VEPRA E PLOTË e FROJDIT në SHQIP doli nga shtypi

0
5
Arben Çokaj - Vepra e plotë e Frodit - shqip - botim
Arben Çokaj - Qytetar Nderi - Malësi e Madhe
Arben Çokaj – Qytetar Nderi – Malësi e Madhe

Arben Çokaj, 6 mars 2025

Në tavolinën time të punës, para kompjuterit, kam kopjen e parë, që mora sot nga botuesi Meritan Spahija, Fiorentia – Shkodër, të Vepra e plotë e Frojdit në shqip, me 990 faqe përkthim nga anglishtja.

Jam i gëzuar që kjo punë e madhe arriti të materializohet me një vepër të tillë, kjo për arsye personale, por edhe më gjerë. Vepra nga nesër e mbrapa do të botohet e shpërndahet në disa librari të vendit, shpresoj edhe në Kosovë.

Si i hyra përkthimit të Frojdit?

Duke qenë që Frojdi nuk është i përkthyer aq mirë në shqip, ka disa libra me temat kryesore të trajtuara prej tij, por janë libra të ndarë, dhe nga ato vepra jam njohur kryesisht edhe me veprën e tij. Kam përkthyer ato libra të lexuar, por edhe disa pjesë më shumë, gjithsejt 6 libra me temat më kryesore të Frojdit në shqip, duke menduar se Vepra e Frojdit i duhet dhe i shërben edhe shqiptarëve, dhe për më tepër Frojdi nuk njihet nga shqiptarët, është i keqkuptuar ose njihet sipërfaqësisht. Prandaj, mendoj se përkthimi im i shërben lexuesve, që ta njohin më mirë veprën e Frojdit, e të përfitojnë prej saj.

Sa i duhet Frojdi shoqërisë sot?

Ka disa kohë, muaj, ndoshta më shumë se një vit, që në diskutime të ndryshme në rrjetet sociale ndeshem me kundërshti, edhe nga njerëz të lexuar të letrave shqipe. E them, ata ose nuk e njohin Frojdin, ose e njohin shtrembërt, ose për t’ia lënë ekspertit të psikanalizës përgjigjen: pavetëdija e tyre po bën kundërshti në lidhje me Frojdin e veprën e tij. Një autor shqiptar me banim në Gjermani, Lis Bukuroca thotë se teoria e Frojdit ka rënë, ndërsa studiuesi i njohur Prend N. Buzhala thotë se Frojdi është iracional.

Kemi pasë diskutime me shkrim e debate të ndryshme rreth kësaj. Unë i qëndroj times, Frojdi është një vlerë e pamohueshme e shoqëriosë sonë, Vepra e tij rrit kuptueshmërinë për mënyrësn si njerërzit mendojnë, për zhvillimin e psikikës shoqërore që në lashtësi, dhe mendoj se ajo vepër i duhet njerëzimit, dhe shqiptarëve, dhe njerëzit mund të emancipohen prej saj.

Nëse i hyn leximit të 990 faqeve të përkthyera nga unë në këtë vepër, në varësi të dijes që munnd të ketë lerxuesi, 30-60% e sasisë së kësaj vepre mund të shërbejë në përmirësimin dhe emancipimin e dijes dhe informacionit, që secili lexues ka dhe përfiton nga leximi i kësaj vepre madhore në shqip.

Lis Bukuraca më tha se kishte përvojë rreth 40 vjeçare me gjermanishten, është përkthyes në Gjermani, por nuk merrte guximin t’i hynte një përkthimi të tllë, e ndonëse më uronte suksese, ai ishte skeptik, si kam guxuar unë ta marr përsipër një përkthim të tillë. Unë në fakt kam bërë një gabim të lejueshëm, vepën e kam përkthyer nga anglishtja, të cilën e njoh më mirë se gjermanishten dhe besoj se në mbi 95% e sasisë së volumit të përkthyer është korrekte dhe përkthimi është i mirë – për të mos thënë përkthimi më i mirë i mundshëm në shqip. Atëherë a duhet të na frenojë nga përkthimi mungesa e perfeksionit?

A ka gabime/defekte në këtë përkthim?

Po, besoj se po, se gabimet janë njerëzore. I përfshirë në një punë vopluminoze, me qëllim për ta kryer sa më shpejt, me metodat e reja të përkthimit e ndihmën e përkthesve automatikë, leximi e rileximi, mundet se ndodhë që në raste të caktuara mund të ketë ndonjë gabim të mundshëm, ose përkthimi mund të ishte bërë më cilësor, më me kujdes. Gjë që mbetet për t’u rishikuar në edicionet e ardhshme, drejt perfektes, duke e rilexuar edhe një herë veprën, por edhe nga sugjerimet e lexuesve të tjerë, që i mirëpres, puna jonë mund të vijë vetëm drejt përmirësimit.

Por gabimet e defektet në përkthim, nuk ia ulin vlerën dhe dimensionin kësaj vepre të madhe, e besoj se secili lexues, që e lexon këtë vepër, në fund do të thotë Uaaauuu!, për informacionin e gjërat që ka marrë e mësuar, se e shikon, që nuk e ka ditur më parë, duke përfshirë këtu, me siguri të plotë edhe kritikët e Frojdit, Lisin e Prendin, etj., padyshim.

Shkrimtari i njohur nga Kosova, Anton Nikë Berisha, në një komunikim miqësor me të, më tha se Frojdi është një personmalitet i madh, dhe do guxim të madh për ta përkthyer atë. Mos shiko tjerët çfarë thonë – tha ai ndër tjera. Dhe mendoj se ka të drejtë.

Ju nuk duhet ta prezentoni Zigmund Frojdin për këdo – thotë Tobias Hürter, psikanalist gjerman nëshkrimin e tij:

Kush jam unë? Kush je ti? – sqarime sipas teorisë së Frojdit

Duke i marë kritikat me rezervë unë mbaj përgjegjësi për veprën time, përkthimin tim, për tjerat mban përgjegjësi kryemjeshtri dhe krijuese i Psikanalizës, Zigmund Frojd, gjithmonë nëse përkthimi im është bërë korrekt nga versioni në anglisht, që kam marrë për bazë. Versionin e Veprës së plotë në anglisht të Frojdit, me 5102 faqe, e kam marrë me kohë dhe pasi e kisha përfunduar përkthimin, gjeta edhe versionin plotë të Veprës së Frojdit në gjermanisht, 2258 faqe, të cilës nuk i jam referruar ende. Në versionet e ardhshme të shqipes, me siguri që rishikimi i përkthimit tim, dhe i versionit në gjermanisht, mundet me sjellë ndonjë përmirësim realativ, pasi mendoj se esenca e veprës së Frojdit, gjendet padyshim në përkthimin tim, që tani e keni në dotrë e mund ta bëni edhe tuajin.

Ju uroj një lexim të këndshëm. Dhe për çdo gabim eventual në përkthim, ju lutem më infrormoni, që gjërat të bëhen edhe më mirë se deri tani! Se po dëgjuam Lisin, mbesim edhe pa Frojdin, edhe pa përkthime cilësore!

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu