SHBA/New York : Mijëra Oficer të NYPD i japin lamtumirën në Katedralen e Shën Patrikut, kolegut të tyre Jason Rivera

0
254
Nga Beqir SINA – New York City
Një moto e NYPD, “Fidelis Ad Mortem” përkthehet në “Besnik deri në vdekje”
NEW YORK CITY : Dy oficerë policie, 22-vjeçari Jason Rivera dhe 27-vjeçari Wilbert Mora, janë vrarë pasi u qëlluan gjatë një ndërhyrje(për shuarjen e sherrit familjar) pas një telefonate për dhunë në familje në lagjen Harlem(NYC).Rivera vdiq në vend-ngjarje të premten mbrëma, pak pas të shtënave, ndërkohë që kolegu i patrullës, Mora mbas palgëve të marra nga plumbat, rezistoi deri të martën përpara se të mbyllte syt përgjithmon nga plagët e tij në spital.
Funerali i Rivera-s u bë të premten në Katedralen e Shën Patrikut, ndërasa ceremonia mortore për Wilbert Mora, do të jetë po në Katedralen e Shën Patrikut të mërkurën e javës që vvjen thuhet në njoftimin e NYPD.
Mijëra oficerë policie, nga Shtetet e Bashkuara, së bashku me miqtë dhe anëtarët e familjes së oficerit të vrarë të policisë Jason Rivera, u mblodhën në Katedralen e Shën Patrikut në Manhattan të premten në mëngjes, duke e kujtuar atë si një oficer të sjellshëm me një pasion të përjetshëm për policinë, i cili pati një karrierë të shkëlqyer në shërbimin e tij, në radhët e uniformave blu të NYPD.
Jason Rivera dhe kolegu i tij oficeri Wilbert Mora, u qëlluan dhe u vranë duke iu përgjigjur një thirrje për të ndërhyrë në një mosmarrëveshjeje në familje të premten e kaluar, në një lagje të New Yorkut. Vrasja e tyre në detyrë – gjatë shërbimit, shkruan shtypi njujorkez, erdhën si rezultat i një sërë incidentesh të dhunshme të profilit të lartë që kanë tronditur njujorkezët, tre vitet e fundit, dhe kanë shkaktuar thirrje të shtuara të qytetarve drejtuar zyrtarëve të zgjedhur në të gjitha nivelet locale, qeverisë shterore dhe të qeverisë federale, për të luftuar krimin.
Policia tha se LaShawn McNeil, 47 vjeç, hapi zjarr ndaj oficerëve duke iu përgjigjur thirrjes 911 për ndihmë nga nëna e tij. Arma e përdorur nga McNeil ishte vjedhur nga një person në Baltimore, tha policia. Thuhet se McNeill kishte disa arrestime paraprake në shtete të tjera dhe ishte në provë për një akuzë për drogë në Nju Jork nga viti 2003. Ai nuk ishte liruar me kusht dhe as nuk ishte një shkelës i ri – dy fusha të ligjit të shtetit.
Ndërsa, kryetari i bashkisë Eric Adams, një ish-polic oficer, tha se donte të përditësonte si pjesë e planit të tij për të luftuar dhunën me armë të hënën.
Adams ka kërkuar gjithashtu reforma në ligjet federale të trafikut të armëve dhe kontrolle më të forta për njerëzit që hyjnë në qytet me armë.
Në funeralin të premten, Adams falënderoi Rivera për sakrificën e tij.
Adams foli gjithashtu për mënyrat në të cilat jeta e Rivera-s i kujtoi atij jetën e tij. Që nga marrja e detyrës, kryebashkiaku i ri është përpjekur të nxisë një marrëdhënie të re midis Bashkisë dhe NYPD, e cila ishte tensionuar nën ish-kryebashkiakun Bill de Blasio.
“Jason ishte personi i parë në familjen e tij që u bë oficer policie,” tha kryebashkiaku.
“Ndërsa mendoja për të, nuk mund të mos reflektoja për jetën time. I zhgënjyer nga vëzhgimet e mia, por duke parë dëshirën e departamentit të policisë për të ndërtuar ura të reja.”
Adams po i referohej një letre që Rivera thuhet se kishte shkruar kur po hynte në Akademinë e Policisë në vitin 2020, ku ai përshkruante se si fëmijë ishte tërhequr nga policia në mënyrë të panevojshme dhe se sa nga fqinjët e tij shpesh ndaloheshin dhe friksoheshin.
Në ceremoninë e mabjtur në Katedralen e Shën Patrikut në Manhattan të premten në mëngjes, nga foltorja foli dhe vëllai më i madh i Rivera-s, Xhefri, i cili foli para mijëra pjesmarrësve brenda dhe jashtë katedrales, duke kujtuar se si në moshë të re, ai është rritur në lagjen Inwood-Bronx, së bashku me vëllain e tij të vogël, që ëndrronte të vishte uniformën e policisë.
“Vëllai im kishte shumë frikë. Vëllai im kishte frikë nga lartësitë, kishte frikë nga gjarpërinjët, kishte frikë nga qentë e rrugve”, tha Rivera. “Por ai nuk kishte frikë të vdiste, që të vishte atë uniformë. Jo kurr ai nuk kishte frikë të vdiste nga uniforma e policisë.”
Jason Rivera, 22 vjeç, i njohur nga të dashurit e tij dhe thirrur “Tata”, ishte një atlet i zjarrtë me klubin e sportit Dykman Run Club.
I vëllai i tij, Jeffrey Rivera, mes emocioneve tregoi se si të dy punonin së bashku në një farmaci duke ndihmuar pacientëve të moshuar, dhe dërguar ilaçet me biçikleta kudo në zonën e farmacisë ; në Marble Hill, Fordham dhe Washington Heights. Më vonë ai u shiste çokollata shokëve të kolegjit, duke fituar pak para për ekipin e tij të basketbollit , tha Rivera.
Jason u martua me të dashurën e fëmijërisë Dominique Luzuriaga vjeshtën e kaluar pas vitesh miqësie, tha ai.Sipas Jeffrey Rivera, vëllai i tij i vogël ishte i dashuruar me të që në klasën e dytë ose të tretë gjimnaz, dhe përfundimisht korurëzoi me martes dashurinë e tij vjeshtën e kaluar.
Dominique Luzuriaga në fjalën e saj bëri një “goditje” ndaj Prokurorit të Qarkut të sapo-zgjedhurin Alvin Bragg, plani i të cilit për të mos ndjekur më penalisht rastet e rezistencës ndaj arrestimit, kishte ndezur zemërim midis oficerëve të policisë dhe sindikatave të policisë.
“E di që jeni lodhur nga këto ligje, veçanërisht nga DA e re,” tha Luzuriaga, duke folur drejtpërdrejt para arkivolit të bashkëshortit e saj të ndjerë.  FOTOT NE FACEBOOK