Unë akuzoj politikën mjerane aktuale arsimore në Shqipêri!*

0
177

Dani Grishaj

Mirëmbrëma miq virtualë dhe ata që më njohin realisht!
Ca nga ju e dinë që jam mësuese, dhe jo rrallë ngrej probleme lidhur me atë çfarë shoh në përditshmërinë time që ka të bëjë me të mësuarit….
Por ajo çfarë me llahtaris është fakti që po rritim të gjithë bashkë një brez fëmijësh që:
Nuk lexon, Nuk di të shprehet, Nuk krijon në gjuhën e vet, nuk ndjen krenari për asgjë që ka të bëjë me atdheun, historinë e tij, di shumë pak për traditat e folklorin shqip, dhe Ministria e Arsimit hesht, politika arsimore mefshtësohet e stërkeqet ditë pas dite, shoqëria shqiptare, familja shqiptare duket se nuk po shqetësohet as ajo, vetë arsimtarëve Jo vetëm që u është hequr çdo lloj respekti, por edhe janë futur me qëllim kundër njëri- tjetrit sipas politikës shuuuuuuumë të vjetër” përça e sundo “ dhe për asgjë nuk i pyet kush!
…..
Në vend që të ndiqen politika të mprehta e të zgjuara për tërheqjen e shpirtit rinor në çdo gjë autentike ( të mirëfilltë) shqiptare, me aktivitete, me konkurse, shfaqje,me një mijë e një mënyra për t’i argetuar e arsimuar e mbjellë dashurinë për rrënjët tona, i lëmë në dorë të politikave mjerane arsimore aktuale, në dorë të programeve të paskrupullta, te padenja e të pafytyra ( madje keqedukuese) të projekteve televizive të kopjuara si: “perputhen, “Love story”, “ big brother”cilat jane të afta e madje pergjegjeset kryesore të modeleve të shëmtuara në të shprehur, veshur, sjellur, në të menduar qê po krijohen te rinia e ditëve tona,e që ato televizione dhe palaçot- pronarê e ideues të tyre, po “prodhojnë” çdo ditë, çdo orë, çdo çast mbi këtë brez fatkeq!

*Unë akuzoj politikën mjerane aktuale arsimore në Shqipêri!

Duhet të veprojmë Sa nuk është vonë, Sa nuk janë zhveshur shpirtërat e rinj njerëzorë nga çdo gjë e mirë dhe e bukur që duhet të kenë!

BURIMI: https://www.facebook.com/dani.grishaj