Vlerësimi i miratimit të Kamala Harris bie në 28%, një nivel i ulët historik për çdo nënpresident në Shtëpinë e Bardhë

0
396
Nga Beqir SINA – New York
Miratimi për Zëvendës Presidenten Kamala Harris i pa precedent!
Numrat e këqij të sondazheve vazhdojnë të mundojnë Presidentin Joe Biden pasi sondazhi i fundit tregoi se shumica, duke përfshirë pothuajse gjysmën e demokratëve, besojnë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar, thonë analistët politik amerikan.
Problemet e opinionit publik kundrejt administratës Biden vazhdojnë.
Mbas atij sondazhit të kryer nga NBC që miratimi  i Biden kishte rënë vazhdimisht me vlerësimin e fundit që qëndroi në 42%, ishte një rënie nga 49% në gusht dhe 53% në prill, sot erdhi një miratim tjetër me një nivel të ulët historik për çdo nënpresident në Shtëpinë e Bardhë,  për Kalmala Harris.
Një sondazh i fundit i USA Today/Suffolk nga fundjava kishte shifra të zymta si për Presidentin Biden ashtu edhe për zëvendësin e presidentit Harris.
Nënpresidentiac Kamala Harris arriti një vlerësim të ulët historik të miratimit prej 28%, madje më i ulët dhe më i keqë i të gjitha kohërave, madje edhe kur Dick Cheney mori miratimin e vetëm 35 % të amerikanve.
Në sondazhin e ri nga USA Today dhe Universiteti Suffolk i publikuar të dielën përmban një pamje të zymtë të ndjenjës publike ndaj administratës Biden.
Presidenti Joe Biden ka qenë në një rrëshqitje prej disa muajsh drejt numrave historikisht të dobët të sondazheve, por sondazhi i djeshëm i USA Today/Suffolk ishte edhe më i keq për Zëvendës Presidentin Kamala Harris, komentuan sot analistët te televizivë të disa kanaleve kryesore përfshirë, CNN, ABC, NBC, MNBC, FoxNews e tjer.
Vlerësimi i miratimit të Biden nga USA Today/Suffolk këtë fund javë goditi një tjetër nivel të ri të ulët, këtë herë në 38%, por i Harris ra në 28%,çka është më i keqi në historinë e Shtëpisë së Bardhë, thanë analistët.
Një shumicë prej 51% e të anketuarve thanë se nuk e miratojnë punën që Harris po bën si Nën/Presidente…….
Në këtë fazë të hershme të një presidence moderne, numrat e Harris në sondazhin e USA Today/Suffolk janë të paprecedentë, thotë gazeta prestigjoze US Today.
Krahasimi më i afërt – i cili përfshin metodologji paksa të ndryshme dhe kufij gabimi – do të ishte ish-zëvendëspresidenti Dick Cheney, zëvendëspresidenti më i papëlqyer i SHBA në historinë e sondazheve. Ai arriti në 30% në sondazhin përcjellës të Gallup, por kjo nuk ndodhi deri në fund të mandatit të dytë të ish-presidentit George W. Bush në 2007, sexai e rriti më pas miratimin me 35%.
Harris ka marrë detyra të vështira në fillim të mandatit të saj si Nën/Presidente duke përfshirë pika të forta sidomos ajo e drejtimit në përpjekjet e administratës Biden, për trajtimin e rritjes së migrimit të azilkërkuesve në kufirin jugor me Meksikën.
Siç raportoi Robin Bravender i rrjetit më të madh mediatik në SHBA Insajderit në fund të tetorit, ndihmësit e Harris janë të shqetësuar në heshtje për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024,:
« Nëse, Biden heq dorë nga një ofertë për rizgjedhje, me ish-rivalin kryesor të vitit 2020 Donald Trump, dhe atë që mendohet të jet tjeter, sekretarin e Departamentit të Transportit Pete Buttigieg, kjo përbën një kërcënim të mundshëm, për një humbje në 2024 »
Sondazhi i USA Today/Suffolk kishte një margin prej 1000 të anketuarve (votuesish të regjistruar) në mbarë vendin dhe një diferencë gabimi prej plus ose minus 3.1 pikë përqindjeje.