Tucker Carlson zbulon kontrollin sekret të George Soros në Hungari, ai dhe ekipi i tij në intervistë flasin me kryeministrin Victor Orbán në “hulumtimin” ‘Hungari vs Soros, në Fox Nation

0
248
Nga Beqir SINA – New York
“Tucker Carlson Originals”: “Hungaria kundra Soros : Lufta për qytetërim”
Tucker Carlson dhe ekipi i tij nisen për në Hungari, këtë fillim viti për një intervistë të drejtpërdrejt nga Budapesti, me kryeministrin e vendit ekskluzivisht për Fox Nation, në një vështrim të brendshëm të luftës sekrete të supozuar që po zhvillohet nga investitori miliarder George Soros në Hungari.
Në episodin e 26 janarit, i disponueshëm tani edhe në kanalin televizivë Fox Nation, Carlson flet ekskluzivisht me kryeministrin Viktor Orban, i cili ka një histori të gjatë dhe të ndërlikuar me Soros. Carlson, thotë se Orban, ndoqi Universitetin e Oksfordit me një bursë të Fondacionit Soros, përpara se të “zhytej” thellë në botën e politikës. Mirëpo, pavarësisht se hyri në universitet si i sponsorizuar nga parat e Sorosit, Orban forcoi shpejt identitetin e tij si një antikomunist dhe nacionalist hungarez, duke u larguar shumë shpejt nga tendencat globaliste të Soros.
“Ai është simboli i të djathtës tradicionale hungareze dhe e djathta hungareze është ajo që urren,gjithçka komuniste dhe globaliste ” thotë Carlson, për Orban.
Orban i thotë thotë Carlson në këtë intervistë të gjatë, se Soros, është një njeri me shtrirje të gjerë ekonomike dhe politike, është lloji i njeriut që nuk respektoi kurrë traditat e popullit hungarez. Në vend të kësaj, Soros forcoi bindjet e tij filozofike dhe ideologjike me qëllimin për t’i detyruar ato mbi Hungarinë dhe botën më të gjerë moderne.
“Ndryshe, nga kërcënimi i sovjetikëve dhe osmanëve, të cilët kishin pushtuar më parë vendin pa dalje në det, Soros dhe armada e tij e organizatave jofitimprurëse (OJQ) përdorën një formë më “delikate” të luftës. Sipas Orban, duke “infektuar” opinionet e tij politike përmes organizatave që financonte, Soros i bëri ata të përsërisin mesazhet e tij në mënyrë jokritike dhe me nivele të larta agresioni në mediat në mbarë botën, përfshirë medien hungraeze në atë kohë.”
Simbas “hulumtimit” të Tucker Carlson Originals : George Soros duket të përpiqet të “minojë demokracinë” në Hungari
“Fushata propagandistike e Soros ishte jashtëzakonisht e suksesshme në Europë. Dokumentet e zbuluara tregojnë se në vitin 2015, Soros shpenzoi shuma të mëdha parash për propagandën pro-refugjatëve, e cila u përhap në mediat globale.
Filantropisti gjithashtu loboi drejtpërdrejt te qeveritë evropiane për t’i detyruar ato të hapnin kufijtë e tyre për të varfërit në mbarë botën. Deri në gusht 2017, Europa kishte marrë një milion aplikime për azil. Vetëm Turqia pret sot 3.6 milionë refugjatë sirianë. Krimet e dhunshme, përfshirë përdhunimin, u rritën në “kup të qiellit” brenda natës. Ndërkohë, që Hungaria ishte i vetmi vend europian që tha Jo.
Sipas Carlson, shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian i përkasin Zonës Shengen, një marrëveshje që lejon kalimin përtej kufijve të Evropës për migrantët. Me Hungarinë që ndodhet në skajin jugor të asaj zone, ai bëhet vendi i parë, brenda Zonës Shengen, në të cilin mbërrijnë emigrantët nga Lindja e Mesme.
Në vitin 2015 gjatë krizës evropiane të emigrantëve, qindra mijëra refugjatë arritën në kufirin hungarez. Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara nën administrimin e Bidenit, Viktor Orban kishte një zgjidhje të thjeshtë – të ndërtonte një pengesë(Murë) dhe të zbatonte ligjet e Hungarisë. Megjithatë, mediat globale dhe vendet e huaja nën financimin e Soros nuk do ta linin Orbanin të zbatonte idenë e tij të sigurisë kombëtare pa “luftë” diplomatike me Brukselin. FOTOT FACEBOOK