Rreziku për legalizimin e okupuesit

0
530
A ka hyrë Kosova në rrugë qorre në Bruxelles…? 
Nga Agim VUNIQI
A ka mundësi që çështjet, kështu si janë, të zgjidhen në tavolinën e bisedimeve? Nëse palët mbajnë qëndrimet fillestare të palëkundura, nuk ka mundësi, realiteti në terren është në anën e serbëve, ata kanë vetëm një problem, izolimin ndërkombëtarë, por edhe fuqinë e shtetit në kufi, i cili mund të instrumentalizojë popullatën vendore serbe, sa herë ka nevojë, a mundet bashkësia ndërkombëtare të vejë kushte, mundet, por sigurisht nuk është e interesuar që ta izolojë Serbinë edhe më, apo eventualisht t’i vejë sanksione, ngase i tërë rajoni sërish do të kthehet në ngërç… Cila është pra zgjidhja nëse palët mbajnë qëndrimet e tyre, rreziku i lëshimit pe është në palën më të dobët shqiptare të Kosovës. Të themi që edhe kjo do të jetë e kujdesshme dhe do të mbajë pozitat e deklaruara, atëherë çështja do të vazhdojë me “status quo”. Por, a do të mundet Serbia, respektivisht Kosova t’i mbaje qëndrimet e betonuara, ata duhet t’i masin raportet sa do të jenë në gjendje ta mbajnë situatën stabile para shpërthimeve sociale… Unë mendoj se për palën kosovare është shumë i rëndësishëm territori dhe pasuritë natyrore dhe menaxhimi i tyre në nivel qendror…, pra i tërë përqendrimi duhet të fokusohet aty, çështjet tjera të të drejtave mund të zgjidhen lehtë, demokracia e bënë të veten…, Fuqia ekonomike e Kosovës janë resurset minerale, çështjet tjera rregullohen më lehtë, vet përmbushja e standardeve për anëtarësim në BE i detyron palët…, pra kujdes me retorikën që herë pas here dëgjohet, i lëvizjeve të detyrueshme të popullatës apo të këmbimit të territoreve, jo që është e pacipe, por është e pavend dhe jo reale, sepse Kosovën Lindore tash për tash e menaxhon Serbia, por edhe realiteti në veriun e Kosovës është ne favor të saj… Pozita dhe opozita duhet të kuptojnë reali- tetin dhe duhet të bashkëpunojnë njëra me tjetrën, përndryshe më vonë nuk do të jetë me rëndësi kush është në pozitë e kush në opozitë, atëherë kur do të bëhet vonë… Asociacioni…
Asociacion, im.sh,-E, ET spec. Shoqërim, Asociacion përfytyrimesh (mendimesh). Aso- ciacion idesh (fjalësh). Ngjall asociacione… e tëra është fasadë e asaj që po ndodhë në Bruxelles, ka filluar të arnohen ndërresat e brendshme të Ahtisaarit, gabim! Ato janë gjëra personale, dhe për të brendshmet nuk bënë të flitet jashtë shtëpisë…, se bëhesh gazi i dynjasë.
Kryeministri tha se nuk do të bisedohet për platformën serbe në Bruksel, por çështja e bashkësisë së komunave ishte aty, dhe u bë objekt i dialogut dypalësh. Çka i duhej palës shqiptare të negociojë për asociacion komunash me një shtet tjetër, kur asociacioni qenka në kushtetutën e Kosovës, për gjëra që nuk janë të qarta mund t’i kërkohet shpjegim nga  Gjykata Kushtetuese e Kosovës, për këtë nuk na duhet Bruxelles, as Beogradi…, dhe për çështje të rregullimit të brendshëm nuk bisedohet me të huajt… Është e papërballueshme tendencat e përfolura nëpër studio televizive: deformimi i  hartës së Kosovës me vizore si Stalini dikur… Mos harroni qeveria ka përgjegjësi ndaj qytetarëve që paguajnë taxa, për këtë e kanë mandatin, jo të tjerëve të cilët nguten me hy në Evrope pa plotësuar njërin ndër standardet themelore të fqinjësisë së mirë dhe të kufijve stabil. Kosova ka hyrë në rrugë qorre në Bruxelles, së pari dialogu teknik, pastaj marrëveshje për bashkësi komunash, tash janë lansuar ide të reja si çështja e zgjedhjeve dhe ndryshimet kushtetuese, pastaj u patë inicua rritja e numrit të parlamentareve nga 120 ne 140 etj…, për të cilat as që ia vlenë të lëshohem në analiza të ekzagjeruara sepse do të ishin të kota dhe të pafundme, prandaj duhet zgjedhur një mënyrë tjetër…
Është çështje tjetër reintegrimi, ndërsa çështje tjetër territori…, nuk është aspak e dobishme ndarja e Kosovës në baza etnike dhe territoriale, ku valon flamuri serb, dhe tregtohet me dinarë, dhe legalizohen okupuesit, mund të bëhet fjalë eventualisht për arsyeshmëri ekonomike, sepse dromcimi territorial nuk do të ndalej, më vonë një do të rritej mundësia që kërkesa të tilla të njëjta do të shtronin edhe komunitetet tjera, dhe çka po iu mbetet shqiptarëve “të trashët e Sylës”. Duke lënë të hapura mundësitë e mëtejme të harxhimit të ideve kreative për Kosovën, dallimet në mes të serbëve dhe kroatëve para fushatës “Stuhia” thuajse ishin identike me ato të veriut, pra nuk duhet lejuar të rregullohen ato raportet në mes veti ashtu, ngase çdo marrëveshje negociuese është e re, nuk është “copy” dhe “paste”. Dhe mu kështu, ashtu si ndodhi ngjashëm me intervenimin për targa dhe referendumi serb, kishte ndodhur me marrëveshjen e Eruditit, pas operacionit të forcave kroate “Stuhia”, që edhe ashtu i kishte paraprirë Marrëveshjes së Dejtonit, pra marrëveshja e eruditit ishte nënshkruar para marrëveshjes së Dejtonit, dhe kujdesej për riintegrimin e serbëve në kuadër të territorit kroat, e çka janë ndryshe negociatat sponzoruese të BE-së, përpos gjetja e formulës për riintegrimin e serbëve në institucionet e Kosovës, por si do të ndodhë kjo kur Serbia dhe serbët e veriut nuk njohin të drejtën e juridiksionit të Kosovës mbi këtë territor. A mund të ketë ngjashmëri Plani Z4, i paraparë, por jo i realizuar, nga bashkësia ndërkombëtare për Krajinën Autonome Serbe, të cilin nuk e pat pranuar pala serbe dhe kishte shumë kompetenca të zgjeruara “të shtetit në shtet” me platformën serbe dhe projektin e bashkësisë se komunave serbe, ndoshta po, ndoshta jo krejtësisht, por disa elemente.
Sipas Planit Z-4 Krajina autonome serbe kishte legjislaturën, Presidentin, Qeverinë dhe gjykatat. Ajo do të kishte policinë, jo ushtrinë. Gjithashtu do të kishte një gjykatë të posaçme Kushtetuese. Sipas këtij plani Krajina do të gëzonte autonomi të plotë në fushat e ekonomisë, politikës sociale, kulturës, tatimeve, turizmit, energjisë, mbrojtjen e mjedisit, etj, ndërsa nën juridiksionin kroat, do të mbeteshin çështje të tjera si ato të jashtme, të mbrojtjes, shtetësia, tregtia ndërkombëtare, financat, etj.
Me atë plan krahina autonome do të kishte monedhën e vet të veçantë, qytetarët e saj do të kenë të drejtën e shtetësisë së dyfishtë, e cila do të kishte mundësinë e ruajtjes së marrëdhënieve ndërkombëtare dhe përfundimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në arsim, kulturë dhe turizëm. Shumë nga këto të drejta serbët i kanë edhe tash, pse pra ky insistim kaq i madhë për Asociacionin. Pavarësisht nga tëgjitha këto insistime, edhe pallavrat e hisedarëve të pavarësisë janë të përçudshme, sepse Kosova është demokratike dhe ka një qeveri demokratike, dhe të gjitha vendimet që merr qeveria janë të mirëpritura, të tjerat janë prashitje në ujë.