Biden mund të vendos Kamala Harris në postin e presidentit të 47-të

0
1226

“Presidentja Harris…” – Joseph Biden Jr.

Klajd Kapinova

Kamala Harris, ka shumë shanse që brenda një kohe të shkurtër mund të behet presidente e 47-të e SHBA-së. Kjo nuk është teori konspirative, por realitet i ditëve tona. Media nuk përjashton mundsinë e parashikimit se Biden nga vetë “demokratët” e tij socialist, mund ta shkarkojnë nga detyra në Shtëpinë e Bardhë, përmes amendamentit 25 të Kushtetutës, për paaftësi fizike për të bërë detyrën si President i SHBA-së.

Për Joseph Biden Jr. tashmë të gjthë e dijnë se ai nuk është i sigurtë se është caktuar me katapultë si Presidenti i 46-të i SHBA-së. Ai tre here ka kandiduar dhe asnjëherë nuk ka arritur të kualifikohet. Më në fund ai u bë i tillë rastësisht me vota të vjedhura dhe të manipuluara në mënyrë flagrante nga ndërhyrja e orkestruar e jashtme e mbi 70 shteteve të huaja, në rrjetin e denduar të sistemit të kompiuterave të 50 shteteve në zgjedhjet presidenciale këtu, me ndihmen e mediave dhe Big Tech të tejkorruptuar.

Në një paraqitje të rrallë publike, para monitorit të programuar me tekst të gatshëm brenda Shtëpisë së Bardhë, ku ai lexon rregullisht pyetje dhe përgjigjet e “mediave” Biden e citoi ish senatoren dhe ish Prokuroren e Përgjithshme të Kalifornisë sot zv/Presidente në Shtëpinë e Bardhë indiano amerikanen (me origjinë nga shteti i Indisë) Kamala Harris si Presidente reale të SHBA-së.

Shumë media e lidhin këtë fakt me arsyen reale, sepse i moshuari dhe ish pensionisti Biden po kalon momente të vështira shëndetsore, si: humbje të kujtesës, lajthitje të vazhdueshme, gafa të pakuptueshme, depresion të thellë për shkak të skandaleve në të cilat ai ka qenë i përfshirë para se të bëhet “President” i vendit, të cilat deri tani janë fshehur me mjeshtëri dhe brutalisht nga Departamenti i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, agjencitë e zbulimit dhe të hetimit të krimeve amerikane, makina e shfrenuar dhe e pakontrolluar propagandistike dhe mashtruese mediatike dhe Big Tech…

Këtu po përdoren sistematikisht dy standarte të drejtësisë dhe hetimit. Amerika fatkeqsisht, sot i ngjason vendeve të prapambetura të botës së tretë si dhe Shqipërisë dhe Kosovës, ku censura është kthyer në system e cila drejtohet nga media, Presidenti, Kongresi, Senati dhe Big Tech socialkomunist.

Rihapet Kutia e Pandorës për Hunter Biden djalin e Joseph Biden Jr.

Pyetjes: “A jeni përdorues i paligjshëm i marihuanës ose i varur nga ndonjë marihuanë ose ilaç depresiv, stimulues, narkotik apo ndonjë lëndë tjetër e kontrolluar?” – Hunter Biden (1970) i është përgjigjur negativisht me JO!!! (Revista amerikane “Politico”)

Vitin e kaluar (2020), një Komision i Senatit të SHBA-së, ka hartuar një Raport të hollësishëm voluminoz dhe serioz, të mbështetur mbi fakte dhe prova me dokumente autotentike, mbi skandalet e Hunter Biden, gjatë kohës që babai i tij zv/Presidenti Joe Biden ishte në detyrë, duke shkelur ligjet, të cilat përbëjnë hapur konflikte interesi, të cilat janë të denueshme me ligjet e Kushtetutës dhe drejtësisë amerikane.

