TE KËSHTJELLA E VUKSAN LEKËS..!

0
860

NGA  NDUE  BACAJ

PAK HISTORI PËR VUKSANLEKAJT…

Fshati  i Vuksanlekajve  si qëndër e banuar , qytetare  , Ilire e “romake” është shumë e hershme , ndaj per këtë  histori para rreth 150 viteve studiuesi  dhe misionari i  madh At Domeniko Pazi ndër të tjera do të shkruante  se  në Vuksanlekaj do të ketë ekzistuar një qytet që ende i shihen shenjat e kolonave , gur varri latin, vegla të cilat gjenden jo shumë thellë  nga fshataret, nderkohë që punojnë token me shatë dhe parmendë. 1.  Në Vuksanlekaj  janë identifikuar edhe  mbishkrime  Ilire si: CRINNE   TISSA  e tj…2.  Ndersa dy arkeologë të njohur austriak (K.Prashniker dhe A.Shober) në kohen e luftës Parë Botërore (1914-1918) pasi do të eksplorinin (në mënyrë siperfaqësore) këtë vendbanim ata do të shkruanin: “…Nga dy mbishkrime romake të pershkruara për herë të parë tek Theodot Ippen,CIL III 14600, 14602, nuk gjetëm asnjë në vendin e tyre të dikurshme, mbasi shtëpia e Prekë Maçit , ku gjendeshin ato, është shkatërruar tërsisht. Ndersa CIL III 14602 duket se ka humbur , mbishkrimi CIL III 14600 është murosur në kishen shumë të prishur , në daljen jugore të fshatit…. Fragmentet e arkitekturës të njohur nga Franc Nopça…nuk mund të gjendëshin më , ndeërsa guri milor , i parë këtu nga ai , gjendet përsëri në këmbë, në permasa 1.90 m lartësi dhe 0.80 m gjërësi, i vendosur në xoklaturë  të latuar shpejt , në daljen veriore të Vuksanlekajt. Një i dytë gjendet i rrëzuar  në veriperendim të të parit, në një largësi që i pergjigjet saktë një romake…Në Vuksanlekaj duhet supozuar një vendbanim i madh i vendosur pranë rrugës romake , çka e dëshmojnë jo vetëm monumentet e publikuara  nga Ipen dhe Nopça , por edhe fragmentet e tjegullave të shperndara  në livadhet dhe tokat bujqësore, sidomos në afersi të kishës së sipërpermendur, si dhe ngritjet e terrenit, që dëshmojnë për mure të fshehura nën dhè. Identifikimi i këtij vendbanimi antik me stacionin rrugor Bersumnum apo Birziminium … do të ishte shumë afër të vertetës, nëse Cina  do të identifikohej gjithashtu me Marshejn. Largësitë e dhëna tek itineraret prej 16 dhe 18 mile romake do të përputheshin  shumë mirë  me rrugen Marshej-Vuksanlekaj,  dhe më shumë me rrugen e gjatë  që i sillet  liqenit të Hotit (rreth 23 km) sesa me atë të shkurtren që kalon nëpër Kosan (rreth 20 km).3.  Megjithë historinë e lashtë fshati i sotem Vuksanlekaj e ka marrë  emrin nga prijesi i Fisit Camaj, Vuksan  Leka  kur  kanë  zbritur nga Traboini vëllezërit e njohur  Camaj , si  edhe vëllazëri të tjera nga  fshatrat e Traboinit…4. 

KËSHTJELLA :

Kushdo që kalon nëpër  fshatin e Vuksanlekajve dhe  kerkon të vizitojë apo “sodisin” një monument me vlera të dukshme e të veçanta , qytetrimi, mbrojtje e qendrese , në keto troje shqiptare , e para që të terheq është  KËSHTJELLA (FAMILJARE) E  VUKSAN  LEKËS , e vetmja e ketij lloji në Malesi e më gjërë.. Kjo Kështjellë  mendohet se ka një moshë rreth 230 vjeçare. Mosha e keshtjelles të Vuksan  Lekës llogaritet në bazë të zbritjes në ketë vend nga  i pari i ketij katundi Vuksan  Leka , per të cilin studiuesi , një albanolog dhe konsull i pergjithshem i Austro-Hungarisë në Shkodër  , mbi një shekull më parë do të  shkruante  se djaloshi nga fisi i Hotit Vuksani i një farë Leke ka jetuar  para pesë brezave , pra afersisht  në vitin 1788 .5.  Tashma  emrin , toponimin  apo më sakt homonimin  katundi ose fshati i Vuksanlekajve e ka marrë nga i pari që zbriti dhe themeloi ketë vendbanim ,Vuksan  Leka… Kështjella i ka sherbyer familjes së madhe të Vuksan Lekes (dhe trashigimtarëve të tij ) të mbroheshin ndër mote  nga armiqt e tyre të mundëshem (turq e shkije). Kështjella për familjen  e Vuksan Lekes e trashigimtaret e tij  që jetonin në fushë të gjallë “zevendësonte” aleatet natyrorë , si malet e shkembinjë që i kishin perherë banorët etjerë hotjan që banonin në zonen malore … Sot nga kjo kështjellë ruhen mjaft mirë muriet e larta rrethuese dhe dy kulla ballore… Trashigimia e kesaj kështjella na jep mundesinë të percaktojmë saktë , formen  dhe madhësinë .  Forma e kështjellës është  katërkëndëshe , me permasat : gjatësia 30 m, gjërësia 30 m dhe lartësia e murit rrethues 4 m . Ndërsa në anën ballore (lindore), në dy ekstremet e kështjelles  ka dy kulla të  larta nga  6 metra secila.. Muriet janë prej guri të latuar (skalitur) me mjaftë mjeshtri dhe janë murie të “njoma” (me llaç gelqereje…). Në tërë gjatësinë dhe lartesinë  e murit rrethues dhe në dy kullat  dallohen qartë dhjetra frëngji , nga ku në rastë nevoje luftohej (qitej pushkë) kundër armiqeve që e sulmonin apo rrethonin kështjellen… Duke parë numrin  e madh të frëngjive , në krahasim me mashkujt  apo njerëzit që mund të  kishte , per ë qitur pushkë një shtepi sado e madhe , të shkon mendje te një taktikë e hershme e luftes të të parëve tanë , të cilet qitnin pushkë herë në një frengji herë në një tjeter , me qellim që armikut ti duken  shumë luftetarë të pozicionuar  në të gjitha frëngjitë… Per  këtë trashigimi  monumentale të kështjellës (familjare) të Vuksan Lekës sot kujdesen pasardhesit e kësaj familje , të cilet edhe e kanë  “forcuar” me lëngë çimentoje dhe me një mjeshtri të admirueshme , që i ruan edhe orgjinalitetin… Kjo  keshtjellë (familjare) ka terhequr jo vetem shqiptaret autokton që jetojnë në trojet e tyre nën shtetin e Malit Zi , por edhe specialist dhe autoritete  malazeze , ku nga  trashigimtarë  (që vinë në brezin shtatë –tetë ) të Vuksan Lekës), kemi mësuar se para disa kohësh kishin ardhur nga  Cetina  dy specialist monumentesh (inxhinier) , të cilet e vlersonin kështjellen e Vuksan  Lekës si monument kulture duke  premtuar  edhe ndihmë financiare per mirmbajtjen e saj…6.

Referencat:

1.Fulvio Kordinjano ,Shqiperia permes vepres dhe shkrimeve të At Domeniko Pazit V-I-,fq.97. 

2.Preloc  Margilaj , ILIRET  FLASIN  SHQIP ,   SHQIPTARET  FLASIN  ILIRISHT,fq.172. 

3.Kamilo Prashniker, Arnold Shober, Kerkime arkeologjike në Shqipëri dhe Mal të Zi, fq.94-95 ,Tiranë 2003..

4.Zef Kalaj ,Levizja  mekanike e popullsisë të Malesisë Madhe  1948-1998 ,fq.216-219. 

5.Franc  Nopça , Fiset e Malesisë së Shqiperisë veriore  dhe e drejta zakonore e tyre ,fq.196 ,botim i qendres  të studimeve albanologjike , institute  i  historisë). 

6.Të dhënat per kështjellen janë marrë nga unë autori (N.B.), kur e kam vizituar me 10 nëntor 2013…