Pse NATO dhe regjimi Biden kërkon të hyj në luftë me Rusinë

0
163
A convoy of Ukraine-bound Bradley Fighting Vehicles load onto the carrier ARC Integrity at the Transportation Core Dock in North Charleston, South Carolina, U.S. January 25, 2023. More than 60 Bradleys were shipped by U.S. Transportation Command as part of the U.S. military aid package to Ukraine. U.S. Transportation Command/Oz Suguitan/Handout via REUTERS THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY.

Mbi luftën apo konfliktin Ukrainë-Rusi, janë të njëjtat agjenci lajmesh dhe individë që flasin sërisht sot, ashtu sikurse kanë folur për luftrat në Afganistan, Iraq, Siri, Libi etj. Unë mendoj, se amerikanët nuk e kuptojnë, sepse nuk po informohen saktësisht. Ata dëgjojnë papushim, se çfarë u japin të gatshme media si propagandë, si: MSNBC, CNN, The New York Times etj., duke bërë në mënyrë të pandryshueshme fabrikimin, sipas porosisë që ato marrin. Në mënyrë konstante, kanë bërë me të njëjtën metodë apo taktikë propagandistike edhe më përpara, duke gënjyer si me Afganistanin, Irakun, Libinë dhe Sirinë. Ajo që më habit mua, është se ata e kanë bërë këtë veprim propagandistik, duke bërë vazhdimisht lëvizje të përsëritura dhe pa pushim. Fatkeqsisht, ne vazhdojmë t’i dëgjojmë, se çfarë fabrikimesh të tjera ato vazhdojnë të bëjnë. Republika Federale Ruse, në konfliktin e Ukrainës sot, kërkon të bëj de-nazistifikimin dhe de-militarizmin e këtij vendi. Sot, në SHBA kanë lindur shumë pikëpyetje dhe ne e kemi të vështirë të marrin përgjigje të sakta. Anologjia, që unë po përdori është kjo. Ne sot, po ndjekim sërisht filmin Godfather, një film i preferuar për mua. Sa herë që e shoh këtë film, personazhi Soni, shkon jashtë drejt makinës së tij e merr dhe asnjëherë nuk vjen mbrapa… Pra, sa herë që shoh këtë film Soni Koleone nuk vjen. Dhe njerëzit aty bërtasin: “Soni mos shko, Soni mos shko…!” Unë kam një mik amerikan, që jeton në Krime. Ai shkruan për ngjarjet e ditës atje. Sot media amerikanë po gënjejnë, për armatimet në Ukraninë, për armët e ndryshem që përdoren atje. Dhe kjo bëhet, për të mbajtur nën propagandë popullin amerikan. Sot për sot Big Media, nuk tregon të vërtetën, se çfarë po ndodh në Ukraninë dhe për Rusinë…” – Wilmer J. Leon, III, Ph.D, Author & Political Scientist

 

“Perëndimi, mohon normat morale, fenë, familjen. Ne nuk duam vërtet që në Rusi të kemi “prindin numër një, dy, tre” në vend të “mamit dhe babit” dhe perversitete që çojnë në degradim dhe zhdukje, që u imponohen fëmijëve në shkolla, duke supozuar se ka disa gjini, përveç grave dhe burrave? Për ne kjo është e papranueshme. Ata mohojnë vlerat e vullnetit të popullit, të familjes, të fesë, ndërsa shumë popuj refuzojnë një botë unipolare dhe luftojnë për sovranitetin e tyre. Nëse e konsideroj Rusinë atdheun tim, do të thotë se e dua në rusisht, mendoj dhe mendoj, këndoj dhe flas në rusisht, se besoj në forcën shpirtërore të popullit rus, shpirti i tyre është imi, fati i tyre është fati im, vuajtja e tyre është dhimbja ime, lulëzimi i saj është gëzimi im…” – Vladimir Putin, President i Federatës Ruse

 

 

 

Klajd Kapinova

 

 

Globalistët komunistë ndërkombëtarë: Big Tech, Big Media, Deep State, Cabala, Merhumi etj., mbasi deshtuan me Plandeminë Globaliste të Virusit Kinez, tani kanë në dorë kartën e fundit të turpshme, për të futur me çdo mjet dhe rrugë popujt në Luftën e Tretë Botërorë.

E gjithë kjo bëhet për të pakësuar deri në 90% të popullsisë se botës në rrugë dhe forma të ndryshme, që shumë herë nuk ia merr as mendja e zgjuar e njeriut… Dhe ketë gjë pa pikë turpi e kanë deklaruar edhe antarët e Forumit Ndërkombëtar të Ekonomisë, sa herë që mblidhen për të bërë planet e shkatërrimit të njerëzimit në planetin tonë.

Idea e tyre e çmendur egoiste, është se në planet nuk duhet të jetojnë më shumë se 500.000,000 banorë nga 5 kontinentet e banuara deri më sot. Pra ata janë hapur për zhdukjen kriminale të 7.5 billion banorëve nga planeti ynë, sepse gjoja nuk janë kushtet ekonomike, fnanciare, pasuritë mbi dhe nëntokësore, uji i pijshëm, shërbimi shëndetësor etj. etj. Dhe këto kriminelë apo terroristë ndërkombëtarë me kollare dhe universitete prestigjioze, për fatin e keq të njerëzimit sot, nuk arrestohen për organizimin e hapur të krimit më të lartë kundër planetit dhe njerëzimit. Ata kërcenojnë hapur dhe pa pikë turpi, kur deklarojnë para kamerave televizive teoritë e pakësimit të popullisë, duke qenë edhe kundër vullnesës së Zotit.

Fatkeqsisht vetë papa komunist në Vatikan dhe shumë lider të tjerë të feve të ndryshme në botë heshtin dhe në një farë mënyrë janë dakord me aktin më të madh terrorist sot.

Kjo ndodh fatkeqsisht, se në krye të “drejtësisë” kudo në botë sot janë antarët e Deep State, Cabala etj., të cilët kanë të njëjtit ide me kriminelët manjakë të çmendur, si: ekonomistë, bisnesmenë, Big Tech, Big Media, financierë, politikanë etj., të deklaruar hapur sot.

Duhet thënë për hir të së vërtetës historike, se Ukraina nuk përbën kërcënim për Sigurinë Kombëtare për asnjë shtet europian dhe as vetë SHBA, që ndodhen disa qindra milje larg nesh… Atëherë pse NATO dhe Biden kërkon të hyjnë në luftë me Rusinë, kur ajo nuk përbën Kërcënim të Sigurisë Kombëtare të askujt!?

Mendoj, se argumenti për të hyrë në luftë me shtetin federal rus, është absurd dhe stonon me kohën dhe faktet historike.

Gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore (WWII), dihet se SHBA-ja, Anglia dhe Franca i shpallën me vonesë luftë Gjermanisë Naziste të Adolf Hitlerit dhe e fituan atë në shtetet në Perëndim të Europës.

Historia, me përvojat pozitive dhe negative duhet thënë ashtu sikurse kanë ndodhur në realitet, se asokohe Rusia komuniste e diktatorit kriminel bolshevik Josif V. Stalin (i cili brutalisht ka vrarë mbi 40 milion njerëz të pafajshëm gjatë dhe pas luftës në fjalë), kishte kohë që po luftonte në frontin e saj perëndimorë në kufi me trupat gjermane, që asokohe kishin përqendruar 80% e forcave dhe divizioneve ushtarake të tyre, për të shkatërruar shtetin federal boleshevik të ish Bashkimit Sovjetik. Ata kishin përparuar shume shpejt dhe arritën sipas planit ushtarak të paramenduar të afroheshin ushtarakisht shumë afër Moskës…

Në veri të Europës ose me saktë ne Veri të Francës (Normandi), nazistët asokohe kishin përqendruar vetëm 5% të ushtrisë së tyre, kundër 3 shtetëve aleate anti-naziste, që cituam me lart. Fitorja në zonën bregdetare i buzeqeshi me të drejtë forcave aleate, që më pas për dekada deri më sot, këtë luftë të papërfillshme, në krahasim me atë të sovjetikëve e pompuan dhe frynë me shumë me heroizma, filma, dokumentarë dhe propaganda.