Ai ka abuzuar me detyrën, duke udhëtuar familjarisht me avionin zyrtar presidencial Air Force Two sëbashku me djalin e tij Hunter Biden drejt Kinës etj., për të ndihmuar djalin në bisnese prej biliona dollarësh…

Media e majtë globaliste, gjatë viteve 2012 deri në vitin 2016 papushim dhe me intensitet të lartë, ka njoftuar dhe shkruar me qindra dhe mijëra artikuj (rreth 600,000 pa përfshirë këtu mijëra programe televizive dhe dokumentare të mirëfillta investigative) mbi Skandalin e Madh të Hunter Biden, djalit të vogël të zv/ Presidentit të SHBA-së Joseph Biden Jr., i cili kishte lidhje bisnesi me një kompani të madhe ukrahinase të gazit natyror.

Joe Biden, disa herë është pyetur nga media se a kishte dijeni ai për aktivitetin e kundraligjshëm të djalit të tij me kompaninë ukrahinase Burisma, dhe se ai gjithnjë e ka mohur, duke thënë se nuk kishte asnjë dijeni për këtë çështje.

Gjatë vitëve 2019-2020 media e pavarur zbuloi dhe publikoi me qindra arikuj dhe dëshmi të njërëzve, që ishin përfshi në këtë skandal, të cilët kanë pohuar se zv/Presidenti i SHBA-së Joe Biden kishte dijeni të plotë mbi këtë skandal. Të gjithë këto burime, sot gjenden në rrjetet sociale, youtube, twitter dhe në qindra dhe mijëra website amerikane dhe ato ndërkombëtare.

Gjatë vitit 2019, në një dyqan ku riparoheshin kompiuterat e klientëve të ndryshme, është gjetur edhe kompiuteri (laptop) personal i Hunter Bidenit (e kale vetë ai për ty riparuar), i cili ka brenda tij me qindra dhe mijëra e-mail, foto kompromentuese etj., të cilat këto ditë kanë filluar të publikohen në disa media të pavarura dhe website, duke nxjerrë zbuluar në këtë rast edhe ish zv/Presidentin Biden si genjeshtar, kur pohonte vazhdimisht se ai nuk kishte dijeni për bisnesin e djalit të tij Hunter Biden me kompaninë e gazit ukrahinas Burisma.

Biden më parë dhe sot djali i tij Hunter, në një intervistë të ditëve të fundit në mediat amerikane, kanë arritur deri aty sa të mohojnë dhe thonë paturpsisht se e gjithë kjo është një lojë e organizuar sherbimit sekret rus…

Familja Biden dhe Burisma

Kompania gaznxjerrëse ukrahinase Burisma, ndodhet në shtetin e Ukrahinës e cila gjeografikisht shtrihet në pjesën Lindore të Europës. Kështu në pjesën Veriore Ukrahina kufizohet me Bjellorusinë (Rusët e Bardhë), në Lindje më Rusinë, në Jug me Detin e Zi, kurse në Perëndim me Poloninë, Sllovakinë dhe më në Jugperëndim me Hungarinë.

Sikurse dihet nga të gjithë ky ish shtet komunist ishte pjesë e ish Bashkimit Sovjetik (B.R.S.S.), është i pasur me resurse natyrore dhe më së shumti në planin ekonomik dallohet për rezervat e mëdha të gazit natyror, naftës dhe disa minerale të dobishme, të cilët janë si elementë kryesorë të Tabeles së Mendelejevit…

Mbulimi i skandaleve të shekullit në SHBA

Mbasi Joe Biden fitoi garën si kandidat brenda partisë demokratike, për të përfaqsuar këtë forcë politikë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vitit 2020, në mënyrë të pakuptimtë media e majtë dhe Big Tech filloi të pastroj nga qarkulli të gjithë artikuj e shkruar më pare nga vetë ata kundër Joe Biden-it si dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes së tij dhe në mënyrë të veçantë kundër djalit të tij “bisnesmen” Hunter Biden.

