Vjen edhe “amerikania” tjetër në PD pas Kokalarit, Rudina: Ta mendoj edhe kandidimin për kryetare e PD

0
556

Berishës i bashkohet “amerikania” e dytë pas Evi Kokalarit. Kësaj rradhe është Rudina Hajdari e cila braktisi lëvizjen Thurje pas një rezultati dekurajues në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Elbasanit.

“Të rikthehem në gjirin e Partisë Demokratike, duke u takuar me nivelet më të larta të degëve të PD-së të gjithë strukturës së antarësisë, me njerëz intelektualë, me njerëz që kanë kontribuar gjatë kësaj periudhe me një opozitë të shëndetshme”, tha Hajdari ndlrsa  nuk ka mohuar se mund të kandidojë për kryetare partie.

“Kam ardhur për zgjedhur zgjidhjen e krizës, por në momentin që do hidhet ky hap do të jemi këtu e do ta diskutojmë sërish”, thotë Hajdari në lidhje me garën e pritshme pas dy muajsh. a.b DRONI.AL