Të rinjtë si vendimarrës i një lëvizje të re koalicioni për një Kosovë të re

0
681
Agim Vuniqi
Politikanët stereotip u shndërruan në sundues…
Ku ishin fjalët e bukura të bashkimit…, të lirisë…, të qytetarëve të lirë.. çdonjëri magjepsej nga fjalët inspiruese të liderëve që dolën nga lufta, dhe mendohej se liria e shumëpritur do të shoqërohej me drejtësi, me gjykatës të ndershëm, me pushtetarë të cilët do të mbrojnë të drejtat e privuara të qytetarit, të drejtat e pronës private, e ç’ndërrojë pas luftës.., politikanët në pushtet u shndërruan në okupues, në uzurpues, në manipulues, në gënjeshtarë.., nuk realizuan asnjë premtim, asgjasuan pasurinë tokësore e nëntokësore, shkatrruan ndërmarrjet publike, degraduan tërsisht sistemin e arsimit, i robëruan institucionet kulturore e shkencore…i përjashtuan nga procesi entuziastët e sportit dhe simpatizuesit, zhveshtoret i shndërruan në kafene të argëtimit…e ku shkojnë alkooli e sporti së bashku…
Armata e të rinjëve
Kush kujdeset për gjithë atë armatë të rinjësh, idol i të cilëve po bëhen këngëtaret e zhveshura, por edhe kriminelët muskuloz; argëtueset e “haremeve” moderne paraqiten ashtu edhe në kanalin e vetëm publik, edhe në televizionet tjera qendrore, nuk ka norma të normalitetit dhe kode të mirësjelljes dhe moralit, nuk ka as shoqata grash, as mbrojtës të florës e faunës…, as bashkësi fetare…nuk ka ndonjë marrëveshje të përbashkët lobuese për të ndalë hovin e të këqijave, nuk ka lëvizje qytetarësh as organizata civile që luftojnë drogën, prostitucionin, hapjen e kazinove, bordeleve të shumta…, ka vetëm aktivistë të cilët shoqërinë civile e kanë si trampolino për pjesëmarrje në simpoziume jasht vendit, por edhe kërcimore për pushtet në t’ardhmen.
Qytetarët ku janë ata?
E qytetarët ku janë ata, kush përpiqet të hesht ata, ata nuk bëzjanë, ata mallkojnë…, e kush do të luftojë për ta, për të drejtat e fëmijëvë të tyre, të cilët abuzoheshin gati çdo ditë edhe në lokalet shkollore, pse nuk participojnë ata si vullnetarë, si gjithkund në botë, ku janë ata për t’i mbrojtur fëmijtë nga dilerët e drogës, nga mafiozët politikë, pse të mos organizohen ata për të ndryshuar vendin nga kjo e keqe…?
Shpresa…
Athua ka humbur shpresa për ndryshime, apo ajo është në horizont, a janë ata të rinjtë e Kosovës pa mbështetje të përgjithshme, ende të motivuar, të cilëve u mungon komunikimi me botën… Bashkëbisedimi me qytetarë duhet të zgjërohet sidomos komunikimi me diasporën, me të rinjtë atje, nuk janë të mjaftueshme protestat, as rebelimi, ata kanë nevojë për ide të reja, të baskëshoqërohen me shoqata studentësh në perëndim, të reformojnë sistemin zgjedhor ku do të dëgjohej drejpërdrejt zëri i qytetarit, i të riut si vendimarrës, të shndërrohen në një lëvizje të re për një Kosovë të re, jo e mbyllur nga bota, por e hapur ndaj saj.