Në atë kohë ish B.S., atë luftë masive anti-naziste me përqindje të madhe, po përballonte e vetme. Ato po luftonin e vetme në frontin e parë me 80% të trupave naziste gjermane.

Ish Bashkimi Sovjetik, arriti më në fund të mposhtë trupat naziste dhe si kundërpeshë e hakmarrje trupat bolshevike sovjetike hynë deri në Berlin dhe e kthyen atë në gërmadh. Ato e anaksuan si territor sovjetik për shumë dekada deri në vitin 1989, kur ndodhi edhe rrëzimi i Murit të Madh, të vendosur mes dy shteteve gjermane… (Republika Demokratike Gjermane me kryeqyteti Berlinin dhe që kontrollohej nga forcat komuniste bolshevike sovjetike dhe Republika Federale Gjermane me kryeqytet Bonin dhe që kontrollohej asokohe nga forcat aleate të luftës anti-naziste, si: SHBA, Anglia dhe Franca)

Sot në vitin 2023, Kancelari majtis globalist kristiandemokrat (CDU) i shtetit gjerman u shpreh i gatshëm të ndihmojnë Ukrainën (dikur pro naziste) me dërgimin e armëve të tyre ose më saktë të tankeve, duke hyrë kështu në një rrugë pa krye ose më saktë direkt në një luftë, që s’ka të bëj me te dhe Sigurinë Kombëtare të Gjermanisë.

Nga ana e tjetër, në ditët tona, dihet botërisht se për shumë dekada Rusia komuniste dhe postkomuniste, ka furnizuar sistematikisht dhe pa ndërprerje popullin gjerman me gaz natyrorë nga tubacionet, që vijnë nga territori rus dhe kalonin në rrugën ujore të Detit Balltik… Këto tubacione në vitin 2022, u hodhën në erë, menjëherë mbas deklarimit të administrates “paqedashëse” Biden, se “ato nuk do t’a kishin jetën e gjatë”…

Edhe vetë trupat aleate SHBA-së të kohës së Presidentit Franklin Delano Roosevelt (1882-1945) dhe kryeministrit të Britanisë së Madhe Sir Winston Leonard Spencer Churchill (1882-1965) bombarduan me ose pa të drejtë kryeqytetin gjerman Berlinin dhe lanë aty mbi 100.000 njerëz të vdekur, duke përfshirë të gjithë grupmoshat e papërfshirë në luftë, me idenë apo pretendimin absurd se “çdo gjerman është nazist”…

Ish Bashkimi Sovjetik, asokohe krijoi epërsi tek rinia botërore me ideologjinë e saj trushpërlarëse komuniste, duke i shtrirë tentakulata e saj kancerogjene shumë thellë Europës dhe deri në SHBA, ku admirimi për Stalinin dhe komunizmin e sovjetëve u rrit shumë.

Në shtetin e New York-ut dhe më saktë në kryeqendren metropolitane të multikulturës botërore  qytetin New York NY (Manhattan), forcat e majta komuniste dhe vetë Partia Komuniste Amerika bënte parakalime me fotot gjigande, parullat dhe pankartat e trushpërlarjes të klasikëve të marksizëm leninizmit… Ky ishte një zhgënjim drastik për kontinentin e plakur të Europës, e cila i kishte shpresat tek demokracia dhe liria dhe të drejtat e njeriut, sipas stilit dhe Kushtetutës Amerikane.

Kjo bëri që Europa Lindore dhe Qendrore dhe Jug Perëndimore (përfshi edhe Shqipninë e Dullës dhe Kosovën e kontrolluar asokohe nga komunistët vendas dhe Josif Broz Titos) të shkas fatkeqsisht shpejt (si efekt domino) në komunizmin sharlatan shqiptar…

Mirëpo asokohe patriotët republikanë amerikanë, që fatmirësisht kontrollonin dy dhomat e Kongresit, si: Dhomën e Përfaqsuesve në Kongresin Amerikan dhe Senatin, përmes lëvizjeve të shpejta financiare dhe ideologjikë (propagandistike) anti-komuniste shpetuan Mrekullisht Europën Perëndimore (dhe Greqinë e cila gati sa nuk ka në duart e komunistëve kriminelë… të mbështetur edhe nga regjimi komunisto-fashist i Enver Hoxhës 1944-1990), përmes Planit Marshall në dobi të Perendimit të Europës, e cila e shpëtoi atë fatmirësisht pa u përpi nga kuçedra komuniste e Stalinit…

 

Luftes boterore mes shteteve demokratike

 

Nga burimet historike, mësojmë se në atë kohë qëllimi dhe motivi i Luftës së Dytë Botërore (WWII), ishte i justifikuar, për të mposhtur fashizmin italian (Duçen), nazizmin gjerman (Hitlerin) dhe militarizimin japonez (Perandorin)…

Po sot nuk ka shtete naziste apo fashiste dhe se nuk ka objekt apo arsye për të bërë një luftë të re botërore mes shteteve demokratike, sepse për të filluar një Luftë të Re Botërore duhet të kesh motivimin e fortë, për të bërë mobilizimin e popujve për vetëvrasje apo ketë gjakderdhje masive, aq të dashur sot për kokëtredhurit politikanë…

Në ditët tona dihet nga të gjithe se Italia është shtet demokratik e i de-fashtistizuar prej dekadash; Gjermania Federale, është shtet demokratik pruralist e i de-nazistifizuar prej dekadash dhe Japonia po ashtu si shtet monarkik-perandorak është i de-militarizuar nga idetë raciste fashiste dhe naziste.

Në Gjyqin e Nurembergut, dihet botërisht se për shumë dekada, shumë ish bashkëpunëtorë dhe kriminelë të kohës së Luftës së Dytë Botërore janë nxjerrë para gjyqit ndërkombëtar dhe janë denuar me burgim të përjetshëm, pushkatim apo varje në litar…, kurse të tjerët janë arrestuar nga qeveritë e shteteve të ndryshme si në SHBA, Europë dhe nga vetë Izraeli…

Ata janë arrestuar në shtetet ku ata kanë shkuar, për t’i shpërtuar arrestimit kryesisht në vendet e Amerikës Latine, si në Argjentinë, Brazil, Uruguaj, Paraguaj, Kili, Venezuela, Honduraz, SHBA, Europë (me emra të ndryshme ose me emrin e tyre original) etj., duke jetuar në zonat periferike larg vëmendjes së medias dhe vetë qeverive të shtetëve ku ata kanë shkuar, për të jetuar pas kapitullimit të nazizmit dhe fashizmit…

Atëherë ku janë dy blloqet kundërshtare fashiste apo naziste, që duhen për luftë globale kundër njëra-tjetrës!?

Sot nga historia ka mbetur jehona negative e Ukrainës, e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte aleati më i ngushtë i nazistëve gjermanë dhe në Kiev etj., kishte mbi 85.000 ushtarë nazistë të togave speciale SS, të cilët asokohe kanë bërë krime brenda Ukrainës, duke vrarë bashkëvendas ose më saktë mbi 35.000 ebrej si dhe rus, polakë, ukrainas, hungarez, bjellorus etj., që ndodheshin si pakica kombëtare brënda këtij shteti sllavo-orthodox, të ish Perandorisë Ruse deri në fillim të shekullit XX…

Sot fatkeqsisht, në Ukrainë para syve të Europës demokratike dhe SHBA-së vepron Batalioni Neo-Nazi AZOV, e cila ka pushtet ekonomik, ushtarak, bisnes, dhe poste të larta kudo brenda vendit.