Mediat e fuqishme amerikane, duke menduar se figura dhe karriera politike e Joe Biden është e mbyllur përgjithmonë, mbas daljes së tij në pension, ku ai nuk do të jetë më pjesë e politikës së vendit (mbas mbarimit të mandatit të dytë të si zv/President), filluan të shkruajnë lajme dhe botojnë reportazhe serioze investigative negative faktike, në faqet e gazetave të përditshme, si: The New York Times, Washington Post, Boston Globe, Daily News, Los Angelos Time, revista TIME, Newweek, New Yorkers etj.

Kjo temë e korrupsionit zyrtar të administrates Obama-Biden 1 dhe 2, ishte në faqet e para të gazetave, lajmeve televizive, analizave, opinioneve dhe rrjeteve sociale amerikane dhe nderkombëtare. Papritur dhe pakujtuar, atëherë kur të gjithë e kishin harruar pensionistin e lodhur nga kujtesa Joe Biden-in, ai si duke luajtur dhe qeshur u shfaq para mediave, duke deklaruar se do të garoj për postin e Presidentit të SHBA-së, duke u rregjistruar si kandidat në garën parazgjedhore brenda partisë demokratike këtu.

Deklaratat e tij për postin e Presidentit, do ta fuste Biden dhe familjne e tij në morsen e madhe të mediave. Biden filloi të trazoi ujërat e ndenjura me erë të rëndë nga korrupsioni i viteve të shkuara të tij dhe familjes Biden. Më i spikatur ndër ta ishte djali i vogël i tij “bisnesmeni” Hunter Biden, i cili ishte mpleksuar me disa kompani fantazma, në shtete të ndryshme të ish Europës Lindore Komuniste, Republikën Komuniste të Kinës etj., ku ai përfitonte shuma marramendëse qysh në monentin kur babai i tij Joe Biden ishte bërë zv/President i SHBA-së gjatë vitëve të zymta 2008-2016.

Ai pa asnjë meritë apo kualifikim profesional në bisnes dhe duke mos ditur asnjë gjuhë të huaj tjetër (ukrahinase, ruse, kineze, rumune, irakiane etj.) po arrinte në mënyrë të pabesushme të merrte paga mujore dhe shuma të majme dollarësh (60,000 deri në 80,0000 dhe në disa raste edhe 120,000 dollarë), duke perfituar pa merite biliona dollarë për një kohë të shkurtër, kur dihet se ai nuk kishte asnje CV profesionale, sikurse do ta shohim gjate analizws sone ne kwtw shkrim. Demokratët që kontrollonin Kongresin nuk e hodhën në gjyq Joe Biden, për t’a shkarkuar për korrupsion dhe për kërcënim të hapur që ai i kishte bërë publikisht Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrahinës, që po hetonte kompaninë ukrahinase të korruptuar të gazit Burisma dhe aktivitetin e djalit të tij në bordin drejtues të kësaj kompanie. Prokurori i Përgjithshëm i Ukrahinës u shkarkua nga detyra me ndërhyrjen e drejtperdrejtë të zv/Presidentit të SHBA Joe Biden (me dijeninë e plotë edhe të Presidentit Barack Hysen Obama), e cila ishte një akt flagrant e i turpshëm në ndërhyrjet e hapur  si kryepolicë në punët e brendshme të një shteti dhe drejtësisë së pavarur të Ukrahinës.

Pa dashur Biden trazoi ujërat e qelbura tek ekzpozoi vetën dhe familjen e tij, ndonëse media marramendëse globaliste e majtë filloi ta mohoj atë që ajo kishte shkruar dhe zbuluar për disa vite, duke ia treguar popullit amerikan dhe ndërkombetarë korrupsionin galopant të Joe dhe Hunter Biden. Media globaliste e ndryshoi pllakën menjëherë dhe filloi të mbuloi me mashtrime, agresivitet e fanatizëm kandidatin e zgjedhur të tyre për President plakun e pensionuar Joe Biden Jr.

Kompanitë e mëdha mediatike manipulative dhe gënjështare Big Tech si Google, Twitter dhe Facebook për habinë e të gjithëve filluan aksionin me gënjeshtra të hapura, për pastrimin e faqeve të tyre nga faktet e botuara më pare nga vetë ata, duke larguar menjëherë nga fjalori apo kërkimi (Search) fjalët korrupsioni i familjes Biden, skandali Biden, Burisma dhe Biden, fshinë të gjithë historitë e arkivave të tyre kërkuese etj.

Por atyre u kishte dalë gjumi vonë, sikurse thonë një fjalë e urtë popullore shqiptare. Media e shkruar, gazetat dhe revistat, tashmë kishin depërtuar në shtëpitë e qytetarëve amerikanë të cilët janë të abonuar dhe i ndjekin me kujdes informacionet, shkrimet, analizat dhe faktet e ofruara nga ata vetë me parë. Ata filluan të bijnë në kontraditë me shkrimet e tyre investigative mbi familjen e korruptuar Biden dhe djalin e Joe Biden “bisnesmenin” Hunter Biden. Tashme për mediat mashtruese dhe Fake amerikane nuk kishte me rendsi zbulimi dhe denoncimi i korrupsionit dhe krimit ndërkombëtarë financiarë, me të cilën ishte implikuar familja Biden, por fshehja e saj sa më shumë të jetë e mundur, vetëm për faktin se kandidati i tyre i preferuar ishte një socialist ekstremist ose zyrtarisht sikurse quhen këtu në SHBA me hipikrizi si “demokrat”.

Sikurse dihet deri tani asnjë abonent i shtypit të shkruar amerikan, nuk i ka grisur apo djegur kopjet origjinale të revistave dhe gazetave (ku janë qindra dhe mijëra artikuj të idhullit të tyre të rrejshëm Hunter dhe Joe Biden), por i ruajnë e i ribotojnë si fotokopje ndaj gjithë asaj përpjekje të turpshme që po bën sot media dhe big Tech, për të fsherë hapur Diellin me shoshë, pikërisht korrupsionin ndërkombëtarë më të  madh që ka ndodhur në të gjithë historinë e SHBA-së, ku gazetarët e korruptuar dhe familja Biden, janë aktorë kryesorë të kësja loje gjigande.

Një muaj më parë, revista “Time” (1923) bij e gazetës ultra liberale globaliste “The New York Times” (1851), botoi një artikull me titull: Në një farë mënyre, Trump kishte të drejtë” (In a way, Trump was right).

Kështu më 4 shkurt 2021 revista “TIME”, autorja dhe bashkëpunëtorja socialiste Molly Boll, shkroi artikullin: “Historia e hijeve sekrete të fushatës që shpëtoi zgjedhjet 2020”, e cila bëri bujë në media dhe TV show globaliste, socialiste, liberale, indipendente, konservative, etj., në të gjithë SHBA.

Esenca e shkrimit në fjalë, mund të përmblidhet shkurt, me disa rreshta sinjifikative, të shkruar nga vetë autorja e majtë Molly Boll, se: “Presidenti Donald J. Trump, kishte të drejtë. Kundër tij ishte ngritur një konspiracion nga një grup i mirë-financuar, me mjerëz të fuqishëm që ndryshuan ligjet, e përfaqsuar nga media drejtuese gjigande propagandistike, që sistematikisht kontrolloi informacionin. Brenda disa ditësh pas zgjedhjeve, ne ishim dëshmitarë të një përpjekje të orkestruar për të përcaktuar fituesin, edhe pse shumë shtete kryesore ende ishin duke numëruar votat…”

Shërbimi Sekret Amerikan fsheh gjurmët e armës së Hunter Biden

Revista tjetër globaliste e majtë amerikane “Politico” (2007), që ka 14 vjet që botohet këtu, në numërin e saj të radhës të datës 25 mars 2021, boton një shkrim hulumtues shumë interesant në faqet e saj, shkruar nga bashkautorët: Tara Palmeri & Ben Schreckinger, me titull tërheqës po aq edhe bombastik: “Shërbimi Sekret Amerikan përfshihet në mbulimin (fshehjen) e armës së Hunter Biden-it”.

