TUZI NË KAPERCYEJT E SHEKUJVE !

0
1491

NGA NDUE BACAJ
Qyteti i Tuzit që e shohim sot si qëndrën administrative të trojeve shqiptare të Malesise Madhe e më gjerë të mbetura jashtë kufirit politik të Shqiperisë të vitit 1913, ka historinë e tij qindra -vjeçare. Kjo histori, ndonse disi e “mbetur” në kapercyejt e shekujve ka lënë gjurmet e saj në këtë truall shqiptarie , që “jeton” sot nën juridiksionin e Malit të Zi , me statusin e Komunës.
TOPONIMI TUZI …
Megjithse Tuzi në dokumente të shkruara gjindet vetem në vitin 1335 (pra disi i vonë) , keto troje kanë pasur emer pasi kanë qënë të banuara nga banoret autokton ilir qindra vite para toponimit Tuzi , Tussis apo ndonjeherë Tushena (Tuscena )… Madje duke qënë në afersi të qytetit historik të Diokles (Dukles), e më vonë pjesë e komunes së njohur të Zetës (Superiore), Tuzi ka qënë një qender urbane mjaft e njohur për kohën. Në dokumentin e Deçanit të vitit 1335 permendet “Katuni Arbanas” kryetari i të cilit ishte Llesh Tuzi . Ky ishte fshati Tuz i kadastres së Shkodres të vitit 1416 mbi bregun lindor të liqenit të Shkodres me 16 shtepi të vetë tuzeve. Por krejt fisi i Tuzit ,vendi i të cilit shkonte prej lumzit të Rrjollit në bregun lindor e deri në Vir (..kullot dimerore), mbi bregun perendimore të liqenit kishte në vitin 1416 , 150 shtepi e 500 luftëtarë…1. Me 1485 vellazeria e tuzeve gjendet e vendosur në disa fshatra që ruanin ende emrin e fisit nga rridhnin si: Damniç-Tuz , Bgur-Tuz , Kuqik-Tuz , Istulush-Tuz , Petroshan-Tuz , Pistull-Tuz (i braktisur me 1485), Gjon -Tuz (truallisht) , Gradec -Tuz , Shukovik -Tuz , dhe Podol -Tuz . Zgjerimi dhe shtimi i madh i kunoreve në fisin e Tuzeve duhet të jetë bërë me kohë ,perderisa në vitin 1485 banoret e fshatrave ku u ngulit vellazeria mbanin kryesisht mbiemra të ndryshem ,me perjashtim të shumë pakë familjeve që kishin ruajtur mbiemrin Tuz …2. Në vitin 1582 Tuzi gjindet në trajten e një emrit të “shquar” Tuza , ku siç do ta shohim më poshtë popullsia e tij kishte filluar të perqafonte besimin e pushtuesit otoman…
BANORET E TUZIT …
Trojet e Tuzit ndër shekuj kanë qënë të banuara nga banoret autokton të fiseve Ilire (kryesisht nga fisi Labeat ) . Megjithse gjurmet e ketyre banoreve të hershem gjinden në trashigimi gojore , dhe ndër dokumente të ndryshme , e deri në libra të studiuesve të huaj e vendas, mjegullnajat e mesjetare na kanë fshehur shume nga historia e banoreve të asaj kohe të Tuzit (qender urbane apo fshat..). Është pikrisht kjo “arsye” që ne detyrohemi ta fillojme historinë e banoreve të Tuzit vetem në vitet 1416-1417 ,duke u bazuar në regjistrin e kadastres dhe koncensioneve …të perpiluar ,kryesisht per qelllime taksash nga (pushtuesit ) venedikas. Nga ky regjister në fleten 42/b shkruhen emrat e ketyre kryefamiljareve:
Jurko Tuzi , krye
Leo Tuzi
Nikolla Tuzi , i madhi
Petro Tuzi
Nikolla Tuzi , i vogli
Pali Tuzi , i madhi
Benko Tuzi
Pali Tuzi , i vogli
Pando Tuzi
Tanush Tuzi
Petan Tuzi
Vigjec Tuzi
Nika Tuzi
Bogosklav Tuzi , i madhi
Gjergj Tuzi
Bogosklav Tuzi , i vogli. 3.
