Qyteti evropian që ofron taxi falas

0
384

Prej pak kohësh, Milano ka ndërmarrë një iniciativë që konsiston në Taksi Falas për shtresat vulnerabël. “Taksitë Solidare” është një projekt që mundëson transport falas. Në këtë fazë të parë eksperimentale, përfitojnë të moshuarit mbi 80 vjeç, personat me aftësi të kufizuara, të mitur, qytetarë me vështirësi serioze socio – ekonomike, si dhe vullnetarë të rrjetit “Milano Aiuta”, që mundëson këtë nismë, transmeton Scan TV, përcjell Albinfo.ch.

Shërbimi do të jetë aktiv çdo ditë, 24 orë, derisa të gjitha fondet e disponueshme të shterojnë dhe në çdo rast për një periudhë maksimale prej gjashtë muajsh, pra deri më 1 shtator. Pas kësaj periudhe kohore, do të konsiderohet nëse do të shtrihet shërbimi në kategori të tjera, për shembull për personelin mjekësor, apo për shoqërimin e qytetarëve në qendrat e vaksinimit.

Projekti mundësohet nga Fondacioni Europian “Guido Venosta”, i cili ka vënë në dispozicion një buxhet prej 1 milionë eurosh, që mbulon të gjithë koston e udhëtimeve