Vizita e Demian Smith shikuar disi ndryshe

0
976

Ngjarja e 8 janarit në selinë e PD-së e shpjeguar me rolin zëvendësambasadorit amerikan Demian Smith si “Oliver North” i linjës ukrainase të kokainës**
Disa ngjarjet janë të lidhura. Në fund të dhjetorit ndodhi një ngjarje e çuditshme kur një kamion që transportonte kokainë të fshehur mes bananeve u ndalua në rrugë e sipër dhe iu grabit një sasi droge. Kompania i përkiste një shtetasi shqiptaro-amerikan me banim në SHBA. Gazetari kriminalist Artan Hoxha, i cili në këto raste merr përsipër të bëjë zëdhënësin e atyre që nuk flasin dot vetë, tha se pronari është shtetas amerikan prandaj nëse do nuk iu përgjigjet fare autoriteteve policore dhe të drejtësisë shqiptare nëse e thërresin. Me këtë logjikë, nëse me një kompani në pronësi të një shtetasi shqiptar që ka veprimtari biznesi në SHBA, ndodh një gjë e ngjashme, pronari i saj mund të mos iu përgjigjet autoriteteve amerikane! Dhe a nuk janë burgjet amerikane janë të mbushur plot me qytetarë amerikanë që janë marrë me trafik droge?
Ajo që ndodhi me grabitjen e kamionit me kokainë në rrugë e sipër është rasti klasik kur dikush kërkon të ekspozojë një linjë trafiku për ta ndërprerë atë. Pra kemi të bëjmë me një operacion të mbuluar të një shërbimi të fshehtë të huaj që ka përdorur një bandë kriminale.
Kështu u zbulua se pronari i kompanisë ka mbrojtjen e qeverisë amerikane, qartësisht jo si qytetar amerikan, sepse burgjet amerikane janë të mbushur plot me qytetarë amerikanë që janë marrë me trafik droge.
Dhe në rasti të tilla mbrojtja shtetërore amerikane bëhet për shkak se trafiku është pjesë e një operacioni të mbuluar të CIA-s.
Në rastin tonë kemi të bëjmë me një operacion të ngjashëm me atë të viteve tetëdhjetë kur për të financuar kontrasit, paramilitarët që luftonin në Nikaragua, CIA përdorte linjën e trafikut të kokainës nëpërmjet Panamasë, ku Gjenerali Noriega kishte licencën amerikane për të sunduar vendin duke pasur përballë një opozitë të rreme.
Kur plasi skandali, qeveria amerikane u mundua të pastrojë fytyrën duke ia ngarkuar përgjegjësinë kolonelit amerikan Oliver North, i cili u dënua me burgim, si Noriegës, i cili u dërgua në një burg federal amerikan pasi atë e rrëzuan nga pushteti amerikanët në 1989.
Në rastin e sotëm “Oliver North” është zëvendësambasadori amerikan në Tiranë “Panamaja” është Shqipëria, “Noriega” është Edi Rama, që ka licencë amerikane për të sunduar vendin, “Nikaragua” është Ukraina, opozita e rreme është PD e Lulzim Bashës.
Forcat ushtarake ukrainase të dislokuara në kufijtë me Rusinë dhe me territoret e kontrolluara nga rebelët prorusë në Ukrainën lindore janë duke u shpërbërë për shkak se zgjatja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak 12 mujor u ndërpre që në 2016 për shkak se solli një rebelim të përgjithshëm të ushtarëve. Tani praktikisht të vetmet força të vlefshme ushtarake ukrainase janë ushtarët e kontraktuar me pagesë, të çilët kërkojnë paga gjithmonë e më të larta. Qeveria ukrainase nuk i përballon dot këto pagesa, edhe për shkak të korrupsionit shumë të lartë në Ukrainë. Ushtarëve me pagesë iu kërkohet deri një e katërta e pagës vjetore si mitë (rryshfet) nga zyrtarët.
Në këto rrethana, duke qenë se qëndresa ushtarake ukrainase është një interes amerikan, qeveria amerikane është përfshirë në financimin e forcave ushtarake dhe paraushtarake ukrainase. Ashtu si në rastin nikaraguan trafiku i kokainës është mënyra për të siguruar paratë.
Kokaina vjen në Durrës dhe nëpërmjet Kosovës shkon në Ukrainë. Këtë e bën kontigjenti ukrainas i KFOR-it. A nuk është e çuditshme që megjithëse Ukraina nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur kontigjenti ukrainas në KFOR është më i madh se kontigjentet e Britanisë së Madhe dhe Kanadasë? Ushtarët ukrainas të KFOR-it vetëm ushtarë nuk janë.
Unë mendoj se NATO duhet ta mbrojë Ukrainën nga agresioni rus por për këtë nuk duhet të paguajë Shqipëria me një skemë të ngjashme me atë të financimit të contrasve nukaraguanë në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar, për të cilën iu dha licenca amerikane e sundimit një diktatori në Panama.
Edi Ramës i është dhënë pikërisht një licencë sundimi amerikane e llojit “Noriega”. Meqënëse amerikanëve nuk iu pëlqen të kenë si partnerë të huaj diktatorë zyrtarë, ata parapëlqejnë të mbështesin diktatura faktike me opozitë të rreme. Prandaj amerikanët e mbështesin Lulzim Bashën si lider të rremë opozitar, dhe e ndihmuan ta mbajë selinë e partisë të blinduar si “Guantanamo” në mes të Tiranës.