Kështu nazisti dhe nacionalisti ekstremist Stepan Bandera është shpallur Hero Kombetar i Ukrainës (2010), kur dihet se ai dhe disa të tjere kanë bërë krime dhe janë themeluesit e mbështetësit kryesor të nazimit, gjatë periudhës së Luftës së Dyte Botnore e më pas me krijimin e neo-nazizmit në vend… Ai është sot idhull-simbol kombetar shumë i nderuar dhe respektuar në vend…

Pas vitëve 1990, me shperberjen e ish Bashimit Sovjetik, u bë 100% zëvendesimi i të gjithë toponimeve, emrave të qytetëve, lagjeve, shkollave, rrugëve, urave, qendrave sociale dhe kulturore, stadiumeve etj., me emrat e emrave dhe simboleve të nazizmit, për të nderuar dhe respektuar edhe më shumë paraardhësit  e tyre nazi në këtë shtet sllav, orthodox dhe ish komunist…

Idhulli kryesor më i nderuar dhe respektuar Stepan Bandera, ka sot monumente, lapidare, buste, libra etj., dhe për hir të tij janë organizuar disa herë marshime natën me flakë në dorë (si dikur në Gjermani, gjatë vitëve 1930…), me pjesëmarrjen e qindra dhe mijëra admiruesve dhe pasuesve të tij… Kjo ka ndodhur në mes të Europës “demokratike” dhe para syve të qeverive  dhe presidentëve republikanë dhe demokratë amerikane prej disa dekadash…

Turpi i ri, është bërë ndërkombëtarisht publik sot, me dërgimin e armëve të rënda si takte, prella dhe raketa vrastare, për të derdhur edhe me shumë gjak, mes dy popujve sllav orthodox në kufi me njera-tjetrën.

Administrtata e papërgjeshme Biden, ka dërguar deri tani mbi 130.000,000,000 dollarë nga taksat tona, për një shtet që nuk është pjesë e SHBA-së, pra nuk është shteti i 51-të i Amerikës….

Armët sot atje janë në duart e njerëzve të papërgatitur për këtë luftë dhe mbajtur në dorë armatimet shumë të sofistikuara dhe mderne vrastare. Ata vetë janë viktimë ne front ë kësaj lufte. Njerëzit atje janë të papërgatirur (të pastërvituar), për t’i përdorur ato armatime dhe se ata qe po vriten në frontin e luftimit nuk janë ushtarët amerikanë as antarë apo ushtarë shumëkombësh të trupave “paqeruestese” të NATO-s, por vetëm ukrainasit e shkrete, që po shkojnë si qeni në rrush…

Nga ana e tjetër, në mës të Europës, forcat politike opozitare në Ukrainë nuk ekzistojnë. Vladimir Zhelinski si Presidenti i Ukrainës, ka futur në burg krerët e opozitës dhe krerët e lartë të kishës orthodoxe në Ukrainë.

Shtypi i lirë dhe media me TV të pavarura nuk ekzistojnë atje. Ai është kthyer në një diktator globalist, që si aktor komik kërkon vazhdimisht sa më shumë dollarë, euro dhe armatime për të vetëvrarë popullin e vet, në një luftë, që ia e ka humbur pa e filluar.

Të gjithë fatkeqsisht, që e kanë kapluar Planetin tonë sot dhe do të vijojnë pa përcaktim, Europën dhe vetë lindjen e saj është se u bë vjedhja dhe manipulimi kriminal më i madh i zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit 2020, në të gjithë historinë e SHBA-së, për të krijuar këtë kaos botërorë në emër të “demokracisë” majtiste, të nxitur dhe udhëhequr nga Big Tech, Big Media, Deep State, Cabala, dhe administratat globaliste europiane dhe ajo fatkeqsisht amerikane, që e kanë futur Botën dhe Europën në çorrsokak apo rrugë pa krye…

Nëse Presidenti Donald J. Trump, do të ishte në Shtepinë e Bardhe si fituesi real i Presindecës së vjedhur me vota të manipuluara, sot Ukraina nuk do ishte kjo që është sot e mbuluar në gjak dhe e shkatërruar nga papërgjeshmëria e poltikanëve të Bashkimit Europian, NATO-s dhe administratës komuniste globaliste këtu, që është fatkeqsi për ne dhe për të gjithë botën e përfshirë nga gjumi letargjik…

Ky është mesazhi më negativ dhe luftënxitës, që i japim ne botës të përgjumur, që fatkeqsisht është e pa-vetedijshme e i mban sytë e shpresës nga ne.

Pse nuk dergoni diplomat për të shuar luftën, por i hedhni benzinë me armë dhe para një shteti më të korruptuar në botë!?

Ushtria Amerikane nuk fitoi luftën e gjatë me talebanët në Afganistan tesh 20 vjet (2002-2022). Si komand i forcave të armatosura të SHBA-së, Biden na largoi me turp e disfatë nga Afganistani, duke lënë atje 13 marinsa heronj të vrarë dhe 15 të tjerë të plagosur rende si dhe humbën jetën në aeroportin internacional në Kabul me qindra afganë të pafajshëm nga aktet terroriste të talebanëve dhe Al Qaides…

Ai u dhuroi atyre mbi 85.000,000,000 dollarë amerikanë  armatime moderne, prodhime të teknologjisë së fundit forcave armike terroriste talebane, që fatkeqsisht kontrollojnë Afganistanin (shtetin e sheriatit islamik), me armetime dhe municione të sofistikuara moderne.

Ne, nuk e fituam luftën e gjatë dhe të vështirë edhe në Viet Nam dhe shumë vende të tjera…

Nëse fillon Lufta e Tretë Botërore, Serbia sulmon pa humbur kohë Kosovën e pa mbrojtur dhe e fut në suazën e vet për disa orë. Kur macet ikin, mijtë bëjnë dasem. Shqipnia e de-shqiptarizuar, nuk mund t’a ndihmoj, Kosovën se ajo vetë po braktiset çdo ditë nga shqiptarët “nacionalistë” të Fakebook-ut, që duan të ikin një orë e më parë si emigrantë në shtete të tjera, që mund të jenë edhe ato të përfshirë në Luftën Botërore direkt ose indirekt.

Të gjithë e dijnë se edhe në bllokun ushtarak të Pakti i Atlantikut Verior ose sikurse quhet ndryshe NATO, problemet dhe konfliktet brenda kësaj familje ushtarake janë shumë serioze dhe mund të degradojnë shpejt drejt konflikteve ushtarake.

Më klasiku sot është konflikti prej shumë dekadash midis dy antarëve të NATO-s, si Turqia dhe Greqia, për ishujt në Detin Egje dhe më saktë për ishullin grek të Qipros, e cila sot është e ndarë midis dy shteteve, që citova më parë.

Përballë hallit apo interesave të tyre, as Greqia dhe as Turqia nuk rreshtohen përkrah NATO-s kundër Rusisë, Kinës apo Indisë në Azi…

Konflitet e vjetra të fjetura deri tani zgjohen nga gjumi dhe dalin para derës së shtëpisë për vetëmbrojtje… Kështu Korea e Veriut dhe e Jugut fillon luftën brenda vetës edhe pse ato janë vëllezer apo motra të një familjeje me gjak gjuhë etj., pra një komb i njëjtë.

Në këtë rast SHBA nuk mund t’i dalë zot më Koresë së Jugut edhe pse i ka bazat ushtarake aty, sepse ka hallin e vet. Ajo nuk mund të ndahet në shumë copa ushtarake, për të shuar zjarrin e konfliketeve botërore, sepse në luftrat e fundit me shtete të veçanta nuk ka pas asnjë fitore. Shtetet muslimane nuk janë në krahun e NATO-s as të SHBA. Pse!? Atë le t’a shpiegoj historia dhe Biden sot…

Kina si supërfuqi në Lindjen e Largme, tashmë i ka duart e lira, sepse u bë deti kos dhe pa humbur kohë sulmon dhe e merr me një kafshatë mengjezi Taivanin, ishullin e saj original kinez… edhe pse aty ndodhen bazat ushtarake amerikane…

Në Europë lëvizjet separatiste marrin hov, rigjallërohen dhe mund të shkojnë në konflikte me gjak të paparishikuara…

Kështu katalanasit ri-fillojnë revoltën brënda Spanjës, për të dalë të pavarur si shtet, sipas ëndrrës së tyre të vjetër.

Po ashtu në Britani të Madhe shumë shtete si Skocia dhe Welsi, apo edhe Irlanda e Veriut nuk duan të jetojnë më të pushtuar brenda monarkisë britanike…

Në Afrikë fillojnë konflitet mes shtetëve, dhe ish vendet koloniale të Britanisë së Madhe dhe Francës, të cilët duke shfrytëzuar kaosin botëror do të kërkojnë automatikisht pavarësi reale, pa fjalë boshe dhe mund të ketë trazira civile dhe kombëtare si efekt domino…

Në Europë, askush nuk e mbeshtet këtë luftë të re vetëvrasëse botërore me butona bërthamore, sepse ka ende të mbijetuar nga Lufta e II Botërore.

Nga ana e tjetër, vetë kontinenti i Europës në vetvete ka probleme të vjetra dhe të reja, konfikte me kufijtë e saj, të cilat rizgjohen dhe dalin në siperfaqe, duke përfituar nga konfliktet e mëdha globale dhe luftrat që janë një shans i mirë pavarësie për mosgjykimin e tyre.

Kështu Shqipëria është e copëtuar qysh nga viti 1913 në 5 shtete, por që nuk përbën rrezik sot për asnjë shtet në kufi me te, sepse ajo nuk është e zoja të ngre lart brekët e veta të grisura nga ekonomia dhe koha…

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, kanë probleme të vjetra territoriale me njeri-tjetrin. Shteti i lashtë helen Greqia, ka probleme territoriale për emrin e Maqedonisë së Veriut.

Bota pret ndezjen me apo pa shkak të fitilit, sepse projektet e luftrave të paparashikueshme janë gati sa hap e mbyll sytë.

Shumë shtete të NATO-s nuk duan luftën shkatërrimtare me armë bërthamore me Rusinë, sepse e njohin shumë mirë pasojën nga kapaciteti shkatërues i armëve të saj nukleare. Ato për më tepër, nuk duan që të kenë pasoja katastrofike për popujt dhe ekonominë e tyre nga një luftë, që s’ka lidhje me popujt e tyre larg konfliktit…

Sipas disa anketimeve të bëra nga media të pavarura del se mbi 70% e anglezëve thonë se nuk janë dakord të dërgojnë armatime dhe të perfshihen direkt në luftën gjakderdhëse me popujt e Federatës Ruse.

Absurdi sot arrin kulmin në Gjermani, ku Ministri i Mbrojtjes thotë hapur, se ne jemi në luftë me Rusinë (pra, Ministri deklaron Luftën!!!!), kurse Kancelari kukull në detyrë, pa mbeshtjetje popullore, nuk do luftë, por do të dergoj armë dhe tanke në Ukrainë…

Duke u rikthyer disa dekada mbrapa në kohë e dijmë nga nena histori se Gjermania naziste ka eksperince negative nga ish Bashkimi Sovjetik, gjatë periudhës së errët të WWII…

Kujtesa historike europiane është sot për sot 0000… Mbi 27 milion sovjetikë, u vranë gjëtë WWII ose 17% e popullsisë dhe ish B.S. arriti fitoren historike mbi fashizmin dhe nazizmin më 9 maj 1945…

Në ditët tona, sërisht Japonia me Kinën ri-fillojnë armiqsitë e vjetra, që kurrë si kanë harruar. Në shekullin 21 ato mund të luftojnë sërisht kundra njera-tjetrës, tashmë jo me pushkë me bajoneta primitive apo kallashnikov, por me butona nga zyrat e tyre luksoze.

Po në kontinentin aziatik në teatrin e provokimeve të hapura politike dhe Sigurisë Kombëtare për Japoninë, shohim se Korea e Veriut here pas here ditën për diell dhe pa iu dridhur çerpiku hedh raketa në detet apo pranë territoreve të ishujve japonezë si shenj alarmi (si në lojërat elektronike me luftë për argëtimin e femijëve), se një ditë mund të qëllohen realisht objektivat ushtarake dhe civile…

Dy shtetet kufitare: Pakistani dhe India (të cilët respektivisht kanë secili armë të shkatërrimit në masë, me mbushje bërthamore), janë gati të hyjnë me pasion atdhedashurie në luftë apo derdhin gjak mes njera-tjetrës, për çështjen e territorit asnjanjës të Kashmirit.

Në hartën politike të kohës, shohim se shumë shtete dhe ishujt apo arqipelagun në Indonezi, kanë hesape të vjetra në kohë të reja, pra probleme serioze të pambyllura me njeri-tjetrin. E njejta situatë politike paraqitet edhe në Amerikën Latine…

Përballë kaosit botëror, zyrat globaliste burokratike të Organizatës Botërore e OKB-së kanë heshtur dhe gjithnjë është treguar e njëanshme në shumë situata, duke qenë direkt apo indirekt strumbulluari i nxitjes së konflikteve kudo në botë.

Ajo ka qenë vazhdimisht në krahun e shteteve të forta, që kanë paguar dhe paguajnë më shumë fonde për mbijetesën e saj buroktratike, si Kina në rastin e Plandemisë së virusit kinez, duke e mbuluar shkakun dhe origjinën e krijimit të saj nga vetë shteti komunist.

OKB-ja, fatkeqsisht sot është pjesë e lojës së keqe me Deep State, Cabala etj., duke treguar fytyrën e vet negative. Shumë shtete kërkojnë që ajo t’i lagoj zyrat e saj burokratike dhe korruptive nga New York-ut dhe të rithemelohet apo rikonceprohet, duke pushuar nga detyra të gjithë brezin e vjetër dhe të korruptuar të saj…

 

Ne jemi gati të negociojmë, por katër rajonet janë ruse

 

Duke parë njëanshmërinë e OBK-së Federata Ruse thotë se kush dërgon armatime në Ukrainë për të qëlluar mbi rusët në front, pra është e përfshirë direkt ose indirekt në kete luftë do të konsiderohet si agresor dhe ajo do të mbrohet me cdo mundsi dhe armatime, që ka në dispozicion për situata të tilla.

Kështu Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin, në fjalimin e tij, ndër të tjera tha se: “Më lejoni të jem i qartë dhe i dëgjuar nga Kievi dhe Perëndimi: Njerëzit që jetojnë në katër rajonet e reja të aneksuara të Rusisë do të jenë përgjithmonë qytetarë rusë. Ne jemi gati të negociojmë, por katër rajonet janë ruse.

Perëndimi, është gati të kapërcejë detin, për të ruajtur sistemin neocolonial, që e lejon atë të plaçkisë botën dhe të mbledhë haraç nga njerëzimi.

Perëndimi, po ndjek një politikë të ç’zotërimit total në botë. Prandaj agresioni i tij, kundër vlerave tradicionale dhe sovranitetit të vendeve, shkatërron shtete të tëra që nuk pranojnë të heqin dorë nga sovraniteti i tyre.

Perëndimi, printon dollarë dhe euro, por nuk mund të ushqehet njeri me letra dhe gënjeshtra, ka nevojë për ushqim, energji. Kështu që politikanët po përpiqen t’i bëjnë bashkëqytetarët e tyre të hanë më pak dhe të lahen më pak dhe të vishen më shumë, për të qëndruar ngrohtë në shtëpi. Dhe nëse dikush fillon të bëjë pyetje, ata etiketohen si ekstremist.

Perëndimi, nuk dëshiron të zgjidhë problemet, nuk ndjek një botë të drejtë, por synon të vazhdojë të ushtrojë forcë në mënyrë që të ruajë hegjemoninë e tij.

Që nga Lufta e Parë Botërore ne kemi parë kontradiktat e Perëndimit, megjithatë kriza ekonomike që rezultoi e ka lejuar dollarin të pozicionohet si monedha më e fuqishme në botë.

Tani pyesni veten se nga vjen gruri ukrainas. Përgjigja, është e vërtetë në vendet evropiane, dhe vetëm një pjesë e vogël arrin në vendet e varfra.

Vullneti, është të shkatërrohen shtetet kombëtare, evropianët po pranojnë gjithnjë e më shumë sanksione kundër Rusisë, pavarësisht se janë të vetëdijshëm se SHBA-ja dëshiron vetëm refuzimin e gazit rus. Ata përkulen para vullnetit të tyre me çmimin e vdekjes së popullit të tyre.

Ata hedhin në erë tubacionet e gazit në Balltik, mbyllin termocentralet e energjisë. Drejtuesit janë Shtetet e Bashkuara, të cilat e mbajnë me forcë Perëndimin nën shantazh, përmes bazave të tyre ushtarake të shpërndara kudo. Dhe çdo vend që kërkon të fitojë sovranitetin e tij energjetik konsiderohet armik i Shteteve të Bashkuara.

Sanksionet, nuk u mjaftojnë anglo-saksonëve: ata janë kthyer në sabotim. E pabesueshme, por është një fakt. Në të vërtetë, ata kanë filluar të shkatërrojnë infrastrukturën energjetike pan-evropiane. Është e qartë për të gjithë ata që përfitojnë prej saj.

Amerikanët janë hipokritë, janë i vetmi vend në botë që kanë përdorur armë bërthamore dy herë, duke krijuar një precedent.

Diktatura e elitave perëndimore e drejtuar kundër të gjithë popujve të botës, përfshirë këtu vetë popullsinë e vendeve perëndimore. Bota ka hyrë në një periudhë transformimesh revolucionare.

Ne kemi një të ardhme tjetër, tonën. Shtypja e vlerave morale përvetëson karakteristikat e satanizmit. Rënia e hegjemonisë perëndimore është e pakthyeshme.

Perëndimi, mohon normat morale, fenë, familjen. Ne nuk duam vërtet që në Rusi të kemi “prindin numër një, dy, tre” në vend të “mamit dhe babit” dhe perversitete që çojnë në degradim dhe zhdukje u imponohen fëmijëve në shkolla, duke supozuar se ka disa gjini, përveç grave dhe burrave?

Për ne kjo është e papranueshme. Ata mohojnë vlerat e vullnetit të popullit, të familjes, të fesë, ndërsa shumë popuj refuzojnë një botë unipolare dhe luftojnë për sovranitetin e tyre.

Nëse e konsideroj Rusinë atdheun tim, do të thotë se e dua në rusisht, mendoj dhe mendoj, këndoj dhe flas në rusisht, se besoj në forcën shpirtërore të popullit rus, shpirti i tyre është imi, fati i tyre është fati im, vuajtja e tyre është dhimbja ime, lulëzimi i saj është gëzimi im…”

 

Stop Luftës dhe Po PAQES kudo në botë

 

Në rast të një agresioni serb ndaj trojeve dardane, shohim se Kosova e re s’ka ushtri dhe armatime, dhe se Kryeministri i Shqipërisë Edvin Rama nuk ka autoritet, forcë dhe moral të bëj mobilizimin e ushtrisë shqiptare, për të ndihmuar Kosovën, që për vete është në nivelin e vendeve të botës së tretë. Qeveria atje s’ka para për të paguar mësuesit.

Popullit të manipuluar naiv shqiptar nuk i thuhet e vërteta, se antarsimi i vendit në NATO, është bërë thjeshtë për të shtuar një karrige më shumë, në zyrat buroktratike të organizatës luftënxitëse globaliste, të drejtuar nga Deep State dhe Cabala.

Shqipëria, nuk është në gjendje financiare që të paguaj 2% të GDP, aq sa duhen për të paguar detyrimin si antar i NATO-s, ku kjo e fundit e mban atë si antarë thjeshtë sa për sy e faqe apo thjesht numër propagandistik, për të treguar se radhët e saj janë shtuar si kundërpeshë ndaj Federatës Ruse.

Qëllimi i drejtuesve kokëkrisur të NATO-s sot është vetëm hyrja në konflikt katastrofik pa krye me Rusinë, ç’ka do të bënte që të derdhej gjak ndërkombëtar (duke e klasifikuar atë më vonë mbas luftrave shkatërrimtare në të ardhmen) si autore e krimeve kundër njerëzimit.

Dialogu politik paqesor për NATO-n deri tani nuk ekziston, ç’ka mund të sjell pasoja katastrofike globale, tashmë te etiketuar si Made in NATO…

Rama dhe qeveria e tij brekgrisur sistematikisht gënjen hapur votuesit robotik trushpërlarë naiv, për të ashtëquajturin “modernizimin e ushtrisë shqiptare”, ashtu sikurse dikur Sadam Huseni, që gënjente publikisht për ekzistencën e “ushtrisë së tij të pamposhtur”, kur në fakt ushtarët e tij në luftë me SHBA-në, nuk kishin këpucë në këmbë dhe luftonin me sandale, çallma, fustane dhe kallashnikov rus…

Politika e jashtme e administratës së SHBA-së sot, nuk mund të hap fronte lufte dhe të bëj rolin e policit me të gjithë botën, sepse në botë nuk ka aleat si qen besnik, që të rrahin gjoksin: “futu ti në Luftë, se unë vi mbas teje…” …

Nëse fillon Lufta e Tretë Botërore, ajo do të zgjatë më pak se dy të parat, sepse nuk do të ketë përballë ushtri, por vetëm butona nga zyrat e kryetarëve të shtetëve, që posedojnë kodet e armëve shkatërruse në masë të popujve dhe vetës së tyre…

Dihet se “ushtria” e prapambetur dhe primitive e Ukrainës deshtoi 12 herë për të bërë mobilizimin e ushtrisë se saj të shkatërruar totalisht. Policia ushtarake po del çdo ditë në rrugë dhe shkon shtëpi më shtëpi, për të mbledhur të rinj dhe të reja, që të derdhin gjakun për një luftë pa motiv dhe të pakuptimtë, që e kanë humbur qysh në fillim.

Me qindra video qarkullojnë në rrjetet sociale dhe kanalin globalist YouTube, ku shihen kjartë policët ushtarakë ukrainas, që marrin me forcë të rinj, që nuk duan të shkojnë në frontin e luftës.

Makina e shfrenuar mediatike globaliste non stop 24/7 nuk tregon asnjëherë pamje rrenqethse të të rinjve, që mobilizohen me forcë, por vazhdon të bëj propagandë absurde se: “Ukraina po e fiton luftën me Rusinë”, duke mos dhënë asnjëherë pamje të sukseseve të “ushtrisë” së saj në frontin e luftës…

Eksodet bilblike të largimit të popullisisë dhe dezertimit të “ushtrisë” së forcë ukrainase nuk janë objekt i kameramaneve globalistë. Mbi 18 milion vetë janë larguar nga Ukraina, me nje popullsi 37 milion banorë. Sipas statistikave të mëdiave të pavarura, i bie që mbi 57% e popullsisë ukrainase është larguar nga lufta si refugjatë në shtetet kufitare për të mos mbetur viktima.

Shumë analistë nga fronti i luftës në Ukrainë dhe fatmirësisht edhe gjeneraë amerikanë në pension, në intervistat e tyre të shpeshta në kanalet televizive amerikane dhe rrjetet sociale të pa-censuruara, si: Newsmax, OAN, Trurth, Inforwars, Gettr, Fox News dhe rrjetet e reja sociale, po tregojnë hapur dhe pa dorashka lakuriqsinë e vertetë të Luftës në territorin e shkatërruar të Ukrainës nga vetë ukrainasit, të cilëve u kanë mbetur vetëm disa ditë të dorezohen, për të mos derdhur me gjak me pavetëdije.

E përbashkëta e deklarimeve të drejta të tyre është se: “Ne nuk kemi pse të dërgojmë më armatime, në një luftë absurde, që nuk është e jona (SHBA-së) dhe të vazhdohet turpërisht të derdhet gjak njerësish të pafajshëm për inate përsonale të politikanëve të papërgjegjshëm amerikanë, europiane, OKB-së etj.”

Tashmë të gjithë dijnë se kjo luftë bëhet për të mbuluar dhe zhdukur me djegie të dokumenteve sekrete të korrupsionit të familjes Biden dhe korrupsionit ndërkombëtar të zyrtarëve vendas të Ukrainës, sikurse edhe krizën e thellë politike ekonomike dhe financiare botërore.

Federata Ruse, Kina, India, Brazili dhe shumë shtete të tjera të Amerikës Latine dhe Afrikës, nuk duan të që futën në suazën e lojës së ndyrë të Bankës Botërore, që kërkon me çdo kusht të kontrolloj shtete dhe jetët e banorëve të tyre, sipas skenarit të Deep State, Cabala dhe globalistëve bilionerë, që në finale duan të bëjnë reduktimin e popullsisë së botës në planetin tonë, se gjoja populsia po rritet me shifra të frikshme astronomike dhe të mirat material dhe financiare po zvogëlohen gjithnjë e më shumë…

 

Pse lufta në Ukrainë dhe jo dikund tjetër?

 

 

Sipas Marrëveshjes së Parisit të vitit 1991, është rënë dakord, që NATO nuk do zgjerohet në kufi me ish Bashkimin Sovjetik, sepse rrezikon Sigurinë Kombëtare të saj, ashtu sikurse rrezikonte Sigurinë Kombëtare të SHBA-së armët me mbushje bërthamore, që Nikita Hrushovi dërgoi tek Gjiri i Derrave në Kubë në vitin 1962 dhe se Presidenti demokrat John F. Kennedy protestoi dhe më vonë bëri që ato armë brthamore të rikthen sërisht në shtetin sovjetik…

Kjo Marrëveshje është shkelur disa herë dhe e ashtëquajtura agjencia propagandistike Voice of America (VOA) në gjuhën shqipe, nuk informon asnjëherë saktë naivet shqiptarët se kush është fajtor në këtë luftë të pakuptimtë, mes dy popujve orthodox sllav në kufi, por vazhdon të bëj propagandë trushpërlarje të dëgjuesve dhe shikuesve nga vendlindja dhe Kosova.

Të propagandosh të zezën si të bardhë për 24/7, se Ukraina po e fiton luftën me Rusinë, është njësoj sikurse të thuash se Venezuela mund t’a fitoj një luftë të mundshme kundër SHBA-së. Stop Luftës dhe Po PAQES kudo në botë.

 

Nazisti Stepán Andríyovyč Bandera, ideolog i ultranacionalistëve ukrainas gjatë Luftës II Botërore dhe në vazhdim

 

Nga burimet e pasura historike ne disa gjuhë të huaja mesojmë, se banori jo ukrainas Stepán Andríyovyč Bandera, ishte drejtues i organizatave të ekstremit të djathtë të nacionalistëve të bardhë, ishte ideolog i ultranacionalistëve ukrainas, i njohur për përfshirjen e tij në aktivitetet terroriste.

Bandera, u vendos me familjen e tij në Gjermaninë Perëndimore, ku mbeti udhëheqës i Organizata e Nacionalistëve Ukrainas (OUN) dhe punoi me disa organizata anti-komuniste si Blloku Anti-Bolshevik i Kombeve si dhe me agjencitë britanike të inteligjencës.

Mbas 14 vjetësh të përfundimit të Luftës II Botërore, Bandera u vra në vitin 1959 nga agjentët e KGB-së në Mynih.

Më 22 janar 2010, Presidenti në largim i Ukrainës Viktor Jushçenko i dha Bandera titullin pas vdekjes Hero i Ukrainës. Parlamenti Evropian e dënoi çmimin, ashtu sikurse edhe Federata Ruse, politikanët dhe organizatat polake dhe hebreje.

Bandera, mbetet një figurë shumë e diskutueshme në Ukrainë, me disa ukrainas që e përshëndesin atë si një çlirimtar, që luftoi kundër shteteve sovjetike, polake dhe naziste, ndërsa përpiqej të krijonte një vend sllav të pavarur, ndërsa ukrainas të tjerë si dhe Polonia dhe Rusia e dënojnë atë si një fashist dhe një kriminel lufte, i cili, së bashku me ndjekësit e tij, ishte kryesisht përgjegjës për masakrat e civilëve polakë dhe pjesërisht për Holokaustin në Ukrainë.

Sipas Stephen Dorril, autor i “MI6: Inside the Covert World of Her Majesty’s Secret Intelligence Service”, OUN-B u riformua në 1946 nën sponsorizimin e MI6.

Organizata OUN-B, kishte marrë mbështetjeje nga MI6 që nga vitet 1930. Një fraksion i organizatës së Bandera, i lidhur me Mykola Lebed, u lidh më ngushtë me CIA-n.

 

Genocidi

 

Vlerësohet, se më shumë se 35,000 dhe deri në 60,000 polakë, kryesisht gra dhe fëmijë së bashku me burra të pa-armatosur, u vranë, gjatë fushatës së pranverës dhe verës së vitit 1943 në Volhynia, dhe deri në 100,000 në rajone të tjera, si Galicia Lindore etj. Bandera, ishte një anti-semit dhe bashkëpunëtor i nazistëve.

Dihet se nacionalizmi ukrainas, nuk e përfshiu historikisht anti-semitizmin, si një aspekt thelbësor të programit të tij dhe i pa rusët si dhe polakët si armikun kryesor me hebrenjtë, që luanin një rol dytësor.

Megjithatë, nacionalizmi ukrainas nuk ishte i imunizuar ndaj ndikimit të klimës anti-semitike në Evropën Lindore dhe Qendrore, që tashmë ishte bërë shumë e racizuar në fund të shekullit XIX (në të vërtetë Bandera dhe pasuesit e tij, ngjashëm me nazistët, mbrojtën mbarështimin selektiv për të krijuar një racë të pastër ukrainase) dhe kishte zhvilluar një diskurs të përpunuar anti-hebre.

Armiqësia ndaj qeverisë qendrore sovjetike dhe pakicës hebreje, u theksua në Konferencën e OUN-B në Krakóë në maj të vitit 1941, në të cilën udhëheqja e fraksionit OUN të Bandera miratoi programin “Lufta dhe veprimi i OUN gjatë luftës”, i cili përshkruante planet, për aktivitetet në fillimin e pushtimit nazist të Bashkimit Sovjetik dhe territoreve perëndimore të SSR-së së Ukrainës.

