Dy poezi nga Marash Gilaj

0
449

Njeriu i ndershëm

Njeriu i ndershëm
dhe i drejtë,
Asnjëherë
nuk u pasurua shpejt.
Sepse pasuritë e mëdha,
shpesh, bashkëjetojnë
me një krim të fshehtë.

Ai që paranë
e konsideron Perendi,
Moralin e ka të shitur,
Me të bën tregëti.

Nëse noton përmes
parasë së panumruar,
Për ty asgjë
s’është e ndaluar.

Nëse do të ngopeshin
ndonjëherë të pasurit,
Normalisht do të jetonin
edhe të varfërit.

Një rrugë e re

Një rrugë e re
nis duke shkelur,
E vërteta pa dije
errësohet
nga besimi i verbër.

Kush kultivon
zakonin e të menduarit,
E kuriozitetin
ka si cilësi të parë,
Me veten dhe të tjerët
Është gjithmonë në garë.

31Tetor 2021