Nga Beqir SINA New York
Washington DC: Në një mëngjes të së premtes, me 9 qershor u mbajt Ceremonia e 16-të Vjetore e Vendosjes së Kurorave të Thirrjes së Kombeve.
Çdo të premte të dytë qershori, në përvjetorin e fjalimit historik të Presidentit amerikan Ronald Reganit në Portën e Brandenburgut, 12 qershor 1987 kur presidenti Ronald Reagan foli në Portën e Brandenburgut në Gjermaninë Perëndimore dhe i bëri thirrje presidentit sovjetik Mikhail Gorbaçov që “”Tear down this Wall.” “Shembe këtë Mur”, Fondacioni organizon këtë ceremoni për të nder më shumë se 100 milionë viktimat e regjimeve komuniste në mbarë botën, për të festuar lirinë aty ku ka triumfuar dhe për të çuar më tej ndjekjen e një bote të lirë nga komunizmi.
Ceremonia e 16-të u mbajt më 9 qershor, dhe në të morën pjesë përfaqësues nga 15 ambasada në Washington D.C., 3 delegacione të ftuara nga vende të ndryshme, dhe 42 organizata me përbërje etnike dhe të të drejtave të njeriut në botë dhe SHBA.
Fondacioni Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit në këtë ceremoni vjetore të vendosjes së kurorave të kombeve të viktimizuara nga komunizmi mbajtur në Memorialin e Viktimave të Komunizmit në Capitol Hill dha Medaljen e Lirisë Truman-Reagan, për këtë vit.
Fondacioni Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit, tregoi edhe një herë se ishte krenarë që dha Medaljen Truman-Reagan të Lirisë, për disidentin tibetian Bhuchung K. Tsering, një shkrimtar, diplomat dhe aktivist tibetian amerikan. Me këtë rast ata thanë se në vitin 1960, Tsering u largua nga atdheu i tij(Tibeti) në shenjë kundërshtimi të pushtimit komunist kinez dhe që atëherë ai është bërë një avokat i palodhur për popullin tibetian, në SHBA.
Prezantimin për fituesin e Medaljes së Lirisë Truman Regan e bëri Dr. Paula Dobriansky, e cila shpjegojë se për këtë vit është zgjedhur një aktivist nga Tibeti.
Ndërkohë që gjatë fjalëve të tij, Tsering tha: “…populli i Tibetit nuk e ka humbur shpresën e tij pavarësisht mbi gjashtë dekadave të kontrollit komunist. Në vitin 1959 menjëherë pasi komunistët kinezë pushtuan Tibetin, një udhëheqës politik indian i quajtur Jayaprakash Narayan tha: “A është Tibeti i humbur përgjithmonë?” Jo. Një mijë herë jo. Tibeti nuk do të vdesë sepse nuk ka vdekje për shpirtin njerëzor anti komunist. Komunizmi nuk do të ketë sukses sepse njeriu nuk do të jetë skllav përgjithmonë dhe i privuar e i nënshtruar ”.
Folësit e tjer në ceremoninë e 16-të vjetore të vendosjes së kurorave të thirrjes së kombeve dhe prezantimin e çmimit të Medaljes së Lirisë Truman-Reagan në Memorialin e Viktimave të Komunizmit në Capitol Hill, organizuar nga Fondacioni Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit përfshinin peshkopin Charles H. Nalls, CEO i VOC Ken Pope, Kryetari i Bordit të VOC dhe Drejtoresha Themeluese e Muzeut VOC Dr. Elizabeth Edwards Spalding, Administratori i VOC The Hon. Paula J. Dobriansky dhe Bhuchung K. Tsering.
Ndërsa, simbas, vatranes së përkushtuar Merita B. McCormack, aktiviste e njohur e komunitetit, e cila nuk ka munguar me vendosjen e kurorës me lule të freskta prej nga fillimi i këtyre ceremonive në Washington D.C., filloi me kurorat e e vendosura nga përfaqësues të dy ambasadave asaj bullgare dhe kroate dhe u pasua nga ambasadat e tjera dhe organizata të tjera, simbas renditjes ceremoniale.
Ambasada e Shqipërisë, në Washington, e cila ka marrë pjesë në disa nga këto ceremoni, kësaj radhe e “injoroi” ceremoninë e 16-të vjetore të vendosjes së kurorave në nderim të viktimave të komunizmit, megjithëse, siç dihet Shqipëria, është vendi i vetem në botë, që kaloi një nga diktaturat më të egra në botë.
Simbas Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit i cili ka publikuar raportin vjetor, në 2016, kur drejtor i saj ishte Agron Tufa, thuhet se gjatë regjimit komunist në Shqipëri 34,135 shqiptarë janë burgosur dhe dënuar për arsye politike. Nga të dhënat zyrtare të ISKPK rezulton se 59,009 shqiptarë u internuan në kampe përqendrimi, ndërkohë që 7.022 prej tyre kanë humbur jetën. Po sipas të dhënave të këtij instituti, 984 shqiptarë kanë vdekur në burgjet e regjimit, ndërkohë që 6.027 persona janë vrarë gjatë diktaturës.Po ashtu, nga torturat dhe dënimet e kohës, 308 persona kanë humbur aftësitë mendore gjatë qëndrimit në burgjet e komunizmit. Në raport gjithashtu thuhet se janë me mijëra qytetarë që janë vrarë nga viti 1944-1955, por një pjesë e madhe nuk ekziston në arkiva.
Në ceremoninë e 16-të vjetore të vendosjes së kurorave të kombeve të viktimizuara nga komunizmi shkruan Merita Bajraktari – McCormack, nga Washingtoni, nga komuniteti shqiptar ishte për të respektuar me vendosjen e kurorës vetëm një organizatë e përfaqësuar fizikisht në këtë ceremoni, dhe ajo ishte Komuniteti Shqiptar në Dioqezën e Arlingtonit, të cilin ajo e përfaqëson.
Në ndërkohë në emër të Këshillit Shqiptaro-Amerikan, thotë ajo me kryetar veprimtarin e njohur të komunitetit shqiptar në SHBA, zotin Haxhi Dauti, kurorën e tyre e vendosën në mënyrë ceremoniale dy përfaqësuesve diplomatik, dy anëtarët e stafit të Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit , për shkak se përfaqësuesit KSHA, Kryetari i tyre ndodhej në vizitë private në vendlindjen e tyre, dhe dërgojë kurorën e tyre me porosi në postë .
Po ashtu Merita Bajraktari – McCormack, tregon edhe për pjesmarrjen e saj në çdo ceremoni ngase si shprehet ajo : “ I detyrohemi me shumë respekt, nderim dhe kujtimit të gjithë atyre martirve që dhanë jetën nën komunizëm. Ata rezistuan, sakrifikuan deri në flijim, nga që besuan në Zot, dhe ideal, u lutën në Zot, dhe u ngritën kundra diktaturës deri në vet-flijim. Zoti, familja dhe Atdheu i tyre, të cilat ishin dashuria e tyre dhe apostolike, pra ishte gjithëçka që u kishte falur Perendia”, thotë ajo.
Ndërkaq, McCormack, në një mënyrë përshpëritje shprehet : “ Zërat e tyre thërrasin: Na kujtoni! Veprat e tyre na thërrasin, dhe ne i lutemi shipirtërave të tyre, se : Ne nuk do t’ju harrojmë kurrë!