Hebrenjtë duhet të izolohen, të largohen nga postet qeveritare për të parandaluar sabotazhin… Ata që konsiderohen të nevojshëm mund të punojnë vetëm nën mbikëqyrje të rreptë dhe largohen nga pozicionet e tyre për sjelljen më të vogël të keqe…

Asimilimi hebre nuk është i mundur. Më vonë në qershor, Yaroslav Stetsko i dërgoi Bandera-s një raport në të cilin ai tha: “Ne, po krijojmë një milici, që do të ndihmojë në largimin e hebrenjve dhe mbrojtjen e popullsisë.” viti bëri thirrje për “shkatërrimin e Moskës”, polakëve, hungarezëve dhe hebrenjve.

Në vitet 1941–1942, ndërsa Bandera po bashkëpunonte me gjermanët, anëtarët e OUN morën pjesë në aksione anti-hebreje. Policia gjermane në vitin 1941 raportoi se ndjekësit fanatikë të Bandera, të organizuar në grupe të vogla ishin “jashtëzakonisht active”, kundër hebrenjve dhe komunistëve.

Por nga ana e tjetër, disa hebrenj morën pjesë në lëvizjen e fshehtë të Banderas, duke përfshirë një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, Richard Yary, i cili ishte gjithashtu i martuar me një grua hebreje.

Një tjetër anëtar i shquar hebre i UPA ishte Leyba-Itzik “Valeriy” Dombrovsky. (Ndërsa dy Karaite nga Galicia, Anna-Amelia Leonowicz (1925-1949) dhe nëna e saj, Helena (Ruhama) Leonoëicz (1890-1967), raportohet se janë bërë anëtarë të OUN, rrëfimet gojore sugjerojnë se të dyja gratë nuk bashkëpunonin vullnetin e lirë, por pas kërcënimeve nga nacionalistët.

 

Vdekja dhe varri i Stepán Bandera në Mynih

 

Më 15 tetor 1959, Bandera u rrëzua jashtë Kreittmayrstrasse 7 në Mynih dhe vdiq menjëherë pas kësaj. Një ekzaminim mjekësor vërtetoi se shkaku i vdekjes së tij ishte helmi nga gazi cianid.

Më 20 tetor 1959, Bandera u varros në varrezat Ëaldfriedhof në Mynih. Më 17 gusht 2014, njerëz të panjohur rrëzuan kryqin mbi varrin e tij.

Dy vjet pas vdekjes së tij, më 17 nëntor 1961, organet gjyqësore gjermane njoftuan se vrasësi i Bandera kishte qenë një dezertor i KGB-së i quajtur Bohdan Stashynsky, i cili vepronte me urdhër të kreut të KGB-së Sovjetike Alexander Shelepin dhe kryeministrit sovjetik Nikita Hrushov.

Pas një hetimi të hollësishëm kundër Stashynsky, u zhvillua një gjyq nga 8 deri më 15 tetor 1962. Stashynsky u dënua dhe më 19 tetor u dënua me tetë vjet burg.

Vëllezërit e Stepán Banderas, ishin Oleksandr dhe Vasyl Bandera, ku i pari ishte me doktoraturë në Ekonominë Politike nga Universiteti i Romës dhe ky i fundit i diplomuar në Filozofi, Universiteti i Lviv, u arrestuan nga gjermanët dhe u internuan në Aushvic, ku dyshohet se u vranë nga të burgosurit polakë në 1942.

Babai i tij Andriy Bandera u arrestua nga sovjetikët në fund të majit 1941, për strehimin e një anëtari të OUN dhe u transferua në Kiev. Më 8 korrik u dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 10 korrik 1941.

Motrat e tij Oksana dhe Marta-Maria u arrestuan nga NKVD në vitin 1941 dhe u dërguan në një GULAG në Siberi. Të dy u liruan në vitin 1960 pa të drejtën e kthimit në Ukrainë.

Marta Maria vdiq në Siberi në 1982, dhe Oksana u kthye në Ukrainë në 1989, ku vdiq në vitin 2004. Një motër tjetër, Volodymyra, u dënua me një dënim në kampet sovjetike të punës nga viti 1946 deri në vitin 1956. Ajo u kthye në Ukrainë në 1956.

 

Trashëgimia dhe përjeitmi i emrit Stepán Bandera në Ukrahinë

 

Për nder të tij vazhdimisht në Ukrahinë janë emetuar pulla postare, ndërtuar monumente, lapidare, statuja dhe me qindra qendra kanë emrin e tij. Kështu Pullë postare ukrainase, që nderon dhe përkujton 100-vjetorin e lindjes së Bandera.

 

Rigjallërimi i nacionalistëve ukrainas dhe marshimi i tyre në Kiev, më 1 janar 2015

 

Në një intervistë me gazetën ruse Komsomolskaya Pravda në vitin 2005, ish-shefi i KGB-së, Vladimir Kryuchkov, pohoi se “vrasja e Stepán Bandera ishte një nga rastet e fundit, kur KGB-ja asgjësonte njerëz të padëshiruar me anë të dhunës”.

Në fund të vitit 2006, administrata e qytetit të Lviv njoftoi transferimin e ardhshëm të varreve të Stepán Bandera, Andriy Melnyk, Yevhen Konovalets dhe liderëve të tjerë kryesorë të OUN/UPA, në një zonë të re të Varrezave Lychakiv, kushtuar posaçërisht viktimave të represioneve të shtetasit ukrainas.

Në tetor 2007, qyteti i Lviv ngriti një statujë kushtuar Bandera-s. Shfaqja e statujës ka shkaktuar një debat të gjerë rreth rolit të Stepán Bandera dhe UPA në historinë e Ukrainës.

Dy statujat e ngritura më parë u hodhën në erë nga autorë të panjohur; rryma ruhet nga një detashment i milicisë 24/7. Më 18 tetor 2007, Këshilli i Qytetit të Lviv miratoi një resolute, që përcakton çmimin e Stepán Bandera.

Më 1 janar të vitit 2009, në 100-vjetorin e lindjes së tij, u festua në disa qendra ukrainase dhe një pullë postare me portretin e tij u lëshua në të njëjtën ditë.

Më 1 janar 2014, ditëlindja e 105-të e Bandera u festua nga një procesion me pishtarë prej 15,000 njerëzish në qendër të Kievit dhe mijëra të tjerë u mblodhën pranë statujës së tij në Lviv. Marshimi u mbështet nga Partia e Ekstremit të djathtë Svoboda dhe disa anëtarë të Batkivshchyna të Qendrës së Sjathtë.

 

Qëndrimet në Ukrainë ndaj Bandera-s

 

Tifozët e futbollit të Lviv, në një lojë kundër Donetsk, u shpalos një potret i madh i tij me fjalët: “Bandera – heroi ynë“. Bandera, vazhdon të jetë një figurë përçarëse në Ukrainë. Megjithëse Bandera, nderohet në pjesë të caktuara të Ukrainës Perëndimore dhe 33% e banorëve të Lvivit e konsiderojnë veten si ndjekës të Bandera-s.

Një sondazh kombëtar i kryer në Ukrainë në vitin 2009, pyeti për qëndrimet, sipas rajoneve ndaj fraksionit të Bandera-s në OUN. Ai dha rezultatet e mëposhtme:

Në Galicia (provincat e Lviv, Ternopil dhe Ivano-Frankivsk) 37% kishin një mendim “shumë pozitiv” për Bandera, 26% një opinion “kryesisht pozitiv”, 20% ishin “neutralë”, 5% “kryesisht negative”, 6% “shumë negative” dhe 6% “të pasigurt”.

Në Volhynia, 5% kishin një opinion shumë pozitiv, 20% një opinion kryesisht pozitiv, 57% ishin neutral, 7% ishin kryesisht negativ, 5% shumë negativ dhe 6% ishin të pasigurt.