Amerikanëve iu pëlqen të kenë të bëjnë me njerëz të shantazhueshëm, me të kaluar të kompromentuar, për të cilët më pas kur të vijë momenti i larjes së duarve të ndotura në punë të pista, të thonë se kanë bërë lojë të dyfishtë.
Prandaj, sado e çuditshme që të duket, një nga arsyet se përse amerikanët e kanë përzgjedhur Edi Ramën si njeriun e tyre në Tiranë të cilin e ndihmuan të marrë PS-në dhe pushtetin, si dhe ta gjatë këtë, është për shkak të së kaluarës së tij të kompromentuar familjare, për shkak të lidhjeve të tij familjare ruse, nga babai dhe nëna. Babai i Edi Ramës ka studiuar në ish-Bashkimin Sovjetik (në pjesën ruse të tij, në Leningrad), ndërsa nëna e Edi Ramës ka studiuar në Poloni në kohën kur ky vend ishte një provincë e perandorisë sovjetike dhe studentët shqiptarë në vendet satellite ishin të parapëlqyerit e KGB-së për t’ u përdorur për spiunazh midis studentëve vendas, mendimet e të cilëve KGB donte t’ i njihte saktë.
Kuptohet që amerikanët e dinë se Edi Rama me këtë të kaluar familjare mund të shantazhohet edhe nga shërbimet e fshehta ruse, por CIA-s gjithmonë i ka pëlqyer të punojë me njerëz që kanë të kaluar të tillë që për ta të mund të thuhet më vonë se kanë bërë lojë të dyfishtë. Tekefundit këtë logjikë amerikanët e kanë përdorur edhe për vetë njerëzit e tyre, siç tregon rasti i kolonelit Oliver North.
E njëjta gjë ndodh me Lulzim Bashën të cilin amerikanët po e mbështesin megjithëse janë vërtetuar lidhjet ruse të tij.
Tekefundit amerikanët e dijnë se nga aventurierë të llojit të Ramës dhe Bashës nuk duhet pritur përkushtim dhe besnikëri, por vetëm bashkëpunim i detyruar nëpërmjet shantazhimit.
Në të gjithë këtë histori z. Damian Smith ka një rol shumë interesant. Me rastin e ardhjes së z. Smith me detyrë në Shqipëri, verën e kaluar, ambasada amerikane në Tiranë shkroi në llogarinë e saj në tëitter në 2 gusht 2021:
“Join us in welcoming our new Deputy Chief of Mission, Demian Smith to Albania! Mr. Smith is a career diplomat ëho first visited Albania as a tourist in 1997 and is ‘happy for our next adventure, returning to the Balkans, and eager to explore Albania, our new home.”
A e beson dikush se ka pasur një njeri në botë që do të zgjidhte Shqipërinë për të shkuar si turist në vitin 1997 dhe që për më tepër paska pasur një aventurë të lumtur, siç thotë ambasada amerikane për të?! Që nga janari i atij viti Shqipëria u bë lajm në të gjitha mediat e botës për nisjen e protestave të dhunshme me zjarrvënie të shkaktuara nga falimentimi i skemave piramidale financiare. Por 1997 mbetet një vit enigmatik për ngjarjet e të cilit kemi ende shumë për të mësuar dhe ja ku mësuam edhe një gjë pas 24 vjetësh. Në 1997 në Shqipëri paska ardhur një turist i huaj, një amerikan!!! Sikur të kisha dëgjuar se në këtë vit në Shqipëri kishte ardhur një jashtëtokësor do të isha habitur më pak.
Megjithatë, turistë të llojit të Damian Smith sigurisht shikojnë situatat si ato të Shqipërisë në 1997, si raste për aventura të lumtura. Koloneli Oliver North ka qenë një turist I pasionuar I Panamasë së Noriegës, I etur për ta zbuluar atë. Panamaja përdorej si një bazë e trafikut të kokainës kolumbiane me të ardhurat e së cilës CIA financonte contrasit nikaraguanë.
Demian Smith erdhi në Shqipëri në 1997 me një mision të posaçëm si contractor. Në të vërtetë pas contractors privatë si ai janë shërbimet e fshehta, në kuptimin e plotë të kësaj fjale.
Në 1997 shqiptarët mësuan se me helikopterët ushtarakë amerikanë që erdhën për të marrë qindra qytetarët amerikanë që gjendeshin në Shqipëri u larguan nga vendi edhe disa bosë dhe anëtarë të rëndësishëm të personelit drejtues të kompanive piramidale financiare. Meqënëse helikopterët u ulën në vende me shumë dëshmitarë, në fushën e stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë dhe pranë bllokut të banesave të ambasadës amerikane, para qindra dëshmitarëve, kjo gjë nuk mund të fshihej dot.
Tani z. Smith ka ardhur me një mision të ri në Shqipëri, për një aventurë tjetër të lumtur, sic tha ambasada amerikane për të. Aventurat e lumtura të z. Smith janë publike dhe jopublike. Aventura e lumtur e z. Smith të cilën ai e bëri publikisht ishte vizita e tij në 6 janar në selinë e blinduar nga Basha të PD-së, dy ditë para protestës së paralajmëruar në oborrin e selisë. Aventura jopublike ka të bëjë me vizitat e tij në portin e Durrësit për të inspektuar kontejnerët e bananeve.Koha do të na zbulojë aventura të tjera të lumtura të këtij diplomati të rremë interesant./Kastriot Myftaraj** Titulli orogjinal. Permbajtja e shkrimit nuk do te thote se eshte e njejte me qendrimin e Portalit