Shumë njerëz janë ngritur në këmbë nga Instituti i Igallos

0
737

Gjekë Gjonaj
Kushdo e ka vizituar edhe një herë të vetme Institutin “ Dr. Simo Millosheviq” në qytetin bregdetar malazez Igallo, ka mbetur i mahnitur me vetitë e tij shëruese dhe rehabilituese. Të rralla janë familje në Malin e Zi që gjatë 73 viteve të kaluara, sa ekziston ky institucion, nuk ka qëndruar në këtë ndërtesë me përmasa monumentale, si nga ana arkitektonike, ashtu edhe për nga rëndësia dhe vlera nga pikëpamja mjekësore, së cilës në kohën e tranzicionit nuk i është kushtuar vëmendje e duhur, për çka edhe ka nevojë të madhe për investime të reja.
Fraza më e shpeshtë që dëgjohet në këtë banjë nga vizitorët e shumtë që e frekuentojnë këtyre ditëve është “ Na ka ndihmuar shumë” , “ Na ka ba hajr”. Nga përvoja e pacientëve me të cilët biseduam në këtë qendër shëruese dhe rehabilituese rezulton se shumë njerëz janë ngritur në këmbë nga Isntituti Igallo. “Kanë ardhur në karrocë dhe janë kthyer në këmbë të veta”, thonë pacientët e moshuar. Të gjithë bashkëbiseduesit tanë shprehen me bindje të plotë se Instituti Igallo është një qendër evropiane e rehabilitimit, një destinacion shumë i bukur pranë detit e pishave dhe një lokalitet mjaft tërheqës e i përshtatshëm për shërim dhe për rekreacion.
Insituti Igallo, duke ndjekur traditën e vjetër evropiane të shërimit natyror, ka arritur një reputacion ndërkombëtar për trajtimin me sukses të klientelës me një gamë të gjerë problemesh shëndetësore në fushën e sëmundjeve reumatizmale, kardiake, neurologjike, pulmonare dhe ortopedike. Falë baltës së këtushme shëruese natyrore është zhvilluar në një nga banjot më të mëdha peloidale në Evropë. Instituti i Igallos, si një kombinim unik i hotelit dhe qendrës shëndetësore dhe rehabilituese, me ndihmën e metodave jo-invazive dhe përmes zbatimit me përvojë të faktorëve natyrorë (baltë deti shëruese, ujë mineral, klimë e butë mesdhetare), i afrohet çdo mysafiri përmes një programi individual mjekësor, balneoterapsië, termoterapisë, elektroterapisë, kineziterapisë, programe ushtrimesh të personalizuara dhe lloje të ndryshme masazhesh. Trajtimet me baltë veçmas janë të njohura në të gjithë botën. Vetitë shëruese të baltës bregdetare , por edhe të ujit mineral të kënetës së kripës “ Igallo” , i zbuluan vetë njerëzit. Në të kaluarën, gjatë stinës së verës, turistët e zhytur në baltë mund të shiheshin të shtrirë në breg të diellit, duke u vetëshëruar. Raste të tilla të vetëshërimit me baltë më shpesh nga sëmundjet reumatizmale vërejtëm edhe ne. Ata baltën e blinin pranë plazhit në enë plasmasi me çmim prej 80 cent deri në 5 euro varësisht nga sasia. Karakteristikat e kësaj baltë, thonë në institut, u testuan në vitin 1930 në laboratorin e famshëm të shëndetit francez Vichy, kur u konfirmuan vetitë e jashtëzakonshme shëruese të peloideve në të.
Përveç programeve të parandalimit dhe rehabilitimit shëndetësor, Instituti i Igallos ofron ambiente shëndetësore dhe rekreative që, në thelb, mbështeten në parimet moderne të mjekësisë. Përmbajtje të tilla i kushtohen promovimit të një jetese të shëndetshme, korrigjimit të vetive të këqija të jetës, ose thjesht shijimit të përfitimeve të terapisë me aromë, trajtimeve masazhuese dhe rinovuese për fytyrën, trupin dhe shpirtin. Instituti i Mjekësisë Fizikale, Rehabilitimit dhe Reumatologjisë “Dr Simo Miloseviq” –Igallo vërtetë është një nga institucionet më të mëdha dhe më të famshme për trajtimin multidisiplinar të banjës në Ballkan. Ai është themeluesi i mjekësisë moderne fizikale dhe parandaluese, rehabilitimit, talasoterapisë dhe shëndetit dhe është bërë një nga qendrat kryesore ndërkombëtare për rehabilitimin e fëmijëve, të rriturve dhe të moshuarve. Personeli i lartë mjekësor përfshin më shumë se 300 punonjës – mjekë specialistë – reumatologë, urologë, neurologë, pediatër, pulmologë, fiziatër, psikiatër, kardiologë, imunologë, fizioterapeutë, defektologë, dietologë dhe infermirë të nivelit të mesëm dhe të lartë. Në mesin e tyre u njohëm për herë të parë me magjistrin e fizioterapisë Indrid Ramusheviq nga Kraja dhe bashkëshorten e tij Pamela nga Shkodra. Ata nga data 15 janar të këtij viti janë duke kryer stazhin e punës. Indridi dhe bashkëshortja e tij Pamela, të cilët këtu dallohen për mirësjellje dhe shërbime profesionale, shprehen të kënaqur me kushtet që ofron insituti dhe me eksperiencën që po marrin atje.
Fjalë miradije dëgjuam edhe nga kolegu i punës dhe cimeri im Almir Seferoviqi, nga fshati Krrythë i Anës së Malit, i cili vuan nga paraliza celebrale foshnjore. “Këtu pritja, vendosja, ofrimi i ndihmës shëndetësore, pastërtia, ushqimi, shërbimet e tjera dhe terapia janë të nivelit më të lartë. Çdo gjë që i ofrohet pacientit për shërim është në nivelin e duhur. Jam më se i kënaqur me të gjitha ndihmat mjekësore që më janë ofruar nga mjekët dhe nga personeli në terapi, dhe në të gjitha këndet e tjera të banjës.” thotë Seferoviqi.
Përshtypje pozitive shprehu edhe pacienti i ri 22 vjeçar nga Komuna e Tuzit, Anton Bojoviqi, i cili ndodhet këtu në shoqërim të nënës Anës për shërim mjekësor pas një fatkeqësie të papritur e cila i ndodhi verën e kaluar derisa ishte duke pushuar me familje në plazhin e Krruçit në Ulqin. “Jam më se i kënaqur me të gjitha ndihmat mjekësore që më janë ofruar nga mjekët dhe nga personeli në terapi, dhe në të gjitha këndet e tjera të banjës. Nga përvoja ime disaditëshe në këtë qendër shërimi dhe rehabilitimi sinqerisht, nuk mund të them asgjë tjetër përveçse fjalë të mira për mikrpitjen e madhe dhe plotësimin e të gjitha kushteve. Çdo gjë është në nivelin e duhur. Që nga ardhja ime e parë kam ndierë përmirësime dhe më ka bërë mirë”, pohon Bojoviqi.
Të njëjtat apo përshtypje të përafërta pozitive me këto të tre shqiptarëve të intervistuar morëm edhe nga pacientët ( vizitorët) e tjerë nga Mali i Zi vendet e tjera të rajonit, të Evropës dhe vendeve të tjera.
Kushdo e ka vizituar edhe një herë të vetme Institutin “ Dr. Simo Millosheviq” në qytetin bregdetar malazez Igallo, ka mbetur i mahnitur me vetitë e tij shëruese dhe rehabilituese. Të rralla janë familje në Malin e Zi që gjatë 73 viteve të kaluara, sa ekziston ky institucion, nuk ka qëndruar në këtë ndërtesë me përmasa monumentale, si nga ana arkitektonike, ashtu edhe për nga rëndësia dhe vlera nga pikëpamja mjekësore, së cilës në kohën e tranzicionit nuk i është kushtuar vëmendje e duhur, për çka edhe ka nevojë të madhe për investime të reja.
Fraza më e shpeshtë që dëgjohet në këtë banjë nga vizitorët e shumtë që e frekuentojnë këtyre ditëve është “ Na ka ndihmuar shumë” , “ Na ka ba hajr”. Nga përvoja e pacientëve me të cilët biseduam në këtë qendër shëruese dhe rehabilituese rezulton se shumë njerëz janë ngritur në këmbë nga Isntituti Igallo. Kanë ardhur në karrocë dhe janë kthyer në këmbë të veta thonë pacientët e moshuar. Të gjithë bashkëbiseduesit tanë shprehen me bindje të plotë se Instituti Igallo është një qendër evropiane e rehabilitimit, një destinacion shumë i bukur pranë detit e pishave dhe një lokalitet mjaft tërheqës e i përshtatshëm për shërim dhe për rekreacion.
Insituti Igallo, duke ndjekur traditën e vjetër evropiane të shërimit natyror, ka arritur një reputacion ndërkombëtar për trajtimin me sukses të klientelës me një gamë të gjerë problemesh shëndetësore në fushën e sëmundjeve reumatizmale, kardiake, neurologjike, pulmonare dhe ortopedike. Falë baltës së këtushme shëruese natyrore është zhvilluar në një nga banjot më të mëdha peloidale në Evropë. Instituti Igallo, si një kombinim unik i hotelit dhe qendrës shëndetësore dhe rehabilituese, me ndihmën e metodave jo-invazive dhe përmes zbatimit me përvojë të faktorëve natyrorë (baltë deti shëruese, ujë mineral, klimë e butë mesdhetare), i afrohet çdo mysafiri përmes një programi individual mjekësor, balneoterapsië, termoterapisë, elektroterapisë, kineziterapisë, programe ushtrimesh të personalizuara dhe lloje të ndryshme masazhesh. Trajtimet me baltë veçmas janë të njohura në të gjithë botën. Vetitë shëruese të baltës bregdetare , por edhe të ujit mineral të kënetës së kripës “ Igallo” , i zbuluan vetë njerëzit. Në të kaluarën, gjatë stinës së verës, turistët e zhytur në baltë mund të shiheshin të shtrirë në breg të diellit, duke u vetëshëruar. Raste të tilla të vetëshërimit me baltë më shpesh nga sëmundjet reumatizmale vërejtëm edhe ne. Ata baltën e blinin pranë plazhit në enë plasmasi me çmim prej 80 cent deri në 5 euro varësisht nga sasia. Karakteristikat e kësaj baltë, thonë në institut, u testuan në vitin 1930 në laboratorin e famshëm të shëndetit francez Vichy, kur u konfirmuan vetitë e jashtëzakonshme shëruese të peloideve në të.
Përveç programeve të parandalimit dhe rehabilitimit shëndetësor, Instituti Igallo ofron ambiente shëndetësore dhe rekreative që, në thelb, mbështeten në parimet moderne të mjekësisë. Përmbajtje të tilla i kushtohen promovimit të një jetese të shëndetshme, korrigjimit të vetive të këqija të jetës, ose thjesht shijimit të përfitimeve të terapisë me aromë, trajtimeve masazhuese dhe rinovuese për fytyrën, trupin dhe shpirtin. Instituti i Mjekësisë Fizikale, Rehabilitimit dhe Reumatologjisë “Dr Simo Miloseviq”Igallo” vërtetë është një nga institucionet më të mëdha dhe më të famshme për trajtimin multidisiplinar të banjës në Ballkan. Ai është themeluesi i mjekësisë moderne fizikele dhe parandaluese, rehabilitimit, talasoterapisë dhe shëndetit dhe është bërë një nga qendrat kryesore ndërkombëtare për rehabilitimin e fëmijëve, të rriturve dhe të moshuarve. Personeli i lartë mjekësor përfshin më shumë se 300 punonjës – mjekë specialistë – reumatologë, urologë, neurologë, pediatërë, pulmologë, fiziatërë, psikiatërë, kardiologë, imunologë, fizioterapeutë, defektologë, dietologë dhe infermirë të nivelit të mesëm dhe të lartë. Në mesin e tyre u njohëm për herë të parë me magjistrin e fizioterapisë Indrid Ramusheviq nga Kraja dhe bashkëshorten e tij Pamela nga Shkodra. Ata nga data 15 janar të këtij viti janë duke kryer stazhin e punës. Indridi dhe bashkëshortja e tij Pamela, të cilët këtu dallohen për mirësjellje dhe shërbime profesionale, shprehen të kënaqur me kushtet që ofron insituti dhe me eksperiencën që po marrin atje.
Fjalë miradije dëgjuam edhe nga kolegu i punës dhe cimeri im Almir Seferoviqi, nga fshati Krrythë i Anës së Malit, i cili vuan nga paraliza celebrale foshnjore. “Këtu pritja, vendosja, ofrimi i ndihmës shëndetësore, pastërtia, ushqimi, shërbimet e tjera dhe terapia janë të nivelit më të lartë. Çdo gjë që i ofrohet pacientit për shërim është në nivelin e duhur. Jam më se i kënaqur me të gjitha ndihmat mjekësore që më janë ofruar nga mjekët dhe nga personeli në terapi, dhe në të gjitha këndet e tjera të banjës.” thotë Seferoviqi.
Përshtypje pozitive shprehu edhe pacienti i ri 22 vjeçar nga Komuna e Tuzit, Anton Bojoviqi, i cili ndodhet këtu në shoqërim të nënës Anës për shërim mjekësor pas një fatkeqësie të papritur e cila i ndodhi verën e kaluar derisa ishte duke pushuar me familje në plazhin e Krruçit në Ulqin. “Jam më se i kënaqur me të gjitha ndihmat mjekësore që më janë ofruar nga mjekët dhe nga personeli në terapi, dhe në të gjitha këndet e tjera të banjës. Nga përvoja ime disaditëshe në këtë qendër shërimi dhe rehabilitimi sinqerisht, nuk mund të them asgjë tjetër përveçse fjalë të mira për mikpritjen e madhe dhe plotësimin e të gjitha kushteve. Çdo gjë është në nivelin e duhur. Që nga ardhja ime e parë kam ndierë përmirësime dhe më ka bërë mirë”, pohon Bojoviqi.
Të njëjtat apo përshtypje të përafërta pozitive me këto të tre shqiptarëve të intervistuar morëm edhe nga pacientët ( vizitorët) e tjerë nga Mali i Zi vendet e tjera të rajonit, të Evropës dhe vendeve të tjera.