Me sa duket mediat e majta socialiste dhe Big Tech si përkrahëse kryesore e planeve të tyre, tashmë po përgatitën për hapin final për t’a larguar nga Shtëpia e Bradhë dhe skena politike limonin e shtrydhur pensionist Joe Biden, përmes hapjes së Kutisë së Pandorës, duke nxjerrë pak nga pak në shesh dhe permes mediave të tregoi të vërtetën e historive të familjes së korruptuar Biden.

Ky është një skenar i parapërgatitur më pare, pikërisht para se Biden të bëhet “fitues” i garës pa garë presidenciale, por si pasoj e manipulimeve të hapura zgjedhjeve të 3 nëntorit të vitit 2020.

Duke e nuhatur fundin e tij në zyrën ovale, disa ditë më parë, gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë vetë Joseph Biden Jr. deklaroi ose më saktë e quajti më gojën e tij zëvendësen e tij Kamala Harris si Presidente aktuale e SHBA-së, kur tha: ”Presidentja Kamala Harri!!!”

Një zhurmë e re mediatike po përdoret me sukes nga media për ta kritikuar familjen Biden. Në kohën dhe momentin e duhur u shfaq historia. Kështu incidenti i çuditshëm përfshinte një kosh plehrash, ku një njeri (endacash rrugësh), që po kërkonte materiale të riciklueshme në kazanat e plehrave të restoranteve… gjeti revolverin e Hunter Biden.

Më 23 tetor të vitit 2018, djali i Joe Biden, Hunter dhe Hallie u përfshinë në një incident të çuditshëm, në të cilin Hallie mori armën e Hunter dhe e hodhi atë në një kosh plehrash, prapa një dyqani ushqimesh. Ajo u rikthye sërisht më vonë, por që për fat të keq arma nuk ndodhej më aty…

Policia e shtetit Delaware filloi hetimet, e shqetësuar se kazani i plehrave ishte përballë një shkolle të mesme dhe se arma e zhdukur mund të përdoret në një skenë krimi, sipas zyrtarëve të zbatimit të ligjit dhe nga një kopje origjinale e tekstit të raportit të policisë (DPD), të siguruar nga gazetarët e revitës amerikane “Politico”.

Por një ngjarje interesante dhe shumë e habitshme ndodhi në atë kohë. Kështu agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan, iu afruan pronarit të dyqanit, ku Hunter Biden kishte blerë armën dhe kërkuan të marrin dokumentet që përfshijnë shitjen, sipas dëshmisë së dy personave aty.

Pronari i dyqanit të armëve refuzoi t’i jepte dokumentet, duke dyshuar se oficerët e Shërbimit Sekret donin të fshihnin pronësinë e Hunter Biden-it për armën e zhdukur në rast se do të përfshihej në një krim, thanë dy personat. Pronari, Ron Palmieri, më vonë ia dorëzoi kasetat filmuese Byrosë së Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve, e cila mbikëqyr ligjet federale të armëve.

Por më e habitshme mbetet fakti tjetër absurd, se Shërbimi Sekret thotë se nuk ka “të dhëna” për agjentët e tij, që po hetojnë incidentin dhe Joe Biden, i cili nuk ishte nën mbrojtje në atë kohë, tha përmes një zëdhënësi se nuk ka njohuri për ndonjë përfshirje të Shërbimit Sekret.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me heshtjen prej varrit të kompiuterit laptop personal të Hunter Biden, që prej 2 vitesh. Ai sot ndodhet në zyrat e FBI dhe deri më tani askush nuk po flet. Pra, taksapaguesve apo popullit amerikan i fshihet me paramendim e vërteta nga zyrtarët e shërbimit sekret amerikan, të cilët paguhen nga taksat tona për të bërë detyrën me ndershmëri dhe jo me fshehje të fakteve, nepotizëm, dy standarte dhe hile për njerëzit me pushtet në Shtëpinë e Bardhë etj.

