Të “çmendur” ose të ligj

0
207
BASHA NE KONFERENCE SHTYPI - Kreu i PD, Lulzim Basha, deputetet, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, ne nje konference shtypi ku njoftuan se PD ka depozituar ne Kuvend amendamentet kushtetuese, te cilat se pari kane te bejne me reformen zgjedhore dhe zhberjen e ndryshimeve te 30 korrikut./r/n/r/nBASHA AT A PRESS CONFERENCE - DP Leader, Lulzim Basha, MPs, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, in a press conference where they announced that the DP has submitted to the Assembly the constitutional amendments, which first have to do with the electoral reform and the reversal of the July 30 changes.

Enkelejd Alibeaj ka dalë sot në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, ku kundërshtoi praninë e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se ky i fundit ishte përjashtuar.

Alibeaj tha se “Ka një vendim të parlamentit, i cili ka konstituar cili është Grupi Parlamentar i PD, Berisha nuk është pjesë.

Të njëjtën gjë tha dje edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, i cili tha se “Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur non grata nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit. Deri atëherë askush nuk mund të imponohet”.

Në fakt nuk ka një vendim të Grupit Parlamentar për përjashtimin e Berishës. Këta ose janë të “çmendur”, ose janë të ligj.

Nuk ka asnjë vendim, nuk ka asnjë mbledhje, nuk ka asnjë protokoll. Nuk ka asnjë dokument, nuk ka asnjë akt që tregon se Sali Berisha është përjashtuar nga Grupi Parlamentar.

Ka thjeshtë dhe vetëm një dalje të Lulzim Bashës, I mbyllur në zyrë, që përjashtoi Sali Berishën.

Dhe pas përjashtimit të Sali Berishës, ndodhën këto që kemi parë, këto gjashtë muaj.

Foltorja, përplasjet, sulmet, sharjet.

Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi janë ata që iu kanë thënë demokratëve pijanecë, qelbësira, maskarenj, anti-amerikanë, të korruptuar, etj.

Tani, këta ose janë të “çmendur”, ose janë të ligj.

Se nuk ka kuptim tjetër. Nuk ka si ti etiketosh. Çfarë konfigurimi dhe qasje të kesh ndaj tyre.

Por, si mund t’i thuash dikujt, nuk ka rëndësi është Sali Berisha, është Enkelejd Alibeaj, është Jorida Tabaku, apo dikusht tjetër, që “ti je i përjashtuar”. Kur, Grupi Parlamentar nuk është mbledhur kurrë dhe nuk ka marrë vendim për përjashtim.

Pse Alibeaj nuk mbledh grupin dhe të thotë hajde e diskutojmë përjashtimin e Sali Berishës?

Le ta hedhë në votim.

Pikërisht për faktin se nuk u mblodh grupi parlamentar, për faktin se nuk u mblodh Kryesia, nuk ka një vendim, por ishte një akt personal i Lulzim Bashës, PD-ja u katandis në këtë gjendje që është sot.

Këta janë ose të ligj, ose të “çmendur”. Kjo sepse vazhdojnë që të kërkojnë përfundime apo zgjidhje duke e ditur që ka të njëjtën përgjigje.

Pra, shumicën në atë parti e ka Sali Berisha.

Është anti-amerikan, pro-amerikan, non-grata apo grata, fakti është se Sali Berisha ka shumicën në atë parti. Duan apo nuk duan Alibeaj dhe Gaz Bardhi me shokë.

Gaz Bardhi dhe Alibeaj së bashku, jashtë asaj partie, nuk marrin asnjë votë. Edhe brenda asaj partie, nuk marrin sërish asnjë votë. Nuk kanë peshë politike.

Peshën e ka Sali Berisha, i pëlqen apo nuk i pëlqen këtyre.

Në rast se duan të bëjnë një politikë reale, të mbledhin grupin parlamentar dhe të votojnë përjashtimin e Sali Berishës. Kështu është e zgjidhur.

Edhe këtë nuk e bëjnë dhe nga ana tjetër thonë, “ti mos hajde”.

Është njësoj si veprimi që i thonë “ti mos kandido për kryetar”.

Si mundet që në vitin 2022, në një vend demokratik, në një vend që ka luftuar pikërisht për këtë çështje, që është e drejta e votës, e drejta e zgjedhjes, sot të dalin disa të ligj dhe të “çmendur”, të keqpërdorur nga Lulzim Basha dhe të thonë “ti mos kandido, ti je i përjashtuar”. Kur në fakt as nuk e ka përjashtuar kush dhe as nuk e pengon kush të kandidojë.

Alibeaj me shokë duhet ta dijë se nuk ka asnjë rregull apo ligj në botë që të ndalon të kandidosh për kryetar partie. Shko kandido, dhe po more votat fiton.

Ndërsa sa i takon “përjashtimit”. Kur u mblodhën strukturat e PD?

Vetëm nga ligësia ose çmenduria, mund të bëjnë deklarata të tilla./CNA.al