogoli” Berisha

0
826

OPINION NGA
ZEF PERGEGA

Shqiptaret pertej vetes ende nuk e kane zgjidhur raportin me te parin e vendit, duke i cuar ata disa hapa larg drites se demokracise dhe integrimit europian. Ai e shikon dhe e lexon kete raport me librin e vjeter, ate te autoritarit si te bajraktarit, sunduesit dhe te drejtes se padrejte per te bere c’fare te doje “gjoja” ne te mire te popullit te vet. Duhet kuptuar njehere e mire se nocioni popull, per prijesin nuk ekziston, madje populli nuk eshte gje tjeter vetem nje lekure, ku kuan dhembet e tij prej ulkonje te uritur.
Ndonese shqiptaret jane nje komb gjeneroz, ne raport me princin me te parin, jane me te dobtit. Se ne histiri nuk kane cuar krye kur shqiptari ka shtypur shqiptarin. Ne rrjedhen e ketij lumi, i cili shtratin e ka celur me kthetrat e sunduesit te vet, shqiptari e nderton lundren, duke e vozit me rrema mbrapsht, duke nxitur per te pare diellin e detit te se ardhmes se tij!
“Ta kam bere naften Europe!” Kjo thenje e perifrazuar e te parit te vendit tone, thene ne Shkup, ne qytetin shqiptar te asimiluar nga sllavet, nuk eshte nje perkufizim dale nga germadha e fytit te zorit te sforcuar, por nje konkluzion i ditur dekada me pare dhe i pa deklaruar publikisht plotesisht! Me zgjuresine e vet dhe me nje padurim te zellshem i pari e hodhi ne tregun mendiatik, qe ky i fundit te luaje me te si macja me miun!
“Ballkani i hapur” Asnje qeveri ne Europe nuk ka fuqi ta ndale bashkepunimin rajonal, dhe cudi qe ka 30 vjet qe nuk eshte bere legal, por ama ne baze te rregullave e ligjeve kombetare e nderkombetare, qe e ka rrenjen ne idene e mbledhjes se ministrave te jashtem te Ballkanit me inisiativen e Presidentit komunist Ramiz Alise ne vitet “90 ne hotel “Tirana” ne kohe kur mushkerite e Ballkanit ishin kalbur dhe frymemarrja e popujve po mekej! Qellimi ishte qe kjo lidhje e re Ballkanike ti jepej edhe nje here okzigjen sistemit komunist te shtrire ne shtratin e komes.
Lidhja e tanishme Serbi – Shqieri_- Maqedoni eshte nje lidhje islamo-ortodokse qe e ka platformen ne Stambollin e perandorise turke me shqimb cdo vlere perendimore, e cila ruhet ende si gje e shenje e si arke e homelive te psallmeve ne shpirtrat e ashtuquajtura ne zhargonin politik e haremit mediatik, ketijsqolli te mbushur me berllok krimi e prostitucioni, ne “Shpellaret maloke” edhe kur detin e kane 300 metra larg e ata nga vijne duhet te bejne mbi dy jave te zbresin me mushka per pak krip deti per te regjur urrejtjen e vet dhe te pastermate te dimrit.
Lidhja treshe eshte trekendeshi i revolucionar komunisto serbo-sllav i pamiratur ne parlament i paligjshem ende i oligarkeve te bizeneseve te reja bashkepunimi per fuqizmin ekonomik te ketyre sundimtareve te rinje me teknologji te vjeter politike, duke e rjep pupllin deri ne lekuren e shtate per te zgjat jeten e pushtetit dhe sistemit te perenduar.
“Non grata” e Berishes perdoret si gogol frike per te fshehur kryet oligarket e rinje qe e kane mpreh shpaten edhe njehere per situaten. Berisha duhej te goditen e kritikohej kur ishte ne kulmin e pushtetit, por si amerikanet e si mediat u rrudhen ta benin nje gje te tille. Po ta benin do ti benin nje sherbim te madh demokracise dhe Berisha do te mbrohej nese me te vertete i kishte armet e verteta te agumentit demokratik e ligjor. Dalja ne pension e njeriut nenkupton mbylljen e karrires pushtetore e politike, por jo heqjen e lirise se fjales dhe te drejten e ushtrimit te saj ne foltoret e sovranit.
A eshte nje frike potenciale Berisha per shtrirjen dhe forcimin e pushtetit te treshes islamiko-ortodokse sllave ne bregdetin ilir shqiptar?! Frika e Durresit qendron qe me Cezarin dhe Pompeun dhe tani eshte me evidente krijimi i hapesirave nga arabet, ku mund ta fshehin kryet oligarket sllavo komunite neper qallma. Kjo mund te jete nje fsheheje e tmerrme nga dritat e lluksit te rreme dhe haremet e nendheshme qe mund te jete nje pike takimi me tunelet drejt bisht te dhise te Italise, ku serbet e maqedonet duan ta lajne bishtin e rreshkur dhe te ndotur, duke u cirrur per gogolin Berisha, tashme i thinjur ne libra edhe ne ato konspirative.
Tani analiste nga Amerike kerkojne qe Kosova ta shpalle “non grata” kryeministrin shqiptar. Nese kjo lufte ndizet ne Amerike do te kete flake percellonjese po te kemi parasysh fjalen e Kurtit: ‘…vetem mizat mund te kalojne neper kosova pa leje!”
Ajo qe duhet bere, qeveria te ule veshet e te degjoje te mencurit!