Tash i rregulluan punët …

0
153

Deputeti Enkelejd Alibeaj takoi sot ambasadoren amerikane duke i shfaqur asaj shqetësim për çështje anësore të zgjedhjeve lokale.

“Diskutuam për rekomandimet e ODIHR, shqetësimet mbi përdorimin e administratës dhe pastërtinë e kandidatëve. Shqetësime këto të ngritura dhe më parë nga opozita dhe që kanë shoqëruar problematikën e proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri.

Në emër të PD e garantova ambasadoren e SHBA për vullnetin e mirë tonin për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje duke zbatuar rekomandimet e ODIHR, duke ndarë me të shqetesime të ndryshme përfshirë dhe rolin e medias, para dhe gjatë fushatës elektorale”, poston në twitter Alibeaj fill pas takimit.

Alibeaj nuk përmend financimet në fushatë, blerjen dhe negocimin e votës nga PS, gjatë takimit me Yuri Kim

droni.al