Në Transcarpathia 4% e të anketuarve kishin një opinion shumë pozitiv, 32% një opinion kryesisht pozitiv, 50% ishin neutralë, asnjë nuk kishte një opinion kryesisht negativ, 7% kishte një opinion shumë negativ dhe 7% ishin të pasigurt.

Në të kundërt, në Ukrainën Qendrore (që përfshin kryeqytetin Kiev, si dhe provincat Zhytomyr, Cherkasy, Chernihiv, Poltava, Sumy, Vinnytsia dhe Kirovohrad) qëndrimet ndaj fraksionit të Bandera të OUN ishin 3% shumë pozitive, 10% kryesisht pozitive, 24% neutrale, 17% kryesisht negative, 21% shumë negative dhe 25% të pasigurt.

Në Ukrainën Lindore (provincat Donetsk, Luhansk, Kharkiv, Dnipropetrovsk dhe Zaporizhzhia) 1% secila kishin qëndrime shumë pozitive ose kryesisht pozitive ndaj OUN-it të Bandera, 19% ishin neutrale, 13% kryesisht negative, 26% shumë negative dhe 20% të pasigurt.

Në Jug të Ukrainës (rajonet Odessa, Mykolaiv dhe Kherson plus Krime) 1% secila ishin shumë ose kryesisht pozitive, 13% ishin neutrale, 31% kryesisht negative, 48% shumë negative dhe 25% ishin të pasigurt.

Në Ukrainë në tërësi, 6% e ukrainasve kishin një opinion shumë pozitiv, 8% një opinion kryesisht pozitiv, 23% ishin neutralë, 15% kishin një opinion kryesisht negativ, 30% kishin një opinion shumë negativ dhe 18% ishin të pasigurt.

Një sondazh i kryer në fillim të majit 2021 nga Fondacioni i Iniciativave Demokratike së bashku me shërbimin sociologjik të Qendrës Razumkov, tregoi se 32% e qytetarëve e konsiderojnë aktivitetin e Stepán Bandera si një figurë historike si pozitive për Ukrainën, pasi shumë e konsiderojnë aktivitetin e tij negativ; 21% e tjerë i konsiderojnë aktivitetet e Bandera-s sa pozitive aq edhe negative.

Sipas sondazhit, një qëndrim pozitiv mbizotëron në rajonin perëndimor të Ukrainës (70%); në rajonin qendror të shtetit, 27% e të anketuarve e konsiderojnë aktivitetin e tij pozitiv, 27% e konsiderojnë aktivitetin e tij negativ dhe 27% e konsiderojnë aktivitetin e tij si pozitiv ashtu edhe negativ; qëndrimi negativ mbizotëron në rajonet jugore dhe lindore të Ukrainës (54 % dhe 48% e të anketuarve e konsiderojnë aktivitetin e tij negativ për Ukrainën, respektivisht).

Përkujtimore

Ka muzeume Stepán Bandera në Dubliany, Volia-Zaderevatska, Staryi Uhryniv dhe Yahilnytsia. Ekziston një Muzeu i Luftës Çlirimtare të Stepán Bandera në Londër, pjesë e Arkivit OUN, dhe Muzeu Familjar i Banderas (Музей родини Бандерів) në Stryi.

Ka edhe rrugë Stepán Bandera në Lviv (ish rruga Mury), Lutsk (ish rruga Suvorovska), Rivne (ish rruga Moskovska), Kolomyia, Ivano-Frankivsk, Chervonohrad (ish rruga Nad Buhom), Berezhany (ish rruga Cherniakhovskoho), Drohobych (ish rruga Sliusarska), Stryi, Kalush, Kovel, Volodymyr-Volynskyi, Horodenka, Dubrovytsia, Kolomyia, Dolyna, Iziaslav, Skole, Shepetivka, Brovary dhe Boryspil, dhe një perspektivë Stepán Bandera në Ternopil (pjesë e Perspektiva e Leninit).

Më 16 janar 2017, Instituti Ukrainas i Kujtesës Kombëtare deklaroi se nga 51,493 rrugët, sheshet dhe “objektet e tjera” që ishin riemërtuar (që nga viti 2015) për shkak të dekomunizimit, 34 rrugë u emëruan me emrin Stepán Bandera.

Për shkak të “shoqërimit me regjimin totalitar komunist”, Këshilli i Qytetit të Kievit më 7 korrik 2016 votoi 87 me 10 pro në favor të mbështetjes për riemërtimin e Avenue Moska në Stepán Bandera Avenue.

Monumenti i Stepán Bandera në Ternopil

Monumentet kushtuar Stepán Bandera janë ndërtuar në një numër qytetesh të Ukrainës perëndimore, duke përfshirë një statujë në Lviv, si dhe Staryi Uhryniv, Kolomyia, Drohobych, Zalishchyky, Mykytyntsi, Uzyn, Buchach, Hrabivka, Horodenka, Staryi Sambir, Ternopil, Ivano-Frankivsk, Strusiv, Truskavets, Horishniy, Velykosilky, Sambir, Velyki Mosty, Turka, Zdolbuniv, Chortkiv, Sniatyn, dhe në qytete dhe fshatra të tillë si Berezhany, Boryslav, Chervonohrad, Dubliany, Kamianka-Buzka, Kremenets, Mostyska, Pidvolochysk, Seredniy Bereziv, Terebovlia, Verbiv dhe Volia-Zaderevatska.

Në 2010 dhe 2011, Bandera u emërua qytetar nderi i një numri qytetesh perëndimore të Ukrainës, duke përfshirë Khust, Nadvirna, Ternopil, Ivano-Frankivsk, Lviv, Kolomyia, Dolyna, Varash, Lutsk, Chervonohrad, Terebovlia, Truskavets, Radekhiv, ​​Sokal, Stebnyk, Zhovkva, Skole, Berezhany, Sambir, Boryslav, Brody, Stryi, dhe Morshyn.

Në fund të vitit 2018, Këshilli i Rajonit të Lvivit vendosi të shpallë vitin 2019 si viti i Stepán Bandera, duke shkaktuar protesta nga Izraeli.

Dy filma artistikë janë bërë për Banderën, ndër ta janë “Vrasja e tetorit në Mynih” (1995) dhe “The Undefeated” (2000), të dy me regji të Oles Yanchuk, së bashku me një numër filmash dokumentarë.

Në vitin 2021, Instituti Ukrainas i Kujtesës Kombëtare nën autoritetin e Ministrisë së Kulturës së Ukrainës, përfshiu Bandera, midis figurave të tjera nacionaliste ukrainase, në Nekropolin Virtual, një projekt që synonte të përkujtonte figura historike të rëndësishme për Ukrainën.

Stevedore drivers work through the night to load a Ukraine-bound convoy of Bradley Fighting Vehicles load onto the carrier ARC Integrity at the Transportation Core Dock in North Charleston, South Carolina, U.S. January 25, 2023. More than 60 Bradleys were shipped by U.S. Transportation Command as part of the U.S. military aid package to Ukraine. U.S. Transportation Command/Oz Suguitan/Handout via REUTERS THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY.
A Ukraine-bound Bradley Fighting Vehicle proceeeds to load onto the carrier ARC Integrity at the Transportation Core Dock in North Charleston, South Carolina, U.S. January 25, 2023. More than 60 Bradleys were shipped by U.S. Transportation Command as part of the U.S. military aid package to Ukraine. U.S. Transportation Command/Oz Suguitan/Handout via REUTERS THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY.
A convoy of Ukraine-bound Bradley Fighting Vehicles load onto the carrier ARC Integrity at the Transportation Core Dock in North Charleston, South Carolina, U.S. January 25, 2023. More than 60 Bradleys were shipped by U.S. Transportation Command as part of the U.S. military aid package to Ukraine. U.S. Transportation Command/Oz Suguitan/Handout via REUTERS THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY.