Referuar statistikave, në prag të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, statistikat zyrtare flasin se shqiptarët në këtë vend janë më shumë se 30 për qind.
Kjo dëshmohet me numrin e filloristëve, të cilët janë mbi 30 për qind, por edhe numrin e pasaportave.
Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, kohë më parë pati deklaruar se 30.4% e poseduesve të pasaportave të Maqedonisë janë shqiptarë.
“Shtetësia nuk është statusi që përcakton përkatësinë etnike të qytetarëve, por përkatësinë shtetërore të tyre.
Në kontekst të çështjes demografike të shtetit tonë, Ju prezentojmë këtë fakt orientues: sipas pasaportave valide 30.4% janë shqiptarë, duke marrë parasyshë se ka edhe shqiptarë që nuk posedojnë pasaporta edhe në shqip”, ka theksuar Nuhiu.