28 Nëntori : “Nëntori Shqiptar në New York”

0
677

Nga Beqir Sina – New York City
Me rastin e 28 Nëntorit 109 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në metropolin botëror, qytetin e New Yorkut, u mbajt spektakli “Nëntori Shqiptar në New York”, me producent Eduart Deda – organizatori i Miss Universe Albania dhe Miss Universe Kosova
Eventi festiv më i madh Shqiptar në zemër të New Yorkut, u mbajt mbrëmë në sallën klasike “Capital Ballroom” dhe morën pjesë qindra vetë.
Ky event u moderua nga Albert Dumani Drejtor Programacioni TV Klan, dhe Teni Vllacaj prezantuesi i Miss Univers Albania and Kosova.
Spektakli “Nëntori Shqiptar në New York”, u hapë me hymnim e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe Shqipërisë, kënduar nga Merita Halili shoqëruar nga orkestra e drejtuar nga Mjeshtri i fisarmonikës Raif Hyseni.
Moderatori i këtij eventi madhështor, Teni Vllacaj, theksojë se për herë të parë po mbahet një spektakël dhe Expo – made in Albania, në New York City, duke treguar vlerat më të qenësishme të historisë, nga gatime tradicionale, etnografia e pa përsëritshme, turizimi i mrekullueshëm shqiptar, kengë e valle nga Shqipëria, Kosova, e të gjitha trevat shqiptare:
” Një spektakël i garantuar me këngëtarët shqiptar, Merita Halili, Aranit Hoxha, Ermira Babaliu, Barbara Dini, Gëzim Nika, Sinan Vllasaliu, Kujtim Shehu, Valdet Luka, dhe Grupi i njohur i vallëtarve “Rozafati” me koreografi Agelina Nika. Si dhe shumë yje, Enkeleda Zeko, Floriana Garo, Adrola Dushi, Fjoralba Dizari, Xhesika Berberi, Paula Mehmtukaj, Cindy Marina, Franceska Jaçe, Vanesa Aliaj, Vesa Vllasaliu, Endi Demneri, Joana Kjose, dhe Djana Shkodra”.
Në këtë spektakë u nderuan me Pllakën e bronxt “Nëntori Shqiptar në New York”, filantropist, biznesmen të suksesshëm, afarist e humanist me emër në komunitetin Shqiptar në SHBA, artist dhe sportist shqiptar në elitën e sportit, fitues së trofeve ndërkombëtare: Familja Rusi, Turan Rusi, Fadil Berisha, Rokin Daberdaku, Klodiana Shala, Senada Greca, Kristina Nikolli, Elvir Muriqi, Donald Suxho dhe Eni Lena.
Festa e Flamurit ” “Nëntori Shqiptar në New York”, u hap me këngën “Thërret Prizereni mori Shkoder” dhe u mbyll me daljen në skenë të organizatorve, artistëve dhe këngëtarve duke kënduar së bashku me pjesëmarrsit këngën “Shqipëri o Nëna ime!”

https://www.facebook.com/beqir.sina