SHBA: Dita Përkujtimore e Veteranëve, tre heronjë shqiptarë, domethënie të veçantë në këtë ditë

0
380

Nga Beqir SINA 

Nuk ka datë të shënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të mos gjendet edhe emrin e një shqiptari, ndërkohë, që në këtë Ditë Përkujtimore, kujtojmë edhe veteranët shqiptaro- amerikanë në ushtrinë e SHBA

Sot është Dita Përkujtimore e Veteranëve. Në në mbarë Shtetet e Bashkuara po kujtohen bijtë e tyre që luftuan dhe dhanë jetën, duke filluar që nga Revolucioni Amerikan i vitit 1776 dhe deri në konfliktet në Afganistan, Irak dhe në Lindjen e Mesme

Në mesin e qindra mijërave heronjëve, që ranë dhe u flijuan për flamurin e Shteteve të Bashkuara, gjenden edhe emrave e tre heronjëve Shqiptaro Amerikan, që tre 21 vjeçar, të cilët do të kujtohen përjetësisht në Ditën Përkujtimore e Veteranëve, në nderim të atyre që dhanë jetën për Shtetet e Bashkuara.

Mirëpo, ne shqiptarët në këtë ditë kemi edhe një qindra veteranë, të cilët gjatë Luftës së Parë dhe Dytë Botërore, kanë veshur unifromat dhe kanë shërbyer në Uashtrinë e SHBA, për të nderuar të mbiquajturën “gjeneratë të madhërishme” që përfaqësojnë vitet e luftës dhe unitetin e kombit Amerikan.

Ditë Përkujtimore, tre shqiptarët amerikanë që luftuan dhe vdiqën për këtë vend

Në këtë Ditë Përkujtimore, përveç një mendimi apo një lutjeje për të gjithë ata që ranë dëshmorë, për flamurin e SHBA, kujtojmë edhe të gjithë ata shqiptaro-amerikanët, që luftuan duke veshur uniformën e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, dhe ata të tre që vdiqën për flamurin e SHBA. Si dhe të  gjithë ata djem e vajaza të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara shërbyen për lirinë e Kosovës.

Dhe kështu nuk ka datë të shënuar, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të mos gjeshë edhe emrin e një shqiptari . Ndërkohë, që në këtë Ditë Përkujtimore, kujtojmë veteranët shqiptaro amerikanë, veçanërisht nga luftërat e mëparshme në Vietnam, Kore, Luftë e Dytë Botërore etj, kujtojmë dhe lutemi edhe për këta tre Heronjët, shqiptar, që ranë për flamurin e SHBA në fund shekullin e XX, në Irak, e Afganistan.

Në Ditën Përkujtimore të Veteranëve, këta shqiptar kundrohen me një domethënie të veçantë:

Marinsi i parë nga Shqipëria u vra në Irak Ervin Dervishi

Ervin Dervishi, një 21-vjeçar, emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shqiptari i parë që vdiq në Irak. Gjithçka ka ndodhur më 20 gusht të atij viti, ku u shënua dhe viktima e parë shqiptare në Irak. Dervishi ishte duke bërë shërbimin e tij në një pikë kontrolli të trupave amerikane.

Bashkë me disa ushtarë të tjerë amerikanë, po patrullonin me makinën ushtarake. Por brenda pak sekondash, në makinën e tyre ka shpërthyer një granatë, e cila është lëshuar nga një person që ishte shumë në distance, me makinën që po kalonte. Granatahedhësi i ka shkaktuar vdekjen tre ushtarëve amerikanë, që po patrullonin aty, bashkë me 22-vjeçarin shqiptar dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve. Granata që iu kushtoi edhe jetën katër personave, i ka zënë në befasi ushtarët, të cilët po kalonin në një zonë të populluar. Madje, ka pasur edhe shumë të plagosur irakianë.

Pas ngjarjes, shumë qytetarë janë larguar nga tmerri, kur kanë parë njerëzit të përgjakur dhe përgjysmuar. Një llotari amerikane e fituar në vitin 1999 në Shqipëri nga familja Dervishi e dërgoi Ervinin dhe familjen e tij në Teksasin verior, të SHBA-së, në muajin prill të po të njëjtit vit. Kjo familje, si shumë familje të tjera shqiptare, u nisën me ëndrrën e tyre për një jetë më të mirë, falë edhe një sponsorizueseje, e cila ishte shtetase amerikane, ata mundën të jetojnë në një zonë të Teksasit verior. Familja iku në vitin 1999, kur vendi ishte përfshirë thellësisht në dramën e shqiptarëve të Kosovës.