Nga ana e tjetër, tashmë të gjithë taksapaguesit amerikanë sot e dijnë se e njëjta heshtje varri është ndjekur në mënyrë sistematike edhe ndaj korrupsionit të Hunter Biden me kompaninë e gazit ukrahinas “Burisma”, heshtje e cila pritet të vijoi deri sa Joe Biden të mbaroi ose të largohet apo shkarkohet për paaftësi fizike nga përfundimi i mandatit te tij si kryetar shteti, përmes mrekullisë që vjen nga amendamenti 25…

(“Presidenti i zgjedhur Joe Biden përqafon djalin e tij Hunter Biden në skenë” E Shtunë, 7 Nëntor 2020, në Wilmington, Del. Nga Andrew Harnik /Fotot nga Associed Press)

Sikurse mësohet nga media e pavarur, disa ditë më vonë, arma e zjarrit me pronësi qytetarin Hunter Biden u rikthye nga një burrë i moshuar e i pastrehë, i cili në mënyrë rutinë po kërkonte nëpër plehrat e kazaneve të dyqanit ushqimorë, për të mbledhur sende të riciklueshme (shishe plastike dhe qelqi), sikurse njoftohet nga njerëzit që janë të njohur me ngjarjen në fjalë.

Incidenti pa akuza dhe arrestime

Por përfshirja e pretenduar e Shërbimit Sekret mbetet një mister. Pse ndaj tyre nuk është marrë asnjë insitiativë e investigimit. Një zyrtar i zbatimit të ligjit tha se në kohën e incidentit, agjentë individualë të Shërbimit Sekret në zyrat e agjencisë në Wilmington, Del., dhe Filadelfia mbajtën një dorë informale në ruajtjen e sigurisë së ish-nënkryetarit Joe Biden.

Personi përmendi një shembull në vitin 2019, kur zyra e Shërbimit Sekret Wilmington thirri Policinë e Shtetit të Delaware, për të rregulluar sigurinë, për një paraqitje publike nga Joe Biden. Pse përdoren dy standarte drejtësie dhe investigimi për ish politikanët e lartë të Shtëpisë së Bardhë!?

Me gjithë insistimin e herë pas hershme të gazetarëve investigativ të ngjarjes në fjalë, mësohet se Shërbimi Sekret i këtij shteti, nuk pranoi të përgjigjej në një pyetje kurioze, nëse kishte një përfshirje joformale në sigurinë e kandidatit demokrat për president Joe Biden gjatë kësaj periudhe.

I pyetur nëse Shërbimi Sekret kërkoi siguri të policisë së shtetit për burrin e moshuar dhe të pensionuar Joe Biden, gjatë periudhës kur ai nuk ishte nën mbrojtjen e agjencisë, një zëdhënës i Policisë së Shtetit të Delaware tha: “Unë kam arritur tek rreshteri ynë i cili mbikëqyr Njësinë Ekzekutive të Mbrojtjes me Policinë e Shtetit të Delaware. Ai nuk është në dijeni të ndonjë kërkese apo shërbimi të tillë të ofruar“.

Çdo përfshirje nga Shërbimi Sekret në emër të familjes Biden ose me iniciativë të saj do të ishte ndërhyrje e papërshtatshme në një incident, që tashmë ishte duke u hetuar nga Policia e Shtetit të Delaware me përfshirjen e FBI, sikurse mësohet nga zyrtarët e zbatimit të ligjit.

Revista liberale globaliste “Politico” arriti të siguroi kopjet e Regjistrit të Transaksionit të Armëve të Zjarrit dhe një faturë për armën e datës 12 tetor të vitit 2018.

Asokohe shtetasi “bisnesmen” Hunter Biden, iu përgjigj negativisht me JO, një pyetjeje në regjistrin e transaksionit, që tekstualisht kërkon të përgjigjesh me korrektësi dhe saktësi: “A jeni përdorues i paligjshëm i marihuanës ose i varur nga ndonjë marihuanë ose ndonjë ilaç depresiv, stimulues, narkotik ose ndonjë lëndë tjetër e kontrolluar?”

Ne fakt Hunter këtu ka gënjyer ose më saktë ka dhënë dëshmi të rremë, sepse sikurse dihet nga të gjithë amerikanët ai është përdorues i drogës, gjë e cila vërtetohet nga shumë foto që po qarkullojnë sot në shumë kanale televizive, rrjetet sociale, youtube, gazeta, revista etj.

Për më tepër pesë vjet më parë, djali i Joe Biden, shtetasi Robert Hunter Biden ishte shkarkuar nga detyra si Rezervist i Marinës Amerikane, pasi ishte testuar pozitivisht për kokainë dhe ai dhe anëtarët e familjes vazhdimisht kanë folur për historinë e tij të përdorimit sistematikisht të drogës dhe varësisë nga ajo.

Hunter në një lidhje romantike me Hallie, e veja e vëllait të tij të ndjerë, Beau

As Hallie Biden dhe as George Mesires, një avokat i Robert Hunter Biden, nuk iu përgjigjën kërkesave për komente mediave, duke fshehur kështu gjurmët e së vërtetës.

Incidenti në ruajtjen e armëve ndodhi gjatë një periudhe pas shkarkimit administrativ të Hunter Biden nga Rezervat Detare për testin e tij pozitiv të kokainës dhe divorcin e tij pasues nga gruaja e tij e parë, Kathleen. Në kohën e incidentit me armë, Hunter Biden ishte në një lidhje romantike me Hallie, e veja e vëllait të tij të ndjerë, Beau.

Incidenti filloi kur Hallie kërkoi makinën e Hunter Biden, i cili e kishte parkuar në shtëpinë e saj në Wilmington, për shkak të “dyshimeve të paspecifikuara që kishte“, sipas raportit të Policisë së Shtetit të Delaware. Brenda makinës, ajo gjeti një revole.

Hallie e çoi armën në Janssen’s Market, një dyqan ushqimesh dyqanesh ushqimore të nivelit të lartë aty afër, ku familja Biden janë klientë të rregullt për një kohë të gjatë. Atje, ajo hodhi armën, mbështjellë me një qese të zezë ushqimesh, në një kosh plehrash jashtë dyqanit.

Më vonë atë ditë, Hallie informoi Hunter për atë që kishte bërë dhe ai e udhëzoi atë të merrte armën, sipas raportit të policisë. Kur Hallie u kthye në dyqan ushqimesh, ajo zbuloi se arma mungonte në koshin e plehrave dhe raportoi çështjen në dyqan. Sipas raportit, policia mori thirrje nga menaxherja e përgjithshme e dyqanit, Paula Janssen dhe nga një person tjetër.

Arma e zhdukur shkaktoi shqetësim të shtuar, sipas raportit të policisë, sepse dyqani ushqimor ndodhet përtej rrugës afër Shkollës së Mesme Alexis I. du Pont.

Duke arritur në vendngjarje, Policia e Shtetit të Delaware mori menjëherë pamjet (rregjistrimet) e kamerave të sigurisë nga dyqani dhe intervistoi Janssen, menaxherin e dyqanit. “Ne u pajtuam me policinë dhe u dhamë atyre çfarëdo pamje sigurie që mundëm“, tha Janssen për revistën Politico.

Byroja Federale e Hetimit gjithashtu iu përgjigj vendit të ngjarjes, sipas njerëzve të njohur me situatën. Në atë kohë, FBI po monitoronte Hunter Biden si pjesë e një hetimi që po vazhdon dhe që aktualisht përqendrohet në taksat e tij. FBI nuk pranoi të komentonte.

Përveç marrjes në pyetje të Hallie, policia thirri Robert Hunter Biden në vendngjarje, ku ai u mor në pyetje jashtë zonës së bankës së ngarkuar të dyqanit dhe shpjegoi se ai e përdori armën për stërvitje, sikurse thuhet sipas raportit të policisë së shtetit.

Në një moment, dy nga punonjësit e Janssen, të përshkruar nga raporti i policisë si burra meksikanë, kaluan pranë zonës së bankës së të akuzuarve dhe Hunter i tha një oficeri policie, që dyqani kishte disa njerëz të dyshimtë që punonin për të. I pyetur nëse po u referohej atyre dy punonjësve, Hunter u përgjigj, “Po…“, sipas raportit.

Kur një oficer policie pyeti Hunter Biden, nëse arma ishte përdorur në një krim, oficeri njoftoi se Hunter “u acarua shumë me mua dhe më pyeti nëse isha duke u përpjekur ta bëja atë të çmendur“, sipas raportit.

Kur oficeri e pyeti Hunterin nëse ai kishte qenë duke blerë drogë apo duke pirë…, ai u përgjigj, “Dëgjo, nuk është kështu. Unë mendoj se ajo beson se unë do të vrisja veten,” sipas raportit.

Një oficer e pyeti Hunterin nëse ai e kishte thirrur babanë e tij (ish zv/Presidentin e SHBA-së Joseph Biden Jr.) për incidentin para se të mbërrinte. Hunter u përgjigj: “Unë kurrë nuk e kam thirrur babanë tim për asgjë“, sipas raportit të policisë.

Pasi u mor në pyetje, Hunter e mori çështjen për armën, e cila përfshinte numrin e serisë të armës nga shtëpia e Hallie e u kthye në dyqan ushqimesh për t’a dorëzuar atë në polici, sipas raportit.

Ndërsa policia mori në pyetje Hunter dhe Hallie, dy agjentë të Shërbimit Sekret mbërritën në dyqanin ku Hunter kishte blerë armën, në vendin e quajtur Star Quest Shooters & Survival Supply në Wilmington, sipas dy personave të njohur me incidentin.

Agjentët i treguan shënjat dhe kartat e tyre (të Shërbimit Sekret të shtetit) të identifikimit Palmierit, i cili ishte pronari i dyqanit dhe kërkuan të marrin në zotërim Regjistrin e Transaksionit të Armëve të Zjarrit, që Hunter kishte mbushur për të blerë armën në fillim të këtij muaji.

Sikurse dihet asokohe Palmieri kishte refuzuar të dorëzonte sekretin e regjistrimit të transaksionit të armës dhe kështu agjentët e Shërbimit Sekret u larguan të pakënaqur dhe pa regjistrimet që kërkonin me këmbngulje.

Më vonë atë ditë, ATF arriti në dyqan për të inspektuar të dhënat dhe Palmieri bashkëpunoi me ata dhe nuk pranoi të komentonte me mediat mbi episodin.

Incidenti ka marrë vëmendje të pakët në mediat e majta ditore dhe Big Tech. I vetmi interesim dhe njoftim për publikun amerikan, ka qenë një raport në webfaqen konservatore The Blaze, që u përqëndrua në vendimin e habitshëm dhe me dy standarte të policisë së “shtetit”, për të mos ngritur akuza as ndaj Robert Hunter Biden as ndaj të dashurës së tij Hallie, që është ish gruaja e vëllait të tij të vdekur…

Sikurse dihet asokohe zv/Presidenti i SHBA-së Joseph Biden Jr. dhe anëtarët e familjes së tij, kishin qenë nën mbrojtje nga Shërbimi Sekret Amerikan, gjatë tetë viteve të tij si nënkryetar nga viti 2009 deri në vitin 2017.