Reforma vdiq, rroftë reforma…!

0
362

Reforma ne drejtesi ka sjelle nje element shtese, me heret i pagjendur. Sistemit nuk i kane munguar ndikimet politike asnjehere. Por me gjithe çrregullimet e tensionit të pushtetit mbi te, peshorja nuk ka qene katastrofike. Ajo kerkonte nje kolaudim te mire. U shpresua se nderhyrja e re do ta kthente ne aks. Tani kemi nje rrethane tjeter. Kjo buron te vettingu. Nese duan nderkombetaret ne harmoni me kontrolloret xhafaj end co, kalon. Ne te kundert ngecesh ankesave dhe per nje shporte fiq, skualifikohesh. Njelloj dhe ne vendimmarrjet gjyqsore, apo hapjen e hetimeve. Prokuroret dhe gjyqtaret e mbajne prej kohesh nje sy e nje vesh nga ambasadat, sidomos ajo e Rruges se Elbasanit. Ketu kemi dhe faktin e ri se perfaqesues te ambasadave, kryesisht te Asaj atje, shpesh e me shpesh gjenden ne senca gjyqsore dhe gjuha e trupit ka dalluar mesazhe jo rralle here, per pak orientim se nga duhet te kercase çekiçi..
Pra drejtesia po nderron duar..
Nga duar politikanesh
Duar banditesh
Duar qeveritaresh
Duar diplomatesh..
Ambasadoresh
Ata jane perdite e me fort dakort me shijet selektive te mazhorances. Te falesh kryebashkiakun e Tiranes, ministra dhe kryeministrin, ne kete katrahure penale, eshte nje perdorje kriminale.
Ben vaki te teproje kohe edhe per duar ligji..
Dhe ne fund pazari ze ne çark, shofere, kamariere, postiere, konteniere. Lart spo ngrihet ende, me gjithe rastet e panumerta. Bashkia dhe qeveria nderohen nga DASH, OKB, Europol, etj, si kontribues ne kapjen e vendeve te para per krim dhe korrupsion. Por fale reformes ne drejtesi, drejtesia diplomatike nuk e sheh me vend qe ti thote drejtesise ligjore, keputuni nje pale pranga maskarenjve politike…
Ata do ndeshkoheshin bashkerisht ashtu si po perpiqen te shpetojne bashkerisht. Amerikanet dhe evropianet me.shume duket se kane halle teorike se sa praktike. Ata i kane perdorur vete nje pjese te madhe te politikes dhe presin ti mbajne gjithe neper sherbimet e beshtura te tyre. Kjo rrit koston dhe zhben dhenien e drejtesise..
Ambasadoret shetisin zyre me zyre prokuroresh, gjyqtaresh kryepolicesh. Hyjne dhe sheqerosin drejtues duke ushtruar ndikim te paligjshem. Madje fshehtas mjaft here. Soreca eshte nje nder ta.
Dhe ne jemi ne zgrip te kujteses per te thirrur :
Reforma vdiq, rrofte reforma..!

Nga Basir Çollaku