Si po shkojnë gjërat në vendin tonë? Shqiptarët i përgjigjen Barometrit

0
154

56.7% e shqiptarëve mendojnë se situata në vendin tonë është shumë e keqe. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania në dhjetor, vetëm 15.6% e shqiptarëve menduan se situata është e mirë. Ndërsa 27.4% janë neutralë, as të mirë e as të keq.

Por opinioni i shqiptarëve për situatën e përgjithshme ka ndryshuar çdo muaj. Muaji me numrin e njerëzve që menduan më pak negativisht është qershori me 50.1% dhe neutrali 30.3%. Në shtator ka një rritje prej 10.1%, duke shkuar në 60.2% numri i atyre që mendojnë keq dhe 30.1% neutral.

Rritja vazhdon në muajin tetor, ku numri i atyre që mendojnë se situata është shumë e keqe është 75.5% dhe 19.5% janë neutralë. Ndërkohë, në dhjetor ka një rënie të atyre që mendojnë negativisht në 56.7% dhe numri i neutralëve është rritur në 27.4%.

E kundërta e grafikut të atyre që mendojnë negativisht për ecurinë e situatës në vendin tonë është grafiku i atyre që mendojnë pozitivisht. Qershori ka numrin më të madh të atyre që thonë se gjërat po shkojnë shumë mirë me 19.7%.

Shtatori ka një rënie në 9.4%, ndërsa tetori shënon pikën më të ulët të optimizmit me 4.8%, ndërsa në dhjetor 2022 ka një rritje në 15.6%.

Ndër ata që e shohin situatën të keqe, më shumë vende zënë ata me paga mesatare, deri në 60.00 lekë në muaj.

Për muajin qershor, 57.8% zënë ata me paga të ulëta dhe 33.8% me paga më të larta. Për muajin shtator, 64.3% kanë pagë të ulët dhe 50.5% me pagë më të lartë.

Për muajin tetor, 83.6% kanë pagë më të ulët dhe 65.85% kanë pagë më të lartë. Për muajin dhjetor 65.9% kanë paga të ulëta dhe 51.57% me paga të larta.