Ervin Dervishi, 21 vjeç, shqiptaro – amerikani Hero i Amerikës

Deri tash në një bilanc të bërë nga CNN, në emisionin “Special Report”, me moderator Wolf Blitzer, thuhej se numëri i përgjithëshëm i ushtarve të vrarëve, në Irak, prej kur edhe filloi operacioni ushtarak, “Iraqi Fredom”, ka arritur në 3,312 .

Specifikisht, janë vrarë 3,059 Amerikans, dy Australians, 130 Britanik, 13 Bullgar, 6 Danes, 2 Holandes, 2 Estonians, 1 Fixhian, 1 Hungares, 32 Italians, 1 Kazakh, 3 Latvian, 18 Polak, 2 Romun, 5 Salvadoran, 4 Slovaks, 11 Spanjol, 2 Thailandes dhe 18 Ukrainians. Ndërsa kanë pësuar plagosje të ndryshme 22,951 ushtarë amerikan dhe të kualicionit ndërkombëtar.

Duke parë këtë numër erdhi rasti të kujtojmë se në këtë list të vrarësh, janë edhe dy ushtar shqiptaro – amerikan, Ervin Dervishi nga Tirana, dhe Gentian Marku nga Lezha, të cilët mbetën të vrarë nën rrobën amerikane dhe flamurin amerikan. Sot, më 24 Janar 2007, u bënë 3 vjet nga rënija heroike e Ervin Dervishit. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, e dekoroi Heroin Amerikan, me medaljen e bronxët, titulli: “Ylli i Trimërisë” dhe “Zemra e Kuqe”.

Medalja e trimërisë, si dhe disa çertifikata nderi, nderimi më i lart ushtarak në SHBA-ës, ua kanë dorzuar gjatë ceremonise mortore, prindërve Kujtimit e Shpresës dhe vellait të tij Saimirit, oficer të lart të ushtrisë amerikane.

Ndërkaq, shteti mëmë Shqipëria që e lindi dhe e rriti, efektivin i ushtrisë amerikane, 21 vjecarin Ervin Dervishi,e ka shpallur edhe “Dëshmor i Atdheut” . Ai ka marrë miratimin e presidentit të Shqipërisë, zotit Alfred Mosiu, për ti dhënë Ervin Dervishit, që humbi jetën në një sulm në Irak, titullin “Dëshmor i Atdheut”.

Lajmi për vrajsen e shqiptarit të parë në Irak, u përhap menjëherë në Shqipëri, ku familja e marinsit të vrarë kishte jetuar deri në vitin 1999-, para se të largohej në drejtim të SHBA, me anë të një llotarie amerikane. Motivacioni i këtij titulli duket se ka qenë kontributi i të riut shqiptar, emigrant në SHBA, në favor të paqes në botë. Ervin Dervishi ishte pjestar i forcave amerikane që veprojnë në Irak deri kur autokolona në të cilën ai udhëtonte, u sulmua nga guerilasit irakenë, duke i marrë jetën dëshmorit të parë shqiptar në luftën e Irakut.

Më datën 20 – 21 – dhe 22 Janarë, në shtetin ku banon familja e tij – dhe ku ka pas banuar edhe ai vetë u mbjatë një turne i vogël Futbolli, zhvilluar në stadiumin”Lumpkins Stadium”, të qytetit Waxahachie në Teksas. Turneu iu dedikua heroit shqiptaro amerikan dhe për nder të tij skuadra fituese u shpërblye me kupën dhe medaljet “Ervin Dervishi Memorial Soccer Tournament”. Në fillim të turneut me shqelimin e topit nga rrethi i mesfushës, loja u ndërpre, dhe të gjithë fubollistët e sportëdashësit, traineret dhe rezerevat në bankin qëndruan për një minut në heshtje.

Djali nga Shqiperia Ervin Dervishi, që u vra më 24 janar 2004, në Irak, si efektiv i forcave amerikane në misionin paqeruajtës,”Liria e Irakut”, është varrosur më 1 shkurt, 2004, në Texas.

qytetin Fort Worth, të SHBA-s, duke u nderuar, kështu me homazhe të veçanta. Gjithashtu, trupat amerikane, po atë ditë kanë zhvilluar atje në shenjë nderimi një ceremoni emocionuese në Bagdad. Çdo gjë u zhvillua për të nderuar kujtimin e Ervin Dervishit, i cili ishte pjesetar i Divizionit të katërt të Këmbësorisë amerikane. Kudo si në SHBA-s, Irak Shqipëri e Kosovë , ushtarët dhe komandantët, qytetarët kanë vleresuar shumë shpirtin e tij luftarak dhe vullnetin për të marrë pjesë në çdo mision, pavarësisht rreziqeve.

Një llotari “green cards” e dhënë nga Ambasada Amerikane në Tiranë bëri atë që më prill të 1999 familja Dervishi të emigronte për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ne Teksasin e Veriut. Tre vjet më pas Ervin Dervishi djali më i madh i kësaj familje i dha besën ushtrisë amerikane për të realizuar ëndrrën e tij në misionin humane në paqeruajtësve.

Ushtari i klasit të parë Pfc Dervishi i cili tani mbushte 22 vjeçë, vdiq gjatë një sulmi me granata hedhës kur të shtunën patrulla e tij në qytetin Baji(Irak) e shoqëruar nga automjete të patrullimit ra në pritë nga gueriljet irakjene mbështetëset e diktatorit të rrëzuar irakien Sadam Hysieinit. Ai megjithse u evakua menjëher në spitali ushtarak 28th Combat Support Hospital nuk pati fatin t’i shpëtoj jetës. “Ai erdhi fëmi, u bë burrë para kohe, dhe u kthye si Hero” tha vëllai i tij Samiri 19 vjeçarë për median amerikane.

Ervin Dervishi është i lindur dhe i rritur në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë më 1992. Shqipëria, dihet se sundohej nga rregjimi komunistë deri më 1992 kur Partia Demokratike i fitoj zgjedhjet shkruan shtypi amerikan sot. Ndërsa, familja Dervishi u largua më 1999 kur Shqipëria u përfshi në luftën e Kosovës. Në SHBA- Kim Beebe i cili kishte qënë katër vjet në Shqipëri u bë sponzorizuesi i familjes Dervishi për të emigruar në Amerikë.

Dervishi në vitin 2001 u vendos në qytetin Fort Worth ku edhe ai u diplomua në shkollën e mesme Western Hills High School dhe më 2002 u veshë me rrobën ushtarake amerikane. Më parë se të dislokohej në Irak ai dhe brigada e tij u trainuan në Georgia në bazën ushtarake Fort Hood në Kompaninë “Company B, 1st Battalion, 22nd Infantry Regiment, 4th Infantry Division”. Ervin Dervishi ka qënë një ndër të parët ushtar amerikan që ka asistuar në arrestimin në “vrimën e miut” të udhëhehqësit të rrëzuar, diktatorit irakien Sadam Hyseinit.

“Jeta në Shqipëri, ishte e vështirë, tha sponzorizuesi i familjes Dervishi zoti Bebee, të gjithë fëmijët atje e shihinin jetën ndryshe, pranadj ata kërkonin një jet më të sigurt dhe më të lumtur , jo si ajo që kanë parë ata me syt e tyre me vrasje dhe dhunime”. Ervin Dervishi, dhe vëllai i tij dëshironin të shërbenin në ushtëri ose polici. “Ndrësa, për paqen dhe sigurinë, thonë prindërit e tij Kujtimi dhe Shpresa, Ervini, kërkonte të bënte gjithëçka, pasi gjithmon ishte i gatëshëm të shkonte atje ku vendosej paqja dhe siguria”.

Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes George W. Bush e dekoroi Heroin Amerikan Ervin Dervishi: me medaljet “Ylli i Trimerise” dhe “Zemer e Skuqur”

Gentian Marku ishte 21-vjeç:

Gentiani kishte lindur në vitin 1983 në Lezhë dhe në Shqipëri përfundoi vetëm shkollën 8-vjeçare.

Në vitin 1997 Gentiani bashkë me familjen e tij emigroi në SHBA, sepse fituan të drejtën e vizës nga programi i llotarisë së vizave amerikane

Pas zhvendosjes në SHBA, Gentiani ndoqi në Warren shkollën e mesme “Warren Woods Tower High School”

Gentiani doli me rezultate të shkëlqyera dhe arriti ta mësonte shumë mirë gjuhën angleze.

