Zoti e bekoftë Amerikën dhe shqiptarët

0
328
Fitore historike e demokratëve në zgjedhjet e ashtuquajtura “midterms”
Zoti e bekoftë Amerikën dhe shqiptarët
Agim Vuniqi
Do të doja të kuptoja  krejt çka po ndodhë në SHBA në relacion me botën, pas zgjedhjeve “midterms” për uleset vakante në Kongres (Senat dhe Dhomen e Perfaqesuesëve), derisa në Senat kuoten e arte prej 50 ulsëve e siguruan demokratët (logaritet edhe vota e vice presidentes), pritet që të fitojet edhe një ulëse që të arrihet targeti i artë. Ky rezultat befasues për shumëkend do të shkakojë kokëdhimbje për ex presidentin Donald Trump, por edhe për vetë taborin e republikanëve për zgjedhjet në ardhje presidenciale. Nga shkrimet që lexoj në mediat amerikane kanë filluar të shtohen pikëpyetjet sidomos pas fitores së pastër e guvernatorit Ron DeSantis në Florida, i cili pritet të kualifikohet si kundërkandidat serioz në taborin e republikanëve kundër   emrimit të z.Trump për president për të shtuar gjasat e republikanëve në shtetet e ngjyrosura kuq-kaltër, që shquhen si bastione të demokratëve. Shqetësimet për zgjedhjet “midterms” nuk janë të vogla anekënd globit, sidomos të Ukrainasëve, të cilët pas këtyre rezultateve do të ndihen më të qetë për ndihmat amerikane. Ky test i demokracisë amerikane do të thotë fuqizim i mburojës së sigurisë së NATO-s, por edhe për BE-në si partner strategjik i NATO-s, e shumëçka tjetër në planin e politikës së jashtme që mbante pezull skepticizmin te partnerët evropianë, për shkak se diplomacia amerikane deri më tash ka qenë garant i sigurisë evropiane, edhe duke ngritur zërin alarmues kundër kinezëve, sidomos rusëve, kur janë në pyetje kufinjtë evropian, sidomos në ato vende ku është instaluar ombrella mbrojtëse në shtetet anëtare të NATO-s, ndërsa në planin e brendshëm do të mirëmbahet paqa sociale në shtetet e ngjyrosura kaltër, por edhe ato “swing states”shtete që luhaten herë majtas herë djathtas. Por, ç’është e vërteta ndoshta shumëçka po ndriqohet, ndoshta edhe për shkaqe frustruimi ndaj republikanëve, por edhe nga frika se politika e tyre është paksa izolacioniste ndaj botës, por edhe ndaj vlerave të qytetërimit, dhe mund të lëndoj interesat amerikane në botë, sidomos në vendet ku amerikanët kanë bazat ushtarake, ndër to edhe Bondsteel në Kosovë.
Edhe pse jetoj në një shtet i cili është ndërtuar në vlerat e demokracisë qytetare ku fjala publike ka peshë dhe ku sundon ligji, tash paksa ka ndërruar shumëçka, që deri dje ishte vlerë kushtetuese,  sidomos liritë fetare, gjinore, raciale etj., por rezultatet historike të demokratëve në këto zgjedhje janë sinjal i mjaftueshëm për republikanët nga poshtë lart, ngase kanë filluar të rriten dallimet dhe vendi të ndahet ideologjikisht në dy tabore, edhepse deri më tash nuk ka shenja të lëkundjeve tektinike në demokracinë amerikane, as që ka tendenca të zvoglimit të drejtave të grave kur është në pyetje abortusi politik, prandaj të përdorish një terminologji të tillë është vërtetë disi e pakuptueshme.
Në çdo shtet juridik do të duhej të rrespektoheshin dhe të çmoheshin vlerat civilizuese, e jo populli të ndahet në “dhi” të bardha dhe të zeza, meqë Amerika është e populluar nga ardhacakët, legal e jo legal, njerëzit, të cilët nuk i ka ndarë ngjyra e lëkurës, dallimet fetare, përkundrazi qytetarët kanë koekzistuar në harmoni afër njëri tjetrit.
Shpresoj që uniteti amerikanë do të fitojë dhe shumëçka e thënë në tubimet elektorale do të rimarrë nuanca të normalitetit, dhe se ekonomia do t’i zbusë dallimet, sigurisht në këtë konglomerat problemesh aktivistët shqiptaro-amerikanë do të kontribojnë në zbutjen e preferencave ideologjike republikanë e demokratë duke dalur me platformë të përbashkët uniteti, varësisht nga tundimet që do të ndodhin mëtej, duke orientuar drejt komunitetin, gjithmonë duke pasur parasysh lidhjet natyrore në mes shqiptarëve dhe amerikanëve dhe shteteve të Kosovës dhe Shqipërisë me SHBA. Zoti e bekoftë Amerikën dhe shqiptarët.