Shtatori i ri do të sjellë politikë të vjetër…

0
225

Nga Basir Çollaku

Ka diçka shume interesante te politikanet tane, ne perpjekjen per ta hequr veten qelibarë. Koheqendrimi mbi dy mandate ne pushtet, kedo ka qene i perfshire, e ka veshur me integritet te hijezuar. Natyrisht jo pak, ndoshta me shume se gjysma e deputeteve tane te gjithe sojeve politike, ne keto 30 vite, me fort e kane kaluar karrieren si rrefimtare ambasadash, duke zbrazur barkun per koleget, kundershtaret, eproret, ne kembim te hyrje daljeve neper seli diplomtike, demek si nje njeri i “atyre”
Atje kane treguar zullumet dhe me shkresa jo rralle here.
Po te kishin shkuar e denoncuar ne Prokurori, aq here sa kane shkuar ne Ambasada, ne do te ishim sot nje vend i integruar ne BE dhe demokracia do te ishte funksionale.
Edhe diplomatet ne Shqiperi kane ushqyer korrupsionin me dore te rende. Ushtaret e tyre neper parti i kane majmur me projektet me fije te mbuluara te shoqerise civile, thjesht per ti trimeruar disi dhe vartesuar ne adrese te tyre. Dalja e kabllogrameve te wikiliks, jane copeza deshmish, se si ia kane futur njeri tjetrit, per trafiqet e droges, per tenderat, per abuzime e perfitime. Natyrisht, Ambasadat i kane perdorur te dhenat per interesa te vendeve te tyre, por asnjehere ne kohen e duhur per te harmonizuar dobine e nje ndeshkimi serioz ligjor te keqberesve, te cilet ishin partnere te vazhdueshem. Pas 24 vitesh ne pushtet, kur ne USA jane derruar pese presidente, Edi Rama ende ia ka gjetur nepermjet marifeteve te marre mbeshtetje si i “paplakur” politikisht. Ajo qe nuk behet me para behet me shume para. Kjo formule eshte tregu politik ne Shqiperi. BE pavaresisht dalldive te KM shqiptar per te marre pjese ne qoka globale te çdo lloj thjesht per te shtuar muaj karrikes se tij, e ka ndare mendjen mos e hape deren per kete njeri mbuluar me korrupsion dhe krim. Opozita ka mbetur ne kurthin e non grata te Berishes dhe e kompleksuar per zgjidhjen e ekuacionit ka zgjedhur te heshte ndoshta deri ne shtator, duke rriskuar njohjen e zgjedhjeve me kriminale te ndodhura ne Shqiperi nga viti 90 e ktej. Natyrisht drejtesia e formuar me bujari politike, ka qendruar shume shpesh larg te akuzuarve politikane. Ajo nuk ka pasur pavaresine e duhur te beje detyren dhe jape drejtesi. Nuk gjenden raste ne planet qe ambasadoret te bejne turizem ne institucionet e drejtesise. Jo. Askund. Aty hyn i akuzuar dhe del ose i pandehur ose i pafajshem. Çdo vizite tjeter eshte perdorje. Kushdoqofte vizitori. Ne kete shkaterrim institucionesh kane gjetur shesh Mafia dhe ne ortakeri me politiken, ka kapitulluar gjithçka.
Kur degjoj nderkombeyaret duke u mburrur per reformen ne drejtesi, te informohen nga deputetet e tyre rrefimtare se ka grupe kriminale e mafioze qe ta japin deshmine e paster te vettingut ne dy shkallet, me shpejt se vaksinen pfizzer. Me dijeni qeveritare nese duan ta dine hollesisht donatoret..Bejne gare kush te kaloje e ngele me shume, Rama, Xhafa, Veliaj, Mafia. Paskemi Bord te ri.
Dhe kjo e ben klasen politike te komprementuar ne masen me te madhe te saj. Qytetaret nuk genjehen nga receta pushteti.
Qameti heshtin me pak kurajozet neper administrate, te kanosur per buken e perditshme. Por mos themi çdo popull meriton qeverine qe ka. Kjo qeveri nuk ka dale nga zgjedhjet, por nga vjedhjet. Opoziten e sulmon gjithe arsenali i gjithe llojit te pushteteve me regji Edi Ramen.
Por ajo e ka nje zgjidhje.
Te gjeje formulen e duhur demokratike dhe njerezit qe e mundesojne ate. Por ka nje problem te trasheguar edhe opozita me kujtesen.
Shpesh merr punetor sezonal per te bere nje pune te perhershme. !! Per te mos hyre te Sigurimi i Shtetit se aty mbetesh gjate. Ata vazhdojne kontrollin.
Duan te largojne Berishen. Po.
Por duan te lene 80 perqind te atyre qe kane qene me te ne keto tre dekada, te lene edhe Ramen, gropen e zeze te shkretimit tone, me plot te tjere te ngjashem.
Nuk ngjan si zgjidhje.
As si zgjedhje.
As si alternative.
Mandate e opozites si gjithmone nuk jane thjesht numra, por permbajtje.
Eshte kohe per te perdorur me gjithe potencialin per te larguar kryekeqberesin dhe kedo ka aksione ne kete keqberje, majtas, djathtas, perse jo edhe anash…
Ne te kundert perse duhen…?!?!
Qe shtatori i ri te sjelle serish nje politike te vjeter..!!!