Në prill të 2002-shit përfundon “Shkollën e Këmbësorisë” dhe më pas u regjistrua në marinën ushtarake të SHBA-së.

Për herë të fundit në Shqipëri Gentiani kishte qenë verën e këtij viti, gjatë stërvitjes amerikane të koduar me emrin “Adriatik Flibeks 303”

Gentian Marku ishte 14 vjeç kur preku tokën e premtuar dhe dinte vetëm katër fjalë anglisht.

Ashtu si dhe shumë të rinj, djaloshi nga Lezha kishte shumë ëndrra që synonte t’i realizonte në Amerikë, por më e madhja për të ishte që të bëhej marins i ushtrisë amerikane.

Dhe rruga e Gentianit për ta realizuar një gjë të tillë kishte marrë jetë qysh në vitin 1997, kur babai i tij fitoi të drejtën e emigrimit me llotarinë e vizave amerikane, për t’u transferuar më pas së bashku me gjithë familjen në SHBA.

Kur mbërriti në Amerikë nuk e fliste gjuhën, gjë që e pengonte të zinte miq të rinj, por që e shtynte të punonte me orë të tëra për ta mësuar. Dy vjet më parë, i shtyrë edhe nga këshillat e babait të tij kishte mbaruar “Shkollën e Këmbësorisë” dhe më pas kishte arritur të regjistrohej në kontigjentin e marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë verës së kaluar Batalioni i Parë i Regjimentit të Tetë të marinës amerikane kreu një stërvitje në bregdetin e Durrësit, në radhët e saj bënte pjesë edhe Gentiani, i cili përveç detyrave të tjera kishte ndihmuar edhe në përkthim gjatë vizitave zyrtare të ushtarakëve më të lartë dhe iderëve të qeverisë shqiptare.

Djaloshi nga Lezha tashmë kthehej në Shqipëri me një anglishte mjaft të rrjedhshme, por mbi të gjitha kishte arritur ëndërrën e tij, për t’u bërë një marins i forcave amerikane.

Përveç vlerësimeve të njerëzve të njohur, Gentiani kishte merituar edhe vëmendjen e eprorëve të ushtrisë amerikane, kur në kohën e zhvillimit të stërvitjes edhe faqja zyrtare e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, “Defend America”, nuk kishte hezituar të shkruante një profil për djaloshin shqiptar.

“Pjesa më e bukur e të qenit marins është nderi që quhesh me këtë emër. Janë të shumtë ata që nuk janë marins dhe preferojnë ta quajnë veten të tillë, por janë të paktë ata që kanë kurajon për ta provuar veten dhe për t’u bërë të tillë vërtet”, deklaronte Gentiani, teksa pushtohej nga emocione të shumta për rikthimin në atdhe. E kishte lënë Shqipërinë në moshë mjaft të vogël dhe as atij vetë nuk i besohej që ishte rikthyer me ëndrrën e tij të bërë realitet. Edhe pse ëndrra i kushtoi shtrejt, duke u larguar i ri.

Kur Gentiani fliste për “New York Times”

Shtatë ditë përpara se të binte në luftë, djaloshi shqiptar Gentian Marku do të përmendej nga e përditshmja prestigjioze amerikane “Nju-Jork Tajms”. I pyetur nga gazetari amerikan, Gentiani do të tregonte kujtimet për shokët e tij marinsa, që kishin humbur jetën duke luftuar përkrah tij në betejat e ashpra për Falluxhën.

Në tetë ditët e para të kësaj beteje, Batalioni I i Regjimentit VIII, ku bënte pjesë edhe djaloshi shqiptar, kishte pësuar humbje të rënda, ishin vrarë dhe plagosur të paktën 42 vetë. Në këtë betejë Gentiani kishte humbur edhe një nga miqtë e tij më të mirë, rreshterin Lonny D. Wells, vdekja e të cilit e kishte hidhëruar pa masë djaloshin shqiptar. “Ai ishte një shok mjaft i mirë, i pëlqente shumë të luante me letra”, deklaronte për “Nju-Jork Tajmsin”, Gentiani. Ndoshta as ai vetë nuk priste të pësonte të njëjtin fat me mikun e tij. Në betejat e egra që u zhvilluan në Falluxha, do të binte si një hero i vërtetë edhe marinsi shqiptar, i cili dikur kishte thënë se “të qenit marins më bën të ndihem krenar për të dyja vendet e mia, Shqipërinë dhe Amerikën”.