“5 pyetje për Bujar Kapexhiun”

0
697

Nga Agim Xhafka

1- A është Sali Berisha antiamerikan

-Të thuash që Berisha është antiamerikan është njëlloj sikur të pranosh që Edi Rama është xhuxh. Ose t’i thërrasësh Braçes, ku je o gjigand!

2 – Ç’mendim keni për Blinken?

– Të njëjtin mendim që kam për Taulant Ballën. Personazhe simpatikë të karikaturave të mia. Lënda ime satirike.

3 – Edhe ambasadoren Yuri Kim e keni bërë në karikaturë?

– Sigurisht, sepse e çmoj dhe e simpatizoj prandaj e respektoj me artin tim.

4 – Çfarë kanë të përbashkët Yuri Kim me Eskobar?

-Yuri Kim, barin e ka në tekstin kërcënues që na bëri, ndërsa EskoBAR e ka në mbiemër.

5 – Si është sot Partia Demokratike?

– Si autobus nga ato që prodhonte Shkodra në diktaturë. I tej mbushur autobusi, ndërsa te rimorkio nga pas gjendet veç faturino Alibeu me dy bashistë.

GAZETA STANDARD.AL