Zoti yt është vetëm leku, Erion Veliaj

0
376

Kurdo që shfaqesh në video Erion Veliaj, ti përmend sistematikisht Zotin. Me një fjalor të gjymtuar dhe me fraza shterpë, nxjerr Zotin si aleatin tënd. “ Ka dash Zoti jam mirë’’; “ Bëftë Zoti mire”; Me shpresë në Zot”.
Zotin e përdor në përpjekjen tënde të dëshpëruar, për t’i dhënë mashtrimit tënd një kuptim njerëzor.

Ti nuk ke Zot, Erion Veliaj. Zoti yt i vetëm është leku. Atij i falesh çdo ditë.
Jo kushdo që flet në emër të Zotit, vepron sipas udhëzimeve të tij. Ti je rasti tipik që e fyen fjalën “ Zot”.
Në gojën tënde që kutërbon era padituri, perversitet dhe mashtrim fjala “ Zot” nuk mund të qëndrojë.
Në gojën tënde qëndrojnë mirë veç fjalët që përfaqësojnë veset, por kurrsesi virtytet e njeriut.

Post Scriptum- Ti je ngjizur në ves, je rritur në ves dhe je i destinuar të jesh përjetësisht pjellë e vesit.

Elona Caslli