SHBA/Kongresisti Lee Zeldin, një mbështetës i zjarrtë i Trump, në fillmore për të kandiduar për Guvernator të New York(Foto…)

0
607
Nga Beqir SINA – New York City
Në sfod, Lee Zeldin dallohet për lidhjet e forta me Shqiptarët e New Yorkut
Lee Zeldin, një kongresmen republikan dhe një nga mbështesit më të zjarrtë i Trump, ai që votoi për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të 3 nëntorit 2020, kur humbi Donald Trump, do të përballet me një betejë jashtëzakonisht të vështirë që do të zhvillohet në mbarë shtetin e New York-ut, nëntori e ardhshëm me 5 Nëntor.
Mirëpo më parë se të vijmë në zgjedhjet e Nëntorit, beteja e vështirë do të jetë këtë qershor, në zgjedhjet fillimore, ato brenda partisë Republikane.
Përfaqësuesi Lee Zeldin, një republikan i zëshëm i Nju Jorkut dhe i konsideruar si një mbështetës i zjarrtë i ish-presidentit Donald J. Trump, dje doli me një spot televizivë ku deklaroi se ai po hynte në garën e vitit 2022 për guvernator të Nju Jorkut, duke shpresuar të dilte si sfiduesi i partisë së tij.
“Përfundimi është ky: Për të shpëtuar Nju Jorkun,” tha Z. Zeldin, një konservator i vendosur që përfaqëson pjesë të Long Island, në një spot televizivë që nisi të trasmetohej sot në disa nga televizionet më të mëdha në SHBA.
Me një sequenca të shkurtëra, nga shërbimi në marisant amerikane në Irak(2006), nga aktiviteti tij, në komunitetin e zonës ku ai shërben si kongresistë Distrikti 1, në New York, Zeldine ju drejtohet njujorkezve :
” Disa thonë se Nju Jorku duhet të fikë dritat e korrupsionit e krimit të pafund, politikat liberale, dhe qirave për një jetesë të përballueshme. Sot, njerëzit në New York, duket që po shkojnë drejt daljeve, të pafund, por duhet votuar për Lee Zeldine, ish-marinsi i 82-të, Airborne – Mbas kështu që “dorëzimi” nuk është në gjakun e tim. Unë jamë një luftëtar që kam fituar shtatë zgjedhje të vështira. dhe i kam fituar. Unë jamë një familjar i përkushtuar në politik duke luftuar e besuar në konservatorizimin tradicional Amerikan. Është koha për të shpëtuar shtetin tonë, është koha për të më votuar mua Lee Zeldin!”
Shteti I New York-ut, është duke u u dhehequr nga një guvernator me mandat të caktuar, mbasi mandatari i tyre Andrew Cuomo, u largua mbas disa skandalve seksuale në zyrën e tij, të guvernatorit. Ish guvernatori i fort I New York, Andrew Cuomo është në mes të krizës më të madhe të jetës së tij politike, duke u përballur me hetime dhe akuza për ngacmim seksual.
Por çdo republikan, Lee Zeldine veçanërisht njihet këtu në mesin e republikaneve njujorkez dhe votuesve të tyre,si i lidhur ngushtë me zotin Trump, dhe megjithse në Qershor në votimet paraprake ai pritet të fitojë me mbështjen e konservatorve republika, në Nëntor për të qenë “fair” jo vetëm ai por për cilido republikan, në New York dihet se do të përballej me një betejë jashtëzakonisht të vështirë, që do të zhvillohet në mbarë vendin në Nju Jork.
Ekspertët e këtyre zgjedhjeve në New York, mendojnë se pas skandalit seksual të ish guvernatorit të New York-ut, Andrew Cuomo ka një “luhatje” të madhe për demokratët në shtetin e New York-ut. Dhe nuk ka asnjë dyshim se sa thellë është mbështetja mbrenda republikanve, mbasi ai e ka përqafuar fuqishëm në kongres, zotin Trump dhe politikën e tij, duke përfshirë edhe votimin për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të 3 nëntorit 2020.
Por kandidatura e zotit Zeldin flet gjithashtu për dobësinë e perceptuar të z. Cuomo: kandidatët republikanë për guvernator në Nju Jork priren të jenë më pak të rangut të lartë se z. Zeldin, një anëtar i Kongresit, duke pasur parasysh se sa e vështirë është për republikanët të kandidojnë në mbarë vendin.
Kongresmeni që ka një profil kombëtar dhe bazë donatorësh në qarqet republikane, parashikoi se si ai do të kërkonte të pozicionohej në një shtet shumë demokratik.
“Me sundimin e një partie demokrate në qytetin e Nju Jorkut dhe Albany, drita që dikur shkëlqeu si një fener i asaj që Amerika mund të jetë është errësuar,” tha ai në spotin televizivë.
“Nju Jorku që dikur ishte një magnet për më të mirët dhe më të ndriturit në botë, tani po i detyron të vetit të largohen nën peshën dërrmuese të taksave në rritje, vendeve të humbura të punës, rregulloreve mbytëse dhe rritjes së krimit që rezulton nga politikat e rrezikshme liberale.” tha Lee Zeldine.
Në videon e njoftimit të fushatës së tij, Z. Zeldin nuk e përmendi zotin Trump, duke u fokusuar në shqetësimet e cilësisë së jetës dhe çështjet ekonomike dh përplasjet me z. Cuomo.
“Beg-round-i” i tij politik i Z. Zeldin mund të rezonojë në zgjedhjet paraprake republikane, megjithëse një rival i mundshëm primar, përfaqësuesja Elise Stefanik, mund të bëjë diçka si një paralajmërim për në qershor – votimet paraprake brenda partisë Republikane.
Në sfod Lee Zeldin dallohet për lidhjet e forta me Shqiptarët e New Yorkut
Kongresmeni Lee Zeldin, ka qënë dekadën e fundit zëri dhe avokatura e çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan. Ai së bashku me ish Kongresmenin Eliot Engel, tre vjet më parë ka sponzorizuar Rezolutën për vëllezërit Bytyçi, të vrarë nga forcat serbe gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Ku siç dihet përmes asaj rezolute e cila u votua në 2019 nga Komiteti për punë të Jashtme i Kongresit Amerikan, i bëhej thirrje Serbisë, që të gjejë dhe të dënojë kriminelët serbë që kanë vrarë vëllezërit Bytyçi.
“Përndryshe, edhe marrëdhëniet e Serbisë me Washingtonin do të ishin në “siklet” të madh” ka deklaruar Lee Zeldine.
Kongresmeni Lee Zeldin, vitin e kaluar me një grup konservatore në Capitol Hill, janë bashkuar dhe kan kërkuar shpjegim zyrtar nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken, që të jap sqarime të metutjeshme, sqarime që të bindin se përse i është ndaluar hyrja në SHBA, me shpalljen ‘non grata’ liderit historik demokrat, në Shqipëri Sali Berisha.
Madje, edhe në shkrimin e sotëm të New York Post, kushtuar sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, lidhjeve të tij me George Soros dhe vendimin për ish-kryeministri Sali Berisha, theksohet fakti se sekretari i Shtetit nuk ka dhënë prova në lidhje me vendimin e tij, dhe permendet pikërisht kongresisti Zeldine.
Kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Lee Zeldin, shkruan Post, duke dyshuar mbi vendimin e ndalimit të hyrjes në Amerikë, të Berishës dhe familjes së tij, ka kërkuar tre herë që Blinken të sigurojë prova për të mbështetur akuzat e tij për korrupsion kundër Berishës.
Dhe këtë e ka bër gjatë një takimi të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve qershorin e kaluar, ku Zeldin tha se masa erdhi ‘me sa duket nga askund’.
Simbas NY Post, Zeldin thotë se Berisha ‘ishte i njohur gjithashtu si një kundërshtar agresiv i George Soros. Ndeërsa pyet ai se “Çfarë informacioni specifik mund të ndani(Blinken) me komitetin në këtë kohë për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?”
‘Në nëntor, Zeldin i shkroi përsëri Blinken duke kërkuar që ai të justifikonte veprimet e tij në Shqipëri, shkruan Devine e NY Post.
‘Kjo është kërkesa ime e tretë për informacion shtesë me Sekretarin Blinken që nga ngritja e çështjes së sanksionimit të Sali Berishës dhe ndodh gjatë seancës dëgjimore të Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve më 7 qershor 2021,’ shkroi Zeldin, thotë ajo.
‘Kongresi luan një rol të rëndësishëm mbikëqyrës për degën ekzekutive duke përfshirë Departamentin e Shtetit, megjithatë zyra ime ka marrë jashtëzakonisht pak hollësi në përgjigje të pyetjeve të mia. Është e papranueshme dhe e dyshimtë që Departamenti i Shtetit nuk e ka përmbushur mjaftueshëm këtë kërkesë për informacion shtesë në kohën e duhur dhe në vend të kësaj ka zgjedhur të ngadalësojë një kërkesë të Kongresit për transparencë.’
‘Blinken duhet të bëjë transparencë. Nëse ka prova se Berisha është i korruptuar, duhet t’i bëjë publike. Përndryshe, reputacioni i Amerikës dëmtohet’, shkruhet në artikullin e New York Post.
Lee Zeldin:
Lee Michael Zeldin (lindur më 30 janar 1980) është një avokat amerikan, anëtar i Kongresit dhe oficer në Rezervën e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Një republikan, që ka përfaqësuar Distriktin 1 të Kongresit të Nju Jorkut në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara që nga viti 2015.
Ai përfaqëson dy të tretat e pjeses lindore të Qarkut Suffolk, duke përfshirë pjesën më të madhe të Smithtown, të gjithë Brookhaven, Riverhead, Southold, Southampton, East Hampton , Shelter Island dhe një pjesë e vogël e Islipit. Nga viti 2011 deri në 2014, Zeldin shërbeu si anëtar i Senatit të Shtetit të Nju Jorkut nga Distrikti i 3-të i State Senat.
Gjatë presidencës së Donald Trump, Zeldin ishte një aleat i vendosur i Trump. Ai mbrojti dukshëm Trumpin gjatë seancave të tij të para të shkarkimit në lidhje me skandalin Trump-Ukrainë. Pasi Trump humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe ngriti pretendime për “votime të rreme për mashtrim”, Zeldin votoi kundër certifikimit të votave elektorale të Arizonës dhe Pensilvanisë.
Në prill 2021, Zeldin shpalli kandidaturën e tij për guvernator të Nju Jorkut në vitin 2022. Kryetari i partisë republikane shtetërore, Nick Langworthy e ka quajtur atë “kandidatin e supozuar” të partisë.
Zeldini u rrit brenda Judaizmit Konservator dhe gruaja e tij, Diana, është mormone. Çifti kanë dy vajza, binjake identike. Ata jetojnë në Shirley, Nju Jork. Më 18 shtator 2021, Zeldin njoftoi se ai ishte diagnostikuar me leuçemi në nëntor 2020, por tani ishte në shëndet të mirë.