Siç shihet ketu kemi vetem 16 kryefamiljare e per rrjedhoje 16 shtepia , por në ketë regjister rikonfirmohet siç shkruam më siper se me “mbiemrin”e vendbanime Tuzi janë rreth 150 shtepi në fshatra të ndryshem të Malesisë të asaje kohe…Duke ditur se shkruesi i punsuar nga venediku ,ishte një sllav ,merret me mend edhe deformimi i disa emrave të kryefamiljareve shqiptar , që deformohen nga Lekë në Leo , nga Pjeter në Petro ,nga Paulin në Pandi apo perseri nga Pjeter në Petan e tjer ,gjë që të bënë të “dyshosh” per emra sllav ,që në fakt janë në shumicë emra katolik shqiptarë , ketë e verteton më së miri edhe mbiemri i perbashket TUZI. Natyrisht që me fqinjet kemi marrë e dhënë ,duke perfsire edhe Homonime (emra njerzish)… Nga një deftere regjistrimi i vitit 1485 (të bërë kryesisht per grumbullimin e taksave nga pushtuesi i ri Otoman ) mesojmë se : Fshati Tuz ,varej nga Zhabjaku dhe ishte timari i Hasan Arnautit .Në defter janë të shenuar emrat e kryefamiljareve si më poshtë:
1.Dimtri , i biri i Marinit
2.Leka , i biri i Marinit
3.Leka , i biri Gjergjit
4.Ujku , vellai i tij
5.Gjoni , i biri i Koles
6.Dedri , i biri i Brankos
7.Ilia , i vellai i tij
8.Kola , i biri i Dimitrit
9.Dimitri , i biri i Petrit
10.Leka , i biri i tij
11.Jovani , i biri i Bores (Bures)
12.Bojkashi , i biri i Mirashit
13.Bardoshi Siromah
14.Deda , i biri i Palit
15.Nika , i biri i Petrit
16.Vladi , i biri i Tuzit
17.Deda , i biri i Maroshit
18.Tuzi , i biri i Bjeles
19.Andrija , i biri i Mihalit
20.Petri , i biri Lazerit
21.Nuna (Nona) , i biri i Nikes
22.Deda , i vellai i tij
23.Marini , i biri i Gjergjit
24.Marashi , i biri i Lazerit
25.Deda , i biri i Bojkos
26.Dosheri (Dusheri) , i biri i Bojkos
27.Tuzashi , i biri i Nikes
28.Lazari , i biri i Andrijes
29.Pali , i biri i Lleshit
30.Kola , i biri i Nikes
Nga 30 kryefamiljarë ,që do të thotë 30 shtepia , gjashtë janë beqarë.4.
Në defter janë të shenuara edhe të ardhurat që vilte shteti nga taksat, e prodhimeve që grumbulloheshin në Tuz edhe nga katundet perreth.. Nga Produktet bujqesore taksoheshin drithrat , perimet, rrushi etj. Ndersa nga produktet blegtorale taksoheshin leshi ,lekuret ,mishi ,djathi e gjalpi. Gjithshtu ketu shenohen edhe taksat e prodhimeve të dyllit , mjaltes e alkolit… Nga defteri mesojmë se të gjithë kryefamiljaret ishin te besimit kristian ,me shumicë të ritit katolik. Gjithashtu në defter shihet qarte se otomanet nuk e vlersonin mbiemrin, ndaj thuajse të gjithë kryefamiljaret nuk kane mbiemer real ,dhe per pasoje edhe mbiemri “TUZI” i trashiguar nga viti 1416 tashma nuk ekzistonte. Në regjistrimin e rreth njeqinde viteve më vonë (1582) Tuzi shkruhet nën juridiksionin e Potgorices. Popullsia e Tuzit tregohet mjaft e madhe per kohen , dhe kishte filluar të islamizohet. Konkretisht shenohen 16 shtepia muslimane kundrejt 138 shtepiave Kristiane …5. Mendojmë se ky numer kaq i madh shtepiash nuk i perket vetem Tuzit si fshat në vehte ,por është e mbartur nga viti 1485 ,ku perfshihen me “mbiemrin” Tuz dhjetë fshatra të tjer të Malesisë dhe kishin gjithseit 150 shtepia. Kjo vertetohet nëse u referohemi burimeve të tjera të vitit 1614 ,ku per Tuzin shenohen vetem 30 shtepi me 70 burra të aftë per armë. Edhe në kronikat e vitit 1671 dhe 1688 numri i shtepiave është thuajse i njejtë (30 shtepia),por emri del disi i deformuar nga Tuzi në Tushena ( Tuscena) dhe shenohet si fshat që i mbeshtetej Traboinit të Hotit…6. Duke qenë se Tuzi ndodhej në fushe ,pa aleatet natyrore (malet e kodrat),rezistenca antiotomane ishte shumë më e veshtirë . Është edhe kjo një aresye qe ky vendbanim nuk gjeti stabilitet zhvillimi per shumë dekada ,duke mbetur nje fshat i cili braktisej vazhdimisht nga banoret e tij. Një pjese leviznin pasi kishin pranuar të hynin nën ombrellen joshese të pushtetit ,i cili i dergonte më në “gji” të hyqametit , duke kerkuar keshtu të joshte të tjeret. Ndersa qendrestaret shpronsoheshin , vriteshin , ose u “qepeshin” maleve dhe kodrave per të shpetuar lekuren… Deri në shekullin e XIX ,Tuzi më shumë ishte thuajse një qender e ringritur kryesisht per infrastrukturen shtetrore osmane ,ku binin në sy vendkomanda , garnizoni ushtarak , ndonjë vendbanim i administrates dhe hierarkeve ushtarak , magazina e pak shtepi të shqiptareve që kishin “guxuar” të afroheshin me pushtuesit otoman. Në Tuz u afruan tregtarë të mallrave ushqimore dhe veshmbathjeve që furnizonin strukturat e ushtrrise e administrates , por krijuan edhe rrjetin e tregtise me zonat e fshatrave perreth…Ta themi hapur deri në fillimet e shekullit XX ,në Tuz nuk banonte thuajse asnjë familje katolike. Është interesant se perkunder ketij kontrolli “fanatik” otoman në Tuz (sipas dokumenteve) kishin të ndertuar objektin e kultit musliman vetem në vitin 1907, me emrin xhamia e “Qazim Beut” ,që pavaresisht nga rikonstruktimet e viteve ekziston edhe sot në fillimet e shekullit XXI. Se si ishte katandisur Tuzi per shekuj e pershkruan në korrik te vitit 1918 fetari dhe filozofi At Anton Harapi kur shkruante : “ Tuzi qytet ! Po ,as katund se ma qytet jo se jo ; një grumbull 15 – 20 shtepiash disi më të afrueme se ato ndër male. Shtatë –tetë dugajë, e shumë pijetore ,vetem dy-tri shtepi pak si kush, të ndertueme per zyre ,të tjerat shpernda mbarë e mbrapshtë pa kurrfarë lidhnije njera me tjetren. Perball tyre udha e madhe e gjanë për nji log a boulevard, por as ajo krejt e drejtë, veç disi e lakueme duke ndjek vinë e mullirit ,uji i së ciles dahet prej Cemit e hupë që në Stanaj të Grudes e vjen e del dhe perbri Tuzit ,ku perdoret per me blua ndër mullinjë e per me ujitë toket. Aty nuk sheh veç malsorë të Hotit ,Grudes , Trieshit e të Kojes. Katundarë të fushes ,ndonjë malazez, kokrra kokrra ndonjë shkodranë a podgoriçan ardh aty per tregti,ata pakë zyrtare e mandej ushtarë . Vendi ka një gjysem jete…7. Sipas trashigimise gojore vellazerite më të vjetra të cilat u vendosen në Tuz janë; Axhoviq ,Kerniq ,Tuzoviq ,Deceviq ,Dresheviq ,Koqiq ,Pepiq ,Lekiq ,Muleshkoviq ,Paleviq , Nikoviq dhe Peceviq…8. Siç shihet mbiemrat e ketyre fiseve shqiptare kanë marrë prapashtesen sllave “IQ”.. Gjithsesi ne menduam që ketu ti paraqesim fiset me mbiemrat e tyre shqiptarë , duke i “kthyer” në identitet..të cilet janë : Haxhaj , Dreshaj , Tuzaj , Decaj , Pepaj , Lekaj , Palaj , Nikaj , Pecaj e tj.. Një studiues tjeter malsore shkruan se derisa në Tuz nuk kishin filluar të zbresin nga rrethi i ketyre aneve , kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë edhe sot keto fise :
1.Palaj ,bajraktar
2.Skorraq ,Tuzoviq
3.Haxhaj
4.Treshaj ,vojvod
5.Decaj
6.Dakaj
Perveç ketyre fiseve në Tuz jetojne edhe Peceviqet ,që rrjedhin nga Lulgjurajt , Sukoviqet që rrjedhin nga Pikala–Kalaj ,Kerkanoviqet fis nga Lulgjurajt , Lekiqet nga vellazeria Nikaj të Ksheves, Qetkaj (Qetkoviq); Puraj te Llaparit (Luhar) (Nga Gruda N.B.), Tuzoviqet janë një gjak me Gojçajt e Skorraqit. Ma të afermen kanë shtepin e Pjeter Gjonit në Skorraq. Deri vonë janë thirr Skorraq (Hot) , sipas vendit prej të cilit janë ulur e pastaj që nga viti 1945 ,Tuzi ( Tuzoviq… Haxhajt jane prej Rapshes Hotit ..Decajt jane fis prej Gurit Zi (Shqiperi) , Dreshajt prej Temalit…Muleshkajt jane vellazen me Lejçajt e Bozhajve të Hotit , Fisi Koqiq janë nga fisi i Ulajve të Kojes ,por i Islamizuar e tjer ,që janë me origjinë të pakontestuar shqiptare ,pavaresisht nga gjurmet (herë të forta e herë të buta) të sllavizimit ndër mote…9. Pas luftes Dyte Botrore individ dhe familje nga Tuzi dhe nga lagjet e tij migruan në qytete të ndryshme të Malit Zi si në Potgoricë ,Nikshiq , Tivar e tjer…Popullsia e Tuzit në vitin 1948 shenonte 244 banesa me 1118 banore , në vitin 1953 – 262 banesa me 1286 banorë , ne vitin 1961 – 326 banesa me 1609 banorë , në vitin 1971 – 385 banesa me 2059 banorë , në vitin 1981 – 469 banesa me 2720 banorë , në vitin 1991 – 542 banesa me 2722 banorë . Në vitin 1998 Tuzi kishte gjithseit 676 banesa me 3237 banorë , nga të cilat vete Tuzi (pa lagjet e veta) kishte 494 banesa me 2424 banorë ,ndersa lagjet : Shipshaniku me 92 banesa dhe 403 banorë , Rraxa e Vulajve me 7 banesa dhe 57 banorë ,Karabushko Pole ( Fusha e Badrave) , si lagje e re me 69 banesa dhe 305 banorë…. Po në vitin 1998 sipas besimeve në Tuz numroheshin 1735 besimtarë musliman , 1488 banorë katolik dhe veten 14 banorë ortodoks….10. Qyteti i Tuzit regjistron mbi gjashtë-mijë banorë, ndersa si komunë urbane ka gjithseit rreth dymbëdhjetë-mijë banorë, ku dhjetë-mijë nga këta janë shqiptare dhe vetëm rreth dymijë janë jo shqiptare.. Qyteti i Tuzit tre dekadat e fundit ka pasur një zhvillim demografik mjaft të madh , ku kanë ardhur për të jetuar mjaft familje nga trevat shqiptare të Malesisë së Madhe e më gjerë të mbetura nën Republiken e Malit Zi ..Tuzi është sot vendi ku mund të takosh pjesë të familjeve , fiseve apo të Maleve të Malesisë ,të cilet janë edhe qytetarët e këtij qyteti të vjeter e të ri…
“SIMBOLE” TË TUZIT:
-Xhamia e “Qazim Beut” e ndertuar në vitin 1907…
-Kisha famulli e “Shen Antonit” (Shna Ndout) e ndertuar në vitet 1929- 1930 nga At Marjan Prela, por edhe me ndihmen financiare të grudasve ; Tom Bishi Ivezaj , Pjeter Pretashi Berishaj , Tom Baci Prekoçaj e tjer. Në ketë famulli mbledhen për të parë meshë e per tu lutur perveç besimtareve katolik të qytetit edhe të fshatrave perreth ,ku të gjithë se bashku janë më shumë se 5000 besimtare katolik. Në oborrin e kishes shendrisin edhe dy shtatore –shenjëtorësh shqiptarë (hyjnorë e toksorë),ajo e shenjëtores hyjnore Nënë Tereza ,dhe e shnjëtorit toksorë të shqiptarisë Dedë Gjon Luli…
-Mulliri i vjeter , një pjesë e të cilit ende “funksionon” .
-Prroni i Urreles që dikur me rreshjet e shumta të dimrit apo vjeshtes permbyste pjesë të Tuzit . Disiplinimi i prronit ka filluar që në vitin 1914 , ku sot Urrela ka shtratin e vet të sistemuar.
-Ndër shekuj banoret e Tuzit edhe pse të pakt në numer ,kanë marrë pjesë në shumë ngjarje historike në mbrojtje të trojeve shqiptare.
Edhe në rezistencen ndaj pushtuesve Tuzi është shquar ndër shekuj ,ku si shembull po marrim Venedikun i cili nuk guxonte të merrte masa të dhunshme ndaj 500 shtepiave të Tuzit (Tuzenit)…11.
Por ne po veçojme vetem disa nga evenimentet më sinjifikative që lidhen me emrin e Tuzit në kohë më të vona si :
-Protesten e dates 2 maj 1880, kunder aneksimit të trojeve shqiptare nga Mali i Zi ,ku perveç perfaqesuesve të Hotit ,Grudes, Kelmendit me Bogen marrin pjesë edhe perfaqesuesit e Tuzit..
-Me daten 16 korrik 1880 në Tuz nenshkruhet deklerata e vendosmerisë të krerve të Malesisë së Madhe per mbrojtjen e trojeve të tyre nga sulmet e Malazezeve , pavaresisht nga qendrimi i pushtuesit shekullore otoman dhe fuqive të medha të Europes së kohes.. Me 19 shtator 1880 në Tuz u mblodhen kreret e Hotit e tjer të cilet i rikonfirmojne konsullit austrohungarez, Lipih, qendresen kunder Malit të Zi.12.
-Çlirimi i perkohshëm i Tuzit nga pushtuesit turko-osman me daten 28 mars 1911, kur kryengritësit malësorë të udhëhequr nga trimi i urtë i atdhetarisë Dedë Gjon Luli me shokë e tij të shqiptarisë arriten të çlirojnë “kryeqendren” e Malësisë nga pushtuesit otoman , duke shkaterruar infrastrukturen ushtarake e civile si ; dy kazermat , furren e bukes per ushtrinë turke , magazinat dhe ndertesen e kajmekamit (nenprefektit) e tjer..
-Deçiqi “kunora” e Tuzit , ku trimat shqiptare ngriten flamurin e Gjergj Kastriotit Skenderbe me 6 prill 1911. Sot simbolin e Deciqit e mban ekipi i futbollit të Tuzit..
-Në vitin 1941 ,Tuzi me dekretin e 7 gushtit behet qendra e Nenprefektures së Malesise së Madhe Etnike.Megjithse ky dekret vinte nga pushtuesi fashist edhe per qellime propogandistike , ”aroma” e ribashkimit të trojeve të ndara ne vitin 1913 , nuk u shua asnjeherë…
-15 dhjetori i vitit 1944 ,”njihet” edhe sot si dita e çlirimit të Tuzit nga pushtuesit nazi-fashist, por për çdo shqiptarë të vertet ajo është njekohesisht edhe dita e ripushtimit sllavo-komunist…
-Tuzi pas ripushtimit sllavo-komunist (nën Malin e Zi e ish Jugosllavi) ishte Komunë në vehte deri në vitin 1958… Më pas në çdo lloj organizimi (edhe komunë urbane) ishte e mvarur nga Potgorica deri në zgjedhjet lokale të vitit 2019, kur fitoi statusin e Komunës me të drejta të plota si të gjitha komunat e tjera në Mal të Zi…
-Shkolla e parë që është hapur në Tuz i ka “rrenjet” në vitet 1907-1912 , në mejtepin 4 vjeçarë ,ku mesohej vetem turqisht. Pas viteve 1913-1916 ketu u mesua vetem në gjuhen serbo-kroate. Në vitet 1916–1918 ,nën pushtimin austrohungarez u mesua në gjuhen shqipe. Pas vitit 1918 deri në vitin 1941 u rikthye mesimi vetem në gjuhen sllave. Shkolla ka funksionuar gjithnjë me sistemin kater vjeçare. Mbas vitit 1945 në Tuze filloi të ringrihet sistemi arsimore fillore , e deri tek ai 8 vjeçarë ,në dy gjuhë ; serbish dhe shqip. Në vitin 1979-1980 filloi të ndertohet godina e shkolles së mesme në Tuz po në dy gjuhë (shqip dhe Serbisht)…
-Në vitin 1978 u hap një sallë leximi e cila dalngadal u transformua në Bibliotekë.
-Pasi renies të regjimit komunist edhe në Tuz kanë “fryrë erërat” e pluralizmit politik, ku spikatë themelimi i disa partive politike shqiptare e më gjërë, nën siglen e të cilave konkurohet si në zgjedhjet parlamentare e ato lokale…Gjithashtu u krijuan disa shoqata me karakter politik , kulturor, patriotik dhe etnik si shoqatat “Iliricum”, “Don Gjon Buzuku”, “Dedë Gjon Luli”, “Rapsha”, “Gruda”, “Dinosha” e tjerë…
-Në vitin 1998 per herë të parë në historinë e Tuzit themelohet Radiostacioni “Mir”-Studio Teuta ..13.
-Me një maj të vitit 2002 fotografi profesionist nga Gruda , Shtjefen Ivezaj (në shtepin e tij ) krijon Muzeun Etnografik (Lekaj-Tuz ). Me matrialin e sistemuar në dhomat e muzeut zotri Shtjefni ka “ndertuar” një histori autoktonie mbi 2500 vjeçare të ketyre trojeve etnike shqiptare e më gjërë.
-Me daten 28 nentor 2001 (në diten e 89 vjetorit të shpalljes së pavaresisë) së Shqiperisë i paharruari Tom Bojaj themelon Televizionin “BOIN”, dritaren e hapur për të gjithë shqiptaret e Malesisë e më gjërë, ”dritare” që shperndan papushim rreze të drites e jetës europerendimore të ketyre trojeve.
-Tuzi sot , është qendra e komunes me të njejtin emer , ku “administrohen” malet, “fiset”, katundet apo fshatrat e gjysmës së Malesisë së Madhe Etnike e më gjërë të mbetura nën shtetin e Malit të Zi. Këtu “takohen” shumica e emrave dhe mbiemrave të trashigimtareve , të fiseve të Grudes, Trieshit, Traboinit, Kojes e tjer…të cilët mbi të gjitha ruajnë vlerat më sinjifikative të shqiptarisë, ndonse jo rrallë në një ambient politik – shtetror të republikes së Malit të Zi, që megjithse jemi në shekullin e XXI ai shpesh ngjason me shekujt që kemi lënë pas. Tuzi deri në vitin 2019 ka qënë në nivelin e një komune urbane (komunë rrence), me varësi nga Potgorica . gjë që shqiptarëve autokton u kishte ndaluar thuajse krejtesisht flamurin shqiptar , ndersa në vend të tij në Tuz mund të valonte edhe flamuri Kinez , gjë që ne shqiptarëve na kujton kohen e komunizmit tonë që shqiptaret e Kosoves e viseve të tjera të Shqiperisë Etnike kishim të drejtë, maksimumi ti quanin miq , ndersa kinezet vëllezer… Por sot kohrat kanë ndryshuar edhe për Malit Zi i cili sado te mundohet nuk mundet ta bajnë mbas krahut kohën… Nga viti 2019 Tuzi është komunë me të drejta të plota ligjore si të gjitha komunat e tjera në Malin e Zi, ku ka fituar edhe disa të drejta të promovimit të simboleve të historisë e trashigimisë kombëtare shqiptare…
REFERENCAT:
1.Milan Shuflaj, Serbet e Shqiptaret ,fq.152…Shtypyr në shtypshkronjën KUMI, Tiranë 2002.
2. Defteri i Regjistrimit te Sanxhakut te Shkodres i vitit 1485 , fq.37.
3.Regjistri i Kadastres dhe koncensioneve…fq.53.
4.Defteri i Regjistrimit te Sanxhakut te Shkodres i vitit 1485,fq.397.
5.Perparime Huta , Fshati ne Sanxhakun e Shkodres ne shek.XV-XVI , fq.155.
6.Giuseppe Valentini , Il Diritto delle Comunita ,fq.361. Citim nga F.Bolica dhe Gaspri..Firence 1956.
7.Anton Harapi ,Vale mbi Vale ,fq.96- 97 .
8.Zef Kalaj ,Levizja mekanike e popullsisë së Malesisë Madhe 1948-1998, fq.205.
9.Lulash N.Palushaj ,Malesia dhe Fiset e Saj ,fq.359 – 361 ,pjesa e I-re.
10.Zef Kalaj , po aty , fq.204-206.
11.Oliver Jens Schmitt ,Arberia Venedike-1392 – 1479 , fq.562.
12.Akte të Rilindjes Kombetare Shqiptare…1878-1912 ,fq.100-114.
13.Zef Kalaj ,po aty fq.200.