Takime historike ne SHBA-s te presidentit Rugova(Foto…)

0
340
Nga Beqir SINA New York

Rugova i beri shqiptaret mik te medhenje me Ameriken 

Klinton :“Gezohem qe Dr. Rugova, ka pasur nje vizite te rendesishme ne
 SHBA-s, dhe se takimet e tij me zyrtaret me te larte te Adimistrates ishin te 
fryteshme per te dy palet”, Ne jemi te vendosur ne perpjekjet per rikthimin e 
te drejtave njerezore dhe politike te popullit ne Kosove, ku Dr Rugova ka nje 
rol te rendesishem dhe te admirueshem. Refuzimi i ndaj dhunes dhe durimi i 
tij perball represionit serb, deshmon nje kurajo dhe largepamesi”

Me Ameriken lidhjet e tija dhe vizioni qe kishte Dr Rugova si dhe me keto vizita e takime qe zhvilloi ai ne Shtete e Bashkuara te Amerikes, gjithenje e me teper po kuptohej me mire çeshtja shqiptare e Kosoves, si dhe lufta paqesore per liri e pavaresi. Rugova arriti te shpalose ne Washington D.C. planin prej dhjete pikash, plan i cili solli edhe 
lirine e enderruar te shqiptareve me 9 qershor 1999-te. Vite kur Serbia, u 
shporre nje here e pergjithmon nga Kosova. Rugova me Shtetet e Bashkuara te 
Amerikes u la shqiptareve nje mik te madhe dhe te perjeteshem.
Presidenti Rugova, në Capitol Hill, Kongres dhe Senatin amerikan, si dhe në “Shtëpinë e Bardhë”, “çelsi” ishte ish kongresisti republican Joseph J. DioGuardi.
DioGuardi ishte ai që solli në një séance dëgjimore në Kongresin amerikan – me Grupin e Kongresit për të Drejtat e Njeriut, një delagacion nga Prishtina
Shkurt 1990: DioGuardi shkon në Beograd me stafin e Kongresit të Kongresit për të Drejtat e Njeriut, të kryesuar nga kongresmenët Lantos dhe Porter, për të mbajtur një konferencë shtypi në Beograd rreth shtypjes serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës. Më pas ai bën një vizitë të paparalajmëruar në Kosovë për të takuar intelektualë kryesorë, gazetarë dhe aktivistë, përfshirë Dr. Zekeria Cana, Zenun Celaj, Bajram Kelmendi, Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja dhe Vetton Surroi.

Me shkurt 1990 per here te pare presidenti Rugova kryesoi nje delgacion te
gjere intelektualesh ne viziten e pare, si politikan ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Dr. Ibrahim Rugova me nje grup intelektualesh, gazetare dhe aktiviste te njohur
te te drejtave te njeriut si : Dr. Zekeria Cana, Zenun Celaj, indjeri avokat
Bajram Kelmendi te ftuar nga kongresmeni republikan i njujorkut Joseph
DioGuardi, zhvilluan nje seance degjimore te kryesuar nga kongresmenve Lantosh dhe
 Porter.

Me 8 – 9 – janar 1993 , realizohet vizita e dyte e kryetarit te Levizjes
 Demokratike te Kosoves ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Dr Rugova ne krye te 
nje delegacioni i shoqeruar nga z Shaqir Shaqiri pati nje sere takimesh me 
Administraten e Presidentit Gorge H. Bush(babai i ketij sot) dhe ne institucione
te tjera. Ai u takua me z Arnold Kantor n/sekretar per çeshtjet politike ne 
Departamentin Amerikan te Shtetit.
Ne kete takim u bisedua per ndihmen 5-
milion dollar qe kongresi amerikane i dhuroi Kosoves. Vizita ne Washington D.C.
erdhi pasi me pare Rugova qe takuar ne Bruksel me zotin Eagleburger. Rugova
 ne keto takime kembenguli per nje intervenim nderkombetar ne Kosove, si rruga
 e vetme per te ndaluar konfliktin qe po provokohej sistematikisht nga 
rregjimi serb ndaj shqiptareve.

Me 16 shkurt 1993- Presidenti Rugova filloi nje vizite tjeter ne Shtetet e 
Bashkuara te Amerikes ne Institutin Amerikan per Paqe dhe nje takim me zyrtarin
 e larte amerikane Carnegie , Rugova kerkoi vendosjen e trupave te OKB-es ne
 bashkepunim me NATO-n ne Kosove, venien e Kosoves nen protektorat nderkombetar
deri ne pavaresine dhe neutralitetin e plote te saje.

Ne maj 1994 – ne Nju Jork, ne katedralen kryesore San Patrick ne Manhattan, i
 ndjeri kardinal John O’Cnor priti ne nje takim te veçante Dr Rugoven dhe 
dha nje meshe te veçante me lutje per Kosoven ne salle ishin rreth 3.000 
besmitare. “Gezohem qe Dr. Rugova ka pasur nje vizite te rendesishme ne SHBA-s, dhe 
se takimet e tij me zyrtaret me te larte te Adimistrates ishin te fryteshme
per te dy palet”, i shkruan presidenti Klinton kongresitit Engel dhe 
kogresites Molinari “.
Ne jemi te vendosur ne perpjekjet per rikthimin e te drejtave 
njerezore dhe politike te popullit ne Kosove, ku Dr Rugova ka nje rol te 
rendesishem dhe te admirueshem. Refuzimi i ndaj dhunes dhe durimi i tij perball
 represionit serb, deshmon nje kurajo dhe largepamesi”, shkruan Presidenti 
Bill Klinton.
Me maj 1996- gjate nje vizite ne SHBA-s Dr Rugova u takua me Sekretarin
amerikan te Shtetit Warren Christopher dhe diplomatin e njohur amerikane Kris
 Hill ku u njohe me nismen amerikane per hapjen e misonit te pare amerikane ne
 Kosove. Me 12 korrik kongersmeni Eliot Engel pret shiritin e misionit
 amerikane ne Prishtine.

Rugova u takua me ndihmesekretarin amerikan Strob Talbot
Dr. Ibrahim Rugova u takua ne Uashington me Strob Talbotit, ndihmesekretarin
shteteror amerikan, i cili ishte edhe ushtrues i detyres se sekretarit te
 shtetit.Takimi u zhvillua ne nje atmosfere te ngrohte e miqesore. Zyrtari i 
larte amerikan theksoi perkrahjen e fuqishme amerikane per lirine dhe paqen ne
Kosove dhe shprehu perkrahjen e madhe amerikane per rrugen paqesore te
 zgjidhjes se çeshtjes se Kosoves e per politiken e udhehequr nga dr. Ibrahim
 Rugova. Ndersa, Dr Rugova e pershkroi gjendjen ne Kosove si shume te rende e te rrezikshme
per shkak te aksioneve te vazhdueshme te forcave serbe dhe masakrimeve te
popullesise ne shtepite e veta.

Rugova kerkoi nga SHBA-te perkrahje edhe me te madhe per luften paqesore te 
popullit te Kosoves per pavaresi dhe per zgjidhjen politike te çeshtjes se
 Kosoves. Ai i beri thirrje administrates amerikane qe te ndermarre masa 
preventive per evitimin e nje masakre mbi popullin e pambrojtur te Kosoves. Dr.
Rugova beri thirrje qe udheheqja e SHBA-ve te marre rolin prijes ne zgjidhjen e
 çeshtjes se Kosoves.

Ndihmessekretari shteteror amerikan Strob Talbot e vleresoi te rendesishem fillimin e procesit te bisedimeve mes Prishtines e Beogradit. Ai premtoi
 angazhimin e vazhdueshem te SHBA-ve ne kete proces. Ne bisede ishin te pranishem
 edhe Robert Gelbardi, i derguari i posaçem per Ballkanin i Presidentit Klinton
 dhe i Sekretares se shtetit Medlin Ollbrajt dhe ambasadori i SHBA-ve ne Shkup 
Kristofer Hill, i cili eshte angazhuar ne procesin negociator ne Kosove.
Kryetari Rugova dhe anetaret e delegacionit te Kosoves folen ne Fondacionin 
Karnegi.

Dr Rugova dhe anetaret e delegacionit te Kosoves folen edhe ne Fondacionin 
Karnegi ne nji paraqitje e organizuar nga Grupi Nderkombetar i Krizes, ndersa dr.
Ibrahim Rugova foli per gjendjen e rrezikshme ne Kosove dhe per nevojen e
 zgjidhjes se çeshtjes se Kosoves me mjete politike.

Me 28- maj 1998- Rugova takohet me Presidentin Klinton ne Shtepine e Bardhe

 Ne Washington D.C, ne oren 9:50, sipas kohes lokale, i shtrohet karpeti i kuq
 dhe ai zhvillon nje takim 40 minutash me presidentin e Shteteve te Bashkuara
te Amerikes, Bill Klinton. Me pase ai takohet me Robert Galbardin, i
 derguar special per Ballkanin i presidentit Klinton dhe i Sekretares se shtetit
Medlin Ollbrajt. Vizita e kryetarit te Republikes se Kosoves ne SHBA po 
percillej me interesim nga mjetet e informimit publik.

Me vitin nentor te viti 2000- ne kremtimin e pese vjetorit te Marrveshjes se
 Dejtonit Presidenti Rugova erdhi ne Shetetet e Bashkuara te Amerikes, si
 presidenti i pare i Kosoves se lire. Ai zhvilloi ne kete vizite takime ne Nju
Jork, Detroit, Çikago dhe Washington D.C.

Presidenti Rugova me 2004 u nderua nga Komunuelthi i Pensilvanise me
mirenjohjen “Mik i SHBA-ve”





Ne nje ceremoni te zhvilluar me 26 prill 2004, ne shtetin Pensilvania ,
Presidentit Rugova iu dorezua mirenjohja “Mik i SHBA-ve” dhe “njeriu qe punon per
 ta permbyllur kornizen ligjore per pavaresine e Kosoves”.Zv.guvernatorja e
 Pensilvanise znj. Katrin Bejker Noll, ne nje darke te organizuar per nder te 
Presidentit Rugova, tha se miqesia e Ibrahim Rugoves ndaj SHBA-ve ka qene jo 
vetem ne te mire te Kosoves, por edhe te SHBA-ve. “Fryma juaj e ngrohte e 
bashkepunimit eshte nje ideal drejt te cilit aspirojne te gjithe njerezit”, tha 
zonja Noll. Ajo ne emer te gjithe qytetareve te Pensilvanise i shprehu 
falenderim Presidentit te Kosoves per miqesine ndaj Shteteve te Bashkuara te 
Amerikes.

”Ne emer te 12 milione qytetareve te Pensilvanise, dua t’ju shpreh lavdate 
per arritjet tuaja te jashtezakonshme dhe t’ju falenderoj per miqesine tuaj
 ndaj Shteteve te Bashkuara. Vazhdofshi me suksese te medha dhe paqe ne gjithe 
perpjekjet tuaja ne te ardhmen”, tha mes tjerash ne fjalen e saj, zonja Ketrin 
Bejker Noll (Catherine Baker Knoll).

Nderkaq, Presidenti Rugova, duke u falenderuar per kete miernjohje tha se
”roli i Amerikes ishte i pazevendesueshem edhe ne jetesimin e aspirates
 shekullore te shqiptareve”. “Njohja sa me e shpejte e pavaresise se Kosoves do ta 
qetesonte kete pjese te Evropes dhe tere boten”,- tha Presidenti Rugova. 
Me 19 shtator 2003 ne Prishtine, rreth 8.00 te mengjesit, mberriti 
ish-presidenti amerikan Bill Klinton, i cili qendroje per nje vizite nje diteshe ne 
kryeqytetin e Kosoves, ku u nderua me çmimin doktor nderi i Universitetit te 
Prishtines. Ish-presidentin Klinton ne aeroportin e Prishtines e priti dhe i
deshiroi mireseardhje Presidenti i Kosoves Ibrahim Rugova, shefja e Zyres 
amerikane ne Prishtine, Mersi Ris etj. Ne aeroportin e Prishtines Klintonin e 
pershendeten edhe disa qindra qytetare. Ish-presidentit Bill Klinton ne nje
 ceremoni solemne te zhvilluar ne amfiteatrin e madh te Fakultetit te Filologjkise
iiu dorzua titulli “Doctor honoris causa”.

Nje takim i veçante i ish-presidentit amerikan Bill Klinton me Presidentin e
 Kosoves Ibrahim Rugova ne mjediset e Universitetit te Prishtines, takim qe
zgjati rreth 40 minuta dhe u zhvillua me dyer te mbyllura u biseduar rreth
 çeshtjes se Kosoves. Me mijera qytetare te kryeqytetit dhe nga viset e tjera 
te Kosoves, kishin ardhur per te pershendetur ish-presidentin amerikna Bill
 Klinton dhe per ta falenderuar ate per te gjitha qe ka bere per lirine e
 Kosoves si President i SHBA-ve.

Pristina, SERBIA AND MONTENEGRO: Kosovo President, Ibrahim Rugova (R) offers to former US congressman, Joseph J. DioGuardi( L ) a diploma and medal, ‘The Golden Medal of The League of Prizren’ in Pristina, 06 July 2005. DioGuardi was awarded for his contribution in bringing freedom and independence to Kosovo. AFP PHOTO/Nikola Besevic (Photo credit should read NIKOLA BESEVIC/AFP via Getty Images)