TE DEUM LAUDAMUS, DARDANIA. NË VEND TË NJË URIMI PËR 14 VJETORIN E SHPALLJES TË PAVARËSISË SË KOSOVËS.

0
209

NGA NDUE BACAJ
Mendova ta titulloj kështu urimin tim , me rastin e 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosoves , pasi është pikrisht Niket Dardani biri i shenjtëruar i kësaj treve Ilire, i cili në shekullin e IV-të perveç shumë veprave të tjera , ka lenë trashigimi edhe Hymnin e Kishes Perendimore (Katolike). Hymn që është edhe sot në fyqi, dhe titullohet TE DEUM LAUDAMUS ( Ty Hyje të Lavdrojmë ,apo Lavdrua qofsh o Zot ). Ky hymn ndër shekuj u bë më i famshmi i të gjithë Krishterimit , u bë kryehymni i madh i jetes në Europ , simboli sinjifikativ i shpresave , ënderrave dhe triumfeve shpirtërore . Hymni këndohej kryesisht në raste kurorzimesh … por edhe fitoresh.. E natyrish nuk ka fitore më të madhe e ditë më të lumtur se sa 17 shkurtin e vitit 2008 , per Kosoven , por edhe trojet e tjera etnike shqiptare që i kishte falur Zoti e grabitur ndër shekuj robi sllav edhe me bekimin e një pjese të Europes plakë. 17 Shkurti është dita e shenjteruar e shpalljes së pavaresisë nga parlamenti i Kosoves .. Kjo ditë ka marrë vlera reale falë edhe faktorit më të rendesishem nderkombetar të kesaj Bote , me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Gjermanisë , Anglisë , Italisë , Frances etjerë , të cilet vleresuan drejtesinë e Shqiptareve të Kosoves , per të qënë të lirë e të pavarur nga zullumqaret ardhacakë , serbet, të zbritur së voni nga Uralet, të cilet ndër shekuj u benë nga turma të mjerimit në shtet-kampion të shovinizmit. Ndërsa pretendimet serbe mbi Kosoven u benë shkrumb e hi , se mbi ketë “dysheme” qendronin “argumentet” trilluese të dajave të Sulltan Muratit II, birit te shkines (Hierines) së Gjergj Brakoviçit, para-ardhesi i të cilit car Llazari kishte tradhtuar koalicionin nderballkanik në betejen antiotomane te Fush-Kosoves 1389, i cili si “shperblim” ishte vrarë duke ikur si “trimat”. Për rreth 86 vite (1913-1999) trojet etnike shqiptare të Kosoves kishin luftuar per lirinë e pavarësinë e tyre , gjë që shqiptareve u kushtoi rreth dyqindëmijë deshmorë e martirë të lirisë , duke berë që pavarësia e Kosoves t’i kenë rrënjët në lumej gjaku e oqeane sakrificash… Masakrat e genocidi i Serbëve në trojet shqiptare të Kosoves martire kishin si fund vitin 1999 (12 qershorin), kur Europa dhe Bota Demokratike u detyruan të ndalin dorën gjakatare që vetem për këtë kohë kriminelet serbë të Millosheviçit kishin vrarë e zhdukur rreth pesëmbëdhjetëmijë shqiptare , por edhe kishin keqtrajtuar e debuar nga trojet e tyre etnike rreth njëmilion shqiptarë të tjerë… Që nga 17 shkurti (2008) Dardania e moçme , apo Kosova e sotme është e lirë dhe pamvarur dhe po rikthehet në “sofren” Europiane , në atë “Sofer“ që kishte pasur vendin që me krijimin e jetes mbi keto troje.. Rreth 30 shekuj me parë, Homeri në Kryevepren e tij , ILIADA “hymnizonte” rolin Dardan në Luften per mbrojtjen e Trojes ,me prijesin e tyre , legjendarin ENEA…Ndersa poeti romak Virgjili në poemen “ENEIDA” nder te tjera “vargezonte” :
“O DRITË E DARDANISË /
T’I SHPRESA MË E MADHE E TROJANEVE /
PSE U VONOVE..?”
Por edhe Europa e epokes së perqafimit dhe perhapjes së besimit e qytetrimit Kristian ka në themel të saj kontributin Dardan… Flori dhe Lauri janë dy martiret dhe shenjetoret e parë në “Ballkan” që u martirizuan per besimin Kristian (në Ulpiana , jo larg Prishtines së sotme , nga fillimi i shek.II-të )… Nga Trojet Dardane – Nishi (Nasiusi , sot i grabitur nga Serbia) ishte edhe Kostandini i Madh , perandori (i perandorise Romake) , që me ediktin e Milanit (viti 313) ndaloi persekutimin e shtetasve të vetë ,që deshironin të perqafonin e perhapnin besimin e qytetrimin e ri e jetdhënës Kristian (që në trojet Dardane e predikoi vetë Shen Mateu-Ungjilltar). Me ketë “veper” ligjore Kostandini i Madh , nxorri Krishterimin nga katakombet në drite të diellit , dhe kishat e katakombeve i zevendesoi me katedralet madheshtore ,të cilat ishin ndertesat më te bukura që kishte parë deri atehere njerëzimi.. Perseri ky perandor me origjin Dardane-Kosovare në vitin 315 ligjeron krijimin e fondit per të ndihmuar jetimet. Ndersa në vitin 321 firmos dekretin e së Dieles si ditë pushimi (e feste) per të gjithë banoret e Perandorise (ku bente pjesë thuajse krejt Europa dhe bota e konsiderueshme e asaj kohe) , duke zevendesuar perfundimisht të shtunden hebraike..Vargu i Martireve e Shenjetoreve në themelet e qytetrimit Perendimore Kristian nga raca jonë Ilire është rreth 600…deri tek Shenjëtorja Nënë Tereza , ndaj Europa dhe Bota e sotme e kanë kuptuar me të drejten e Zotit se Dardania e moçme apo Kosova e Sotme është TOKA e SHENJT e besimit dhe qytetrimit Perendimore (e jo e ardhacakeve të vonë sllave) … Simboli i binomit Fe dhe Atdhe , poeti kombëtar , At Gjergj Fishta në “Iliaden” shqiptare , Lahuta e Malesisë e “perkufizon” ketë histori me vargjet lapidare :
“…E në breshtet t’Kapitolit /
dalë nuk kishte e murrtë ulkoja /
per me i dhanun sisë Romolit /
mbasi shembë kje per dhe Troja /
e atje larg ,po , kah Urali /
nëper ato breshta të larta /
sillej shkjau si shkërbë mali /
tuj kerkua per molla t’tharta /
kur n’keto vise të Ballkanit /
të Parë tonë Pellazgtë e motit /
gjanë e gjallë kullotshin planit /
qetë i ngitshin n’fushë të Zotit /
kishin frone e ligje të mbara /
e gjatë shtegut t’qytetrimit /
ishin shty ata larg perpara /
që me pranverë të rruzullimit ./
Prej kah fillë xen rriba e Verit / ….
prej Kaukazit e n’shkamb t’Doverit / ….
fis ma t’vjeter kund nuk ka /
se asht ky fisi n’za i Shqiptarit /;
në mes t’cilit punët e mëdha /
për Europë xunë t’enden sparit…”.
Per ta besuar Europa e re këtë histori të vjeter e të vertetë u desht që trojet shqiptare të Kosoves të kishin në krye të vendit një “GAND” gjigand të mendimit e veprimit si Ibrahim Rugova i cili në perjetsi është ikona historike e pavaresisë , që largojë edhe hijet arabo-aziatike , që na kishin lënë “peng” shekujt e pushtimit otoman , ndersa Hashim Thaçi, Ramush Harajdinaj , Adem Jashari dhe krejt familja Jashari , si dhe dhjetra e mijëra luftëtar të UÇK-së dhe drejtues të tjerë të ushtrisë çlirimtare te Kosoves , e veçanarisht dëshmoret e kesaj lufte janë perjetsuar në panteonin e pavdekshem të lirisë e pavarësisë së Kosoves , por edhe të vetë Europës Perendimore , në themelet e së ciles raca jonë ka kontributin më të madhe ( kujtojmë “mesinë” e shek.XV Gjergj Kastriotin) , por mjerisht (shpesh)“ kemi shperblimin “ më të vogel…Gjithsesi NE shqiptaret në keto ditë gezimi , Lavdrojme Zotin tonë (që është një e vetem një , pavaresiht nga rruga që kemi zgjedhur per t’a “takuar”Zotin…) , ndersa unë në ketë urim mendova ta lavdroj Zotin duke cituar disa nga fjalet e pavdekshme të Hymnit të Kishes Katolike , të shkruara mbi 16-të shekuj më parë nga biri i trojeve tona Ilire, Niket Dardani :
“….Të lutemi Zot , ti mos na lësho /
Dhimbëshem Zot me na bekue /
Prej armiqeve na shpëto /
Shpirt e trup t’i me na i shpëtue /
Pergjithmonë deri në amshim /
Do të këndojmë lavdi o Zot me gëzim.”
Ashtu qoftë sot e pergjithmon… Gëzuar shqiptar kudo që jeni , 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës…
Me 17 shkurt 2022