Skllavëri, në vendin dhe kohën e gabuar

0
238

Marash Gilaj

Tregim

Shyima pat lindur në Aleksandri të Egjyptit. Ajo ishte një nder 11 fëmijët e lindur tek prindër të varfër. E gjithë familja flinin në një dhomë, shtrirë në disa batanije, ku mungonin krevatet dhe dyshekët. Babai i këtyre fëmijëve, shpesh, zhdukej për disa javë dhe kur kthehej, i rrihte ata pa ndonjë shkak të qënësishëm.

Perspektivat dukeshin të zymta, e megjithatë, kjo vajzë e vogël nuk ishte pa shpresa. Kur ishte 8 vjeç, ajo u dërgua të jetonte tek një familje e pasur sipas një marrëvashje që u bë midis dy familjeve. Të pasurit do ta merrnin me kontratë për 10 vjet duke u paguar të varfërve nga 30 dollarë në muaj. Kjo shumë shkonte në 3600 dollarë gjithësejt për gjithë kohën. Ibrahimi dhe e shoqja e tij, Amali do të kërkonin prej saj aq shumë punë dhe trajtim çnjerëzor sa që, ajo do të kthehej në një skllave të mirëfilltë për dy vite me radhë. Këta dy kriminelë ishin rreth të dyzettave.

Dy vjet më vonë, ata do të emigronin drejt Amerikës bashkë me 5 fëmijët e tyre dhe vajzën që morën me kontratë. Atje do të fillonin një biznes import-eksporti. Shyima nuk donte të emigronte, por nuk kishte zgjedhje tjetër. Për këtë vajzë fatkeqe u sigurua një vizë 6 mujore. Pasi arritën në SHBA, u vendosën në shtëpi dykatëshe në shtetin e Kalifornisë. Që nga ajo ditë, vajzën e vëndosën të jetonte në garazh ( aty, ku strehohen makinat). Aty mungonin dritaret, ngrohja dhe ajri i kondicionuar. Kishte një dyshek të pistë, një tavolinë të vogël, një llampë elektrike dhe një çantë për të vendosur rrobat e saj. Këto ishin kushtet e jetesës për një vajzë 10 vjeçe. Ajo duhej të ngrihej në orën 6 të mëngjesit që të fillonte punët e përditshme. Kushdo nga pjesëtarët e familjes kishte të drejtë ta urdhëronte, qofshin këta edhe fëmijët e moshës 11, 12 apo 13 vjeç. Ajo do të rregullonte krevatet, pastronte dyshemenë, të lante e të hekuroste rrobat e gjithë familjes dhe çfarëdo tjetër që u shkonte mendja këtyre njerëzve pa shpirt e pa arsye. Nga punët e shumta që i ngarkoheshin, shpesh e zinte mesnata pa i mbaruar të gjitha detyrimet dhe pa fjetur.

Një ditë, kur ajo po lante rrobat, Ibrahimi i tha se rrobat e saj nuk duhet t’i lante bashkë me të tjerat, sepse ato ishin më të pista. Që nga ajo ditë, ajo do t’i lante rrobat e veta me dorë në një enë plastike dhe do t’i thante jashtë.

Përveç punëve të shumta, jeta e saj bëhej edhe më vështirë, sepse ishte e izoluar, e përbuzur, bile e thërrsnin edhe” vajza budallaqe”. Ajo duhej t’i duronte të gjitha dhe nuk mund të kundërpërgjgjej. Gjithmonë hante vetëm, nuk ndiqte shkollën dhe nuk mund të dilte nga shtëpia pa qënë e shoqëruar. Në anën tjetër, ishte e porositur të mos tregonte se si trajtohej, duke e kërcënuar se do ta arrestonte policia si ilegale, pasi edhe viza i kishte mbaruar.

Ajo nuk kishte të drejtë të pyeste për nënën e saj që aq shumë e kishte marrë malli. Tepër e mërzitur, qante në prani të tyre, por ata nuk kishin ndjenja njerëzore, edhe pse ishin prindër të 5 fëmijëve. Shpesh vuante nga gripi, por askush nuk e dërgonte te doktori apo t’i blinte ilaçe. Detyrohej të kryente të gjitha punët si çdo here tjetër.

Kur u bë 12 vjeç, askush nuk ia festoi Ditëlindjen. Ndryshe ndodhte me 5 fëmijët e tyre. Ata gëzonin e festonin. Gjashtë muaj më vonë dhe pikërisht më 9 Prill 2002, Carole Chen, një nga përfaqësuesit e “Shërbimit për mbrojtjen e fëmijëve” mori një thirrje telefonike anonime. Ndoshta një komshi i Shyimas, raportoi se kishte vënë re një abuzim me fëmijën në fjalë. Personi që kishte telefonuar kishte thënë se një fëmijë aty afër jetonte në garazh dhe se përdorej si shërbëtore e nuk frekuentonte shkollën. Sapo mori këtë njoftim, Carole Chen lajmëroi menjëherë policinë dhe sëbashku me oficeren e policisë, Tracy Jacobson, trokiten në derën e familjes , ku jetonte vajza 12 vjeçare. Në fillim pyetën kryefamiljarin nëse aty jetonte edhe dikush tjetër përveç pjesëtarëve të familjes së tij. Pas njëfarë hezitimi, ai pranoi se aty jetonte edhe një vajzë 12 vjeçare që kishte lidhje të largëta me të.

“Ne duam të flasim me të”, i tha oficerja e policisë. Vajza po pastronte në katin e dytë, kur ndjeu zërin që po e kërkonte. Ndjeu se momenti i shpëtimittë saj po trokiste në derë. Ibrahimi e thirri vajzën të vinte poshtë, por mohoi se ajo punonte për të.

Menjëherë u kuptua se vajza trajtohej keq dhe kërkoi një përkthyes që të bisedonte me të në hollësi. Vogëlushja tregoi gjithçka kishte ndodhur deri atëherë. Përveç trjatimit çnjerëzor që i bëhej ishte problem i madh mosvazhdimi i shkollës.

Oficerja e policisë e more vajzën me vete dhe e vendosi tek një shtëpi, ku mbrohen fëmijët përkohësisht derisa të gjendet një zgjidhje më e përshtatshme. Shyima lutej që të mos i shihte më skllevëruesit e saj. Oficerja e policisë habitej se si kjo vajzë, me gjithë vuajtjet që kishte hequr mbi kurriz, ishte e forte dhe plot shpresa. Jeta e vështirë e kishte kalitur për mrekulli. Ajo nuk qau. Mendoi se kudo që të shkonte, do ta ndjente veten më mirë, më të sigurtë.

Disa orë më vonë, një punonjës i emigracionet, i shoqëruar me oficeren e policisë erdhën përsëri tek shtëpia , ku jetonte Shyima gjatë dy viteve dhe bënë ca foto, ku pasqyrohej dysheku i pistë, ku flinte, një llampë e thyer si edhe rrobat e palosura e të vendosura në një çantë. Garazhi, ku kishte jetuar kjo, bënte një kontrast të madh me pjesën tjetër, ku jetonte familja e Ibrahimit. Për t’u justifikuar, burrë e grua, i paraqitën një dokument të shkruar me dorë dhe të firmosur nga të dy palët. Kjo ishte kontrata që tregonte shumën e parave dhe kohën që vajza do të qëndronte tek kjo familje.

Pasi filmuan çfarë ju interesonte dhe dëgjuan justifikimet e tyre, i arrestuan burrë e grua me akuzën: komplot dhe shërbim i pavullnetshëm nga një fëmijë. Akuza shkonte edhe më tej: Punësim i paligjshëm dhe  strehim i një të huaji pa dokumenta.

Për vajzën e vogël u afruan dy zgjidhje: të kthehej tek prindërit e vet në Egjypt ose të rrinte në SHBA, duke jetuar te një “Familje Përkrahëse”.

Tashmë, iu dha mundësia të fliste me prindërit e saj në telefon dhe t’u thoshte se kishte vendosur të qëndrojë në SHBA. Ajo donte të fillonte një jetë më të mirë se ajo që kishte shijuar deri tani.

Shpejt mësoi të flasë e të shkruajë anglisht. Ditët që vinin do të ishin edhe më të shndëritshme për të. Chuck dhe Jenny Hall, kishin dy vajza dhe një djalë. Ata paten blerë një shtëpi me 4 dhoma. Kjo familje pranoi që Shyima të jetonte bashkë me ta dhe se do ta trajtonin si fëmijët e tyre. Fillimisht, kjo i pyeti se cilat ishin kushtet dhe rregullat që do të zbatonte, po të pranonte të jetonte me ta dhe çfarë punësh kishte për të bërë. Ata i than se gjëja e parë dhe më e rëndësishmja ishte të vazhdonte shkollën dhe të kryente detyrat që do t’i jepnin mësuesit. Sa për të tjerat, mund të bënte ndonjë punë të vogël nëse i pëlqente. Pra, nuk do të kishte urdhëra as detyrime.

Në moshën 15 vjeçare kishte marrë një pamje të lezetshme, plot shëndet, shpresë dhe optimizëm. Ishte një vajzë vërtetë e bukur, në kulmin e lulëzimit të saj. Megjithatë, kurrë nuk do t’i harronte 6 muajt e parë, pasi iku nga kthetrat e skllavërimit, sepse bënte gjumë të trazuar, kishte shënja ankthi dhe u detyrua të merrte ilaçe për të luftuar depresionin. Tashmë, ndihej më e sigurtë për jetën në vazhdim. Në shkollë zuri shoqe dhe shokë, aty provoi edhe dashurinë e parë. Ndersa vazhdonte shkollën, gjeti edhe një punë me pak orë në ditë tek një dyqan çokollatash.

Ibrahimi dhe gruaja e tij, Amali, që ishin të arrestuar kërkuan ulje dënimi dhe mëshirë nga trupi gjykues, duke u justifikuar se nuk njihnin ligjet amerikane, se vajza nuk qe ankuar asnjëherë.

Përfundimisht, ibrahimi u dënua me 3 vjet heqje lirie , ndersa e shoqja me 22 muaj. Ata do t’i paguanin Shyimas 76,137 dollarë për shërbimet që u kishte bërë atyre në mënyrë të pavullnetshme gjatë dy viteve skllavërim. Pasi të mbaronin dënimin, do të ktheheshin në Egjypt me detyrim.

Shyima, pasi mori shumën e dollarëve, bleu ca rroba që i duheshin për mbrëmjen e vallëzimit që do të organizohjej  së shpejti nga shkolla. Përveç këtyre, bleu një laptop, një aparat fotografik dhe një makinë të re “Nisan Versa”. Pjesën tjetër të parave i depozitoi në bankë që t’i kishte për shkollën e lartë.

Tani, ajo dukej e vëndosur dhe e pavarur. Dukej sikur në horizont ishin piketuar planet, qellimet dhe pikësynimet për të ardhmen e saj.

Dëshira e saj ishte të bëhej oficere piolicie, duke menduar se edhe ajo, një ditë mund të shpëtonte jetë njerëzish, të cilët vuanin për arsye nga më të ndryshmet, të ngjashme me fëmijërinë e saj. Kur të mbaronte shkollën e lartë, do të kthehej në vendlindje për të takuar njerëzit e vet. Ishte tepër e kënaqur që ëndrrat e saj po bëheshin realitet, edhe pse kurrë nuk e kishte imagjinuar këtë kthesë të papritrur në jetën e saj.

E përktheva nga anglishtja. Marrë nga revista “Reader Digest” nga një autor anonim.

16